LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Çfarë tha Trumpi për financimin e NATO-s dhe çfarë është neni 5?

Në nenin e 5 të traktatit të themelimit të saj është i mishëruar parimi i mbrojtjes së përbashkët – ideja se një sulm ndaj një anëtari cilësohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve.

13 Shkurt 2024, 07:34 Nga N.F
Analiza e REL: Çfarë tha Trumpi për financimin e NATO-s dhe
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e nxiti një stuhi kritikash nga Shtëpia e Bardhë dhe nga zyrtarët e lartë perëndimorë kur tha se ai nuk do t’i mbronte aleatët e NATO-s, të cilët dështojnë të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen dhe se do ta nxiste Rusinë t’i sulmojë ata.

Më poshtë mund t’i lexoni përgjigjet e disa prej pyetjeve kyçe rreth NATO-s, fjalëve të Trumpit – i cili po garon për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë në nëntor dhe po prin ndaj presidentit Joe Biden në disa sondazhe – dhe ndërlikimet e tyre.

E themeluar më 1949 për ta kundërshtuar Bashkimin Sovjetik kur po rriteshin tensionet në Luftën e Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) është aleancë politike dhe ushtarake e vendeve nga Amerika Veriore dhe nga Evropa.

Në nenin e 5 të traktatit të themelimit të saj është i mishëruar parimi i mbrojtjes së përbashkët – ideja se një sulm ndaj një anëtari cilësohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve. NATO-ja i merr vendimet me bashkëpajtim, por fuqia politike dhe ushtarake e SHBA-së nënkupton se ajo është vendi dukshëm më i fuqishëm në këtë aleancë, ndërsa arsenali i saj bërthamor shihet si garantues përfundimtar i sigurisë.

NATO-ja i ka 31 anëtarë tani për tani – shumica e të cilëve janë vende evropiane, plus Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Anëtarja më e re është Finlanda, e cila iu bashkua asaj në prill të vitit të kaluar si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 2022.

Suedia ka bërë kërkesë për t’iu bashkuar aleancës bashkë me Finlandën, por është duke e pritur Hungarinë ta ratifikojë kërkesën e saj si hapi i fundit i madh para se të bëhet anëtare. Gjatë Luftës së Ftohtë, përqendrimi kryesor i NATO-s ishte ta mbronte Evropën Perëndimore nga Bashkimi Sovjetik. Pas rënies së Murit të Berlinit më 1989, NATO-ja u zgjerua për t’i pranuar vendet e ish-bllokut komunist nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Anëtarët e NATO-s shtrihen nga vende të mëdha si, Britani e Madhe, Franca, Gjermania dhe Turqia, deri te vendet e vogla si, Islanda dhe Mali i Zi. Si president amerikan nga viti 2017 deri më 2021, Trumpi shpesh i kritikonte NATO-n dhe anëtarët e saj si, Gjermaninë, duke i akuzuar se nuk po paguanin mjaftueshëm për mbrojtjen e vet dhe se po mbështeteshin në Uashingtonin për t’i mbrojtur.

Ai e vuri në dyshim haptazi parimin e mbrojtjes së përbashkët. Edhe administratat e tjera amerikane i kanë akuzuar evropianët për shpenzime të pamjaftueshme në mbrojtje, por me ton më të butë. Kritikat e Trumpit arritën në një shkallë tjetër gjatë një fushate zgjedhore të shtunën në Karolinën e Jugut, kur ai kujtoi, siç tha, një bisedë me “një president të një vendi të madh”.

“Epo, zotëri, nëse ne nuk paguajmë dhe na sulmon Rusia – a do të na mbroni ju?”, Trumpi e citoi liderin anonim të ketë thënë.

“Unë i thashë: ‘Ju nuk keni paguar? Ju jeni fajtor?’ Ndërsa, ai më tha: ‘Po, të themi se ndodhi ajo.’ Jo, unë nuk do t’ju mbroja juve. Në fakt, unë do t’i nxisja ata [Rusinë] të bëjnë çfarë dreqin duan. Ju duhet të paguani”, tha Trump.

Trumpi shpesh i ka akuzuar anëtarët e NATO-s se nuk i paguajnë borxhet e tyre, duke krijuar një përshtypje se aleanca ushtarake është sikur një klub me anëtarësim me pagesë. Por, NATO-ja vepron ndryshe. Ajo ka fonde të përbashkëta, në të cilat japin kontribut të gjithë anëtarët. Por, shumica dërrmuese e fuqisë së saj vjen nga shpenzimet e brendshme të vendeve anëtare për mbrojtjen - për t’i mirëmbajtur forcat dhe për të blerë armët të cilat mund të përdoren nga NATO-ja.

Megjithatë, anëtarët e NATO-s janë zotuar se do t’i shpenzojnë së paku 2 për qind nga bruto produkti i tyre i brendshëm (GDP) çdo vit për mbrojtjen – dhe shumica e tyre nuk e arritën këtë synim vitin e kaluar. Sipas vlerësimeve të NATO-s nga korriku i vitit të kaluar, 11 vende anëtare pritej ta arrinin synimin e 2 përqindëshit më 2023. Ato ishin: Polonia, Shtetet e Bashkuara, Greqia, Estonia, Lituania, Finlanda, Rumania, Hungaria, Letonia, Britani e Madhe dhe Sllovakia.

Gjermania, e cila ka ndër ekonomitë më të mira në Evropë, shpenzoi rreth 1.75 për qind të GDP-së për mbrojtjen. Por, zyrtarët gjermanë kanë thënë se presin se do ta arrijnë cakun prej 2 për qind këtë vit, kryesisht falë një fondi të veçantë prej 1 miliard eurove të themeluar si përgjigje ndaj luftës ruse në Ukrainë.

Vendet që shpenzuan më së paku nga GDP-ja e brendshme ishin: Spanja, Belgjika dhe Luksemburgu, sipas të dhënave të NATO-s. Në nenin 5 të traktatit të themelimit, anëtarët e NATO-s deklarojnë se një sulm i armatosur kundër njërit apo më shumë prej tyre në Evropë apo në Amerikën Veriore “do të cilësohet sulm kundër të gjithëve”.

Ata u pajtuan se do t’i ndihmonin “palën apo palët e sulmuara duke ndërmarrë menjëherë, veçmas apo së bashku me palët e tjera, veprime të tilla siç e shohin të nevojshme, përfshirë përdorimin e forcave të armatosura”. Megjithatë, neni 5 nuk e përmend ndonjë përkushtim për përgjigje automatike ushtarake për ta ndihmuar një aleat që është duke u sulmuar. Kjo nënkupton se fuqia e nenit 5 varet nga deklaratat e qarta nga liderët politikë se ai do të mbështet nga veprimi.

Kjo është ndër arsyet pse deklaratat e Trumpit shkaktuan stuhi të tillë, posaçërisht pasi ai i bëri ato në një kohë kur në NATO janë të alarmuar nga qëllimet e Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës nga ajo. Duke lënë të kuptohet se ai nuk do të ndërmerrte veprime ushtarake për ta mbrojtur një aleat, Trumpi i minoi supozimet të cilat i japin pushtet nenit 5.

“Çfarëdo sugjerimi se aleatët nuk do ta mbrojnë njëri-tjetrin e minon tërë sigurinë tonë, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara, si dhe i vë në rrezik të shtuar ushtarët amerikanë dhe evropianë”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më 11 shkurt.

Marrë nga REL

donal trump shba nato

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj