LIVE UPDATES
Bota

Çfarë tregojnë imazhet mahnitëse të teleskopit hapësinor James Webb

Ato janë, deri më sot, imazhet më të gjalla dhe më të qarta të universit. Webb përdor teknologjinë infra të kuqe për të shtuar ngjyrat duke përdorur filtra për të krijuar imazhe verbuese që sytë tanë të zhveshur nuk mund t'i shohin.

16 Korrik 2022, 22:05 Nga I.A
Çfarë tregojnë imazhet mahnitëse të teleskopit
pamjet

SHBA- Partneriteti ndërkombëtar që qëndron pas teleskopit hapësinor James Webb po shijon triumfin pas një jave publikimi të imazheve mahnitëse të universit tonë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, na sjell më shumë hollësi. Kjo javë filloi me imazhe mahnitëse nga teleskopi hapësinor James Webb. Ato janë, deri më sot, imazhet më të gjalla dhe më të qarta të universit. Webb përdor teknologjinë infra të kuqe për të shtuar ngjyrat duke përdorur filtra për të krijuar imazhe verbuese që sytë tanë të zhveshur nuk mund t'i shohin. Atë që paraardhësit të tij, teleskopit Hubble, iu deshën dy ditë për të kapur për çdo ngjyrë, teleskopi Webb mund ta bëjë në dy orë.

“Ne pamë më thellë se sa ka shkuar Hubble gjatë gjithë jetës së tij në këtë lloj projekti. Ne po afrohemi gjithnjë e më shumë për të parë gjërat e para që u formuan pas Big Bengut. Tani, pas disa muajsh, ne do të shkojmë 10 herë më thellë, dhe më pas mund të afrohemi edhe më shumë, kështu që kemi gjëra të tjera në të ardhmen”, thotë Marcia Rieke, me teleskopin Webb.

Webb u nis nga Amerika e Jugut ditën e Krishtlindjes, 2021. Ai dërgoi imazhe provë gjatë rrugës për në destinacionin e tij përfundimtar në hapësirë, por asgjë në krahasim me atë që pamë këtë javë.

“I gjithë ky imazh është vetëm fillimi. Pra, ajo që ne po shikojmë është një pjesë e vogël, fare e vogël e qiellit. Në atë copëz të vogël në atë imazh ka mijëra galaktika dhe secila prej tyre është strehë e dhjetëra apo edhe qindra miliarda yjeve”, thotë Ray Jayawardhana, profesor astronomie në Universitetin “Cornell”. Dhe pastaj ishte ky imazh i hapësirës Carina Nebula.

“Jeni duke parë një rajon ku janë formuar disa yje të rinj, dhe në pjesën e sipërme të imazhit që duket si qielli blu, ka disa yje shumë të nxehtë, drita e të cilëve hyn në re, në pjesën portokalli më poshtë... Webb është kaq i aftë për të zbuluar galaktika të largëta, saqë duket sikur ato hyjnë në çdo foto që bën Webb-i”.

Teleskopi Webb gjithashtu kapi këtë spektër të një planeti jashtë sistemit tonë diellor dhe zbuloi praninë e ujit, pavarësisht se planeti ishte shumë i nxehtë për të mbështetur jetën njerëzore. Zbulimi dhe ajo që pritet përpara po mahnisin edhe vetë ekspertët që punojnë në Webb.

“Ja ku jemi në këtë botë të vogël shkëmbore që rrotullohet rreth një ylli të mesëm në periferi të një galaktike, dhe kemi nisur një teleskop – një observator – që është në gjendje të shikojë aq larg në univers dhe kaq larg në kohë duke na njohur me disa nga galaktikat më të reja në ekzistencë. Pra, me të vërtetë, është një ndjenjë përulëse, por edhe vërtet mjaft emocionuese dhe na bën krenarë që jemi në gjendje të bashkohemi – dhjetëra mijëra njerëz kanë punuar për dekada për të arritur në këtë pikë – dhe mund të them se ia ka vlejtur pritja”, thotë Ray Jayawardhana.

Ekspertët që intervistuam japin një parashikim të përbashkët: sapo kemi gërvishtur sipërfaqen e asaj që Webb-i mund të na mësojë për universin tonë dhe historinë tonë me shumë më tepër fakte që do të vijnë më pas.

Marrë nga VOA

james webb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj