LIVE UPDATES
Bota

Fati i projektligji për ‘TikTok-un’ i pasigurt në senatin amerikan

Presidenti Joe Biden ka thënë se do ta nënshkruajë projektligjin e Dhomës së Përfaqësuesve, i cili kaloi me shumicë dërrmuese 362-65 këtë muaj.

25 Mars 2024, 19:53 Nga S.N
Fati i projektligji për ‘TikTok-un’ i pasigurt në senatin
Foto Ilustrim

SHBA- Zërat e djemve të rinj, në mesazhet e lëna për senatorin e Karolinës së Veriut Thom Tillis, janë gazmorë, por mesazhi i tyre është ogurzi.

“Dëgjo, nëse e ndalon ‘TikTokun’, unë do të gjej dhe do të të qëlloj”, thotë një prej tyre, ndërsa në sfond dpgjohen të qeshura dhe zërta të tjerë që thonu “Do të të qëlloj, do të të gjej ku je dhe do të të bëj copa-copa.”

Zyra e Senatorit thotë se ka marrë rreth 1000 telefonata në lidhje me platformën e rrjeteve sociale ‘TikTok’, që kur Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projekt-ligjin në mars për të ndaluar aplikacionin popullor nëse pronari i tij me bazë në Kinë nuk shet aksionet e tij në ShBA. ‘TikTok-u’ u ka kërkuar përdoruesve të tij, shumë prej të cilëve të rinj, të telefonojnë përfaqësuesit e tyre për të kundërshtuar miratimin e projektligjit. “Qeveria do të ndalojë platformën që ju dhe miliona amerikanë të tjerë e doni”, thoshte një mesazh nga kompania që shfaqet kur përdoruesit hapën aplikacionin.

Senatori Tillis, i cili mbështet projektligjin e Dhomës së Përfaqësuesve, i raportoi mesazhet në polici. “Ajo që urrej në lidhje me këtë është se kjo tregon ndikimin e madh që platformat e mediave sociale kanë tek të rinjtë”, tha ai në një intervistë. Fushata e gjerë e lobimit të ‘TikTokut’ është përpjekja e fundit e industrisë së teknologjisë për të shmangur çdo ligj të ri dhe është një luftë që industria zakonisht e fiton.

“Është pothuajse e turpshme” thotë Kryetari i Komitetit të Inteligjencës të Senatit, demokrati nga Virxhinia Mark Warner, ish dfrejtor ekzekutiv nga sektori i teknologjisë, i cili gjithashtu po mbështet projektligjin për ‘TikTok-un’ dhe është përpjekur prej kohësh të nxisë kolegët e tij të marrin masa rregulluese ndaj këtij sektori.

Presidenti Joe Biden ka thënë se do ta nënshkruajë projektligjin e Dhomës së Përfaqësuesve, i cili kaloi me shumicë dërrmuese 362-65 këtë muaj.

Por projektligji tani është duke u përballur me pengesa në Senat, ku ka pak dakortësi për mënyrën më të mirë për t’u siguruar që Kina të mos ketë qasje në të dhënat private të 170 milionë përdorues amerikanë të aplikacionit ose të ndikojë te ata nëpërmjet algoritmeve të saj.

Disa ligjvënës janë të shqetësuar se bllokimi i ‘TikTok-ut’ mund të zemërojë miliona të rinj që përdorin aplikacionin, grup votuesish ky që vlerësohet si vendimtar në zgjedhjet e nëntorit. Por zoti Warner thotë se “debati është zhvendosur” nga diskutimi për një ndalim të plotë një vit më parë, tek projekt-ligji i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili nuk do të bënte ndalim të plotë të ‘TikTok-ut’, por do të detyronte atë, që është tërësisht në pronësi të firmës kineze të teknologjisë “ByteDance Ltd.”, të shesë aksionet e saj në Amerikë që aplikacioni të vazhdojë të funksionojë.

Nënpresidentja Kamala Harris, në një intervistë televizive që u transmetua të dielën, pranoi se aplikacioni gëzon popullaritet dhe se ai është kthyer në një burim të ardhurash për shumë njerëz. Ajo tha se administrata nuk ka ndërmend të ndalojë ‘TikTok-un’, por përkundrazi të merret me pronësinë e tij. “Ne e kuptojmë qëllimin dhe dobinë e tij dhe kënaqësinë që u jep shumë njerëzve”, tha zonja Harris për programin “This Week” të televizionit amerikan ABC.

Republikanët janë të ndarë. Ndërsa shumica e tyre mbështesin legjislacionin për ‘TikTok-un’, të tjerët janë të shqetësuar nga masat e tepërta kufizuese dhe nga fakti që qeveria ka vënë në shënjestër një firmë.

Me shpresën për të bindur kolegët e tyre për të mbështetur projektligjin, senatori demokrat Richard Blumenthal dhe Senatorja republikane Marsha Blackburn u kanë bërë thirrje agjencive të inteligjencës që të deklasifikojnë informacionin në lidhje me pronësinë e ‘TikTok-ut’ nga Kina.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që populli amerikan, veçanërisht përdoruesit e ‘TikTok-ut’, të kuptojnë çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare”, thanë senatorët në një deklaratë të përbashkët.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer ka thënë shumë pak për projektligjin e‘TikTok-un. “Senati do ta shqyrtojë legjislacionin kur ai të dalë nga Dhoma e Përfaqësuesve”, ishte gjithçka që ai tha pasi Dhoma e miratoi projektligjin.

Senatori i Dakotës së Jugut, republikani Mike Rounds që ka punuar me demokratin Schumer në përpjekjen për rregullimin me ligj të inteligjencës artificiale, thotë se Senati mund të miratojë një projekt-ligj për ‘TikTok-un’, edhe nëse bëhet fjalë për një version tjetër. Ai thotë se të dhënat e klasifikuara “bindën shumicën dërrmuese të ligjvënësve” se ata duhet të marrin masa për mbledhjen e të dhënave nga aplikacioni dhe aftësinë e ‘TikTok-ut’ për të përhapur dezinformata te përdoruesit.

Marrë nga VOA

tiktok shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj