LIVE UPDATES
Bota

Fermerët në Greqi përshkallëzojnë protestat, çfarë përfshijnë kërkesat e tyre

Ata thanë se do të bllokojnë rrugët kombëtare, do të bëjnë aksione në qytete të mëdha dhe do të zbresin me demonstrata në Athinë.

6 Shkurt 2024, 17:30 Nga S.N
Fermerët në Greqi përshkallëzojnë protestat,
Pamje nga protesta

GREQI- Fermerët grekë pas protestave dhe mbledhjes në një takim në Nikea të Larisës, vendosën që të përshallëzojnë protestat e tyre dhe i kanë kërkuar kryeministrit grek një takim. Fermerët e Greqisë nuk janë të kënaqur me deklaratat e Qeverisë Mitsotakis për sa i përket çështjeve që prek drejtpërdrejt ata.

Në takimin e tyre në Nikea të Larisës ata paralajmëruan hapat e tyrë të ardhshme. Ata thanë se do të bllokojnë rrugët kombëtare, do të bëjnë aksione në qytete të mëdha dhe do të zbresin me demonstrata në Athinë. Femerët kanë menduar gjithashtu të bllokojnë edhe doganat.

Ministri i Ekonomisë në Greqi tha se qeveria është e gatshme të diskutojë, por burimet qeveritare bëjnë të qartë ata janë të hapur për diskutim por jo nën kërcënimin e mbylljes së rrugëve. Ndërsa fermerët janë të vendosur të vazhdojnë mobilizimin e tyre. Kërkesat kryesore të fermerëve përfshijnë subvencionet, uljen e TVSH-së për vajin bujqësor, uljen e çmimit të energjisë elektrike, ndryshimin e PBB-së, të negociohet politika agrare etj.

Mesditën e sotme fermerët kanë filluar bllokadat në Nikea të Larisës, ata mbërritën në këmbë në vendin e protestës ku ishin rreshtuar edhe forcat policore. Ndërsa pritet që javën e ardhshme ata të bëjën një miting me traktorë në Athinë.

greqi fermeret


Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!