LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësit republikanë, mosmarrëveshje rreth legjislacionit për sigurinë

Për herë të parë pas më shumë se një dekade, ligjvënësit amerikanë do të votojnë gjatë kësaj jave në Kapitol mbi një projekt-ligj për çështjet e emigracionit.

6 Shkurt 2024, 16:42 Nga r.ll
Ligjvënësit republikanë, mosmarrëveshje rreth legjislacionit
kongresi amerikan

SHBA- Pas muajsh negociata, senatorët amerikanë do të votojnë këtë javë për një marrëveshje ndërpartiake rreth sigurisë kufitare dhe ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kongres, Katherine Gypson, edhe nëse ky projekt-ligj miratohet nga Senati amerikan, ku ligjvënësit demokratë kanë shumicën, ai ka pak gjasa të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve të dominuar nga republikanët.

Për herë të parë pas më shumë se një dekade, ligjvënësit amerikanë do të votojnë gjatë kësaj jave në Kapitol mbi një projekt-ligj për çështjet e emigracionit. Për të siguruar përkrahjen republikane për ndihmën për Ukrainën, senatorët amerikanë kanë negociuar ndryshime në sistemin amerikan për azil dhe të politikave për çështjen e sigurisë kufitare.

“Pakoja shtesë është një mundësi e vërtetë për Dhomën e Përfaqësuesve që më në fund t’i japë përgjigje çështjes së kufijve të Amerikës dhe të bëjë përparim drejt krijimit të një sistemi më të dobishëm dhe me më shumë burime. Do të shkurtojë vonesat me vite në procesin e azilit krahas garancive për rezultate të drejta,” deklaroi udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Ligji parashikon financimin për ngritjen e kapacitetit të qendrës së paraburgimit për emigrantët nga 34 mijë në 50 mijë. Po ashtu do t’i jepte fund praktikës së deritashme që u mundëson emigrantëve të qëndrojnë në Shtete të Bashkuara ndërkohë që kërkojnë azil dhe do t’ua lejonte autoriteteve amerikane të mbyllin kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën nëse ka më shumë se mesatarisht 8,500 emigrantë në ditë. Marrëveshja po ashtu përfshin 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, 14 miliardë për Izraelin si dhe ndihmë për shtetet e Indo-Paqësorit që po përballen me agresionin kinez. Nëse ky projekt-ligj miratohet përmes tij 10 miliardë ndihmë humanitare do të sigurohen për Bregun Perëndimor, Gazën dhe Ukrainën.

“Kam folur gjatë për nevojën urgjente që të investojmë në fuqinë amerikane dhe të fillojmë t’u tregojmë armiqve tanë se superfuqia kryesore e botës synon të fillojë të sillet si e tillë sërish. Kolegët e mi e dinë se ku qëndroj. E dinë ashtu si unë që armiqtë e Amerikës në Moskë, Pekin dhe Iran po punojnë së bashku,” deklaroi udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën, Shtëpia e Bardhë theksoi se Presidenti Joe Biden mbështet marrëveshjen e dy partive. Ish Presidenti Donald Trump – kandidati kryesor republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 – deklaroi javën e kaluar se ai kishte këshilluar ligjvënësit republikanë për marrëveshjen e mundshme rreth emigracionit.

“Shumë njerëz më kërkojnë mendim. Nëse ky ligj nuk do të jetë ligj shumë i mirë dhe që do ta zgjidhte me të vërtetë problemin, nuk do ta bëja fare. Jo për çështje politike, vetëm për interesa amerikane,” thotë ish Presidenti amerikan Donald Trump.

Kryesuesi Mike Johnson thotë se projekt-ligji, nëse miratohet nga Senati, do të hidhet poshtë në Dhomën e Përfaqësuesve ku shumicën e përbëjnë republikanët dhe që këtë javë do të fillojnë procedurën për të shqyrtuar mundësinë e shkarkimit të Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, të cilin e akuzojnë se mban përgjegjësi për krizën e kufirit.

“Pasojat e kësaj krize ishin të zymta dhe serioze dhe nuk ka mbetur asnjë komunitet në këtë vend që nuk e ka ndjerë ndikimin e saj. Kjo, e them sërish, është një krizë që mund të ishte shmangur, një zgjedhje që është bërë nga ata që janë në pushtet. Dhe sot, Dhoma e Përfaqësuesve po reagon dhe po thotë jo më," deklaroi kryesuesi i Komisionit për Rregulloret, Tom Cole. Nëse projekt-ligji dështon të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësit mund të detyrohen të negociojnë një ligj tjetër për ndihmën Ukrainës dhe Izraelit./VOA

shba voa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj