LIVE UPDATES
Bota

FMN i bën thirrje SHBA-së të bashkëpunojë me partnerët për të lehtësuar kufizimet tregtare

Gjetjet e FMN-së mbuluan vitin e parë të mandatit të dytë presidencial të Donald Trump, gjatë të cilit ai vendosi tarifa të gjera ndaj aleatëve dhe rivalëve, me synimin për të zvogëluar deficitin tregtar të SHBA-së dhe për të nxitur prodhimin vendas.

26 Shkurt 2026, 14:31 Nga E.d
FMN i bën thirrje SHBA-së të bashkëpunojë me
Foto ilustruse

Fondi Monetar Ndërkombëtat (FMN) i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkëpunojë me partnerët tregtarë dhe të gjejë mënyra për të lehtësuar në mënyrë të ndërsjellë kufizimet tregtare, ndërsa publikoi raportin e rishikimit të ekonomisë amerikane.

Gjetjet e FMN-së mbuluan vitin e parë të mandatit të dytë presidencial të Donald Trump, gjatë të cilit ai vendosi tarifa të gjera ndaj aleatëve dhe rivalëve, me synimin për të zvogëluar deficitin tregtar të SHBA-së dhe për të nxitur prodhimin vendas.

Megjithatë, tarifat e tij të vendosura dhe të pezulluara herë pas here kanë tronditur zinxhirët e furnizimit dhe tregjet financiare.

Gjatë këtij viti, administrata Trump gjithashtu kërkoi të ulë varësinë nga punëtorët emigrantë pa dokumente dhe të zvogëlojë rolin e qeverisë federale në ekonomi, theksoi FMN-ja.

Por FMN deklaroi se Uashingtoni duhet të punojë në mënyrë konstruktive me partnerët “për të adresuar shqetësimet mbi praktikat e padrejta tregtare dhe për të rënë dakord mbi një reduktim të koordinuar të kufizimeve tregtare dhe shtrembërimeve të politikave industriale që kanë efekte negative ndërkufitare”.

“Kur masat tregtare dhe të investimeve (përfshirë tarifat dhe kontrollet e eksporteve) vendosen për arsye të sigurisë kombëtare, politika të tilla duhet të zbatohen në mënyrë të ngushtë dhe të targetuar”, theksoi FMN.

Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, u tha gazetarëve se raporti ishte përgatitur përpara se Gjykata Supreme e SHBA-së të rrëzonte shumicën e tarifave të Trump-it të premten e kaluar, duke shtuar se institucioni do ta analizojë këtë zhvillim.

Pas vendimit, Trump përdori një ligj tjetër për të vendosur një tarifë të re globale prej 10 për qind, të cilën ai kërcënoi gjithashtu ta rrisë në 15 për qind.

Georgieva u takua me Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent, dhe me kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, përpara publikimit të raportit.

Ajo theksoi se FMN ndan shqetësimin e administratës Trump për madhësinë e deficitit tregtar dhe të llogarisë korrente të SHBA-së, duke shtuar se hendeku aktual i llogarisë korrente është “shumë i madh”.

Stabiliteti në rrezik

Rritja e vazhdueshme e borxhit publik “mbetet një çështje madhore” që duhet mbajtur në vëmendje, deklaroi drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

FMN-ja theksoi se “ndonëse rreziku i stresit sovran* në SHBA është i ulët, trajektorja në rritje e raportit borxh publik-PBB dhe nivelet në rritje të borxhit afatshkurtër ndaj PBB-së përbëjnë një rrezik në rritje për stabilitetin e ekonomisë amerikane dhe asaj globale”.

Në përgjithësi, FMN parashikon që rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të SHBA-së të arrijë në 2.6 për qind në vitin 2026, duke u përshpejtuar nga 2.2 për qind një vit më parë.

Megjithëse ekonomia konsiderohet “e qëndrueshme”, FMN-ja paralajmëroi se “pasiguria rreth politikave tregtare mund të përbëjë një frenim më të madh se sa pritej për aktivitetin ekonomik”.

Në deklaratën përmbyllëse të konsultimit të saj të njohur si “Article IV”, FMN vuri në dukje se vendi ka shënuar “rritje të vazhdueshme të fortë të produktivitetit, edhe pse mbyllja e qeverisë ndikoi negativisht në aktivitetin ekonomik në tremujorin e katërt”.

FMN-ja publikoi për herë të fundit rekomandime politike për SHBA-në në vitin 2024.

Në atë kohë, ajo shprehu shqetësim për shtimin e kufizimeve tregtare nën administratën e atëhershme të presidentit Joe Biden, duke u bërë thirrje autoriteteve të zhbëjnë pengesat ndaj tregtisë së lirë.

Gjithashtu, në vitin 2024, fondi kërkoi ndryshim të kursit sa i përket rritjes së borxhit publik, duke theksuar se autoritetet mund të shqyrtojnë rritjen e taksave, ndër masa të tjera reformuese. /CNA

fmn shba partnerë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj