LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pse Putini po bëhet gjithnjë e më popullor në Serbi?

Thirrjet e grupeve të krahut të djathtë “Vdekje Ukrainës” dhe “Lavdi Rusisë” përballë aktivistëve rusë kundër luftës, të cilët u përgjigjën me “Jo luftës” dhe “Rusi pa Putinin”.

26 Shkurt 2026, 14:21 Nga E.d
Analiza: Pse Putini po bëhet gjithnjë e më popullor në
Foto ilustruse

Një flamur me shkronjën “Z”, simbol i pushtimit rus të Ukrainës, është pamja nga Beogradi në përvjetorin e luftës.

Thirrjet e grupeve të krahut të djathtë “Vdekje Ukrainës” dhe “Lavdi Rusisë” përballë aktivistëve rusë kundër luftës, të cilët u përgjigjën me “Jo luftës” dhe “Rusi pa Putinin”.

Kështu u shënua në Serbi përvjetori i katërt i pushtimit rus të Ukrainës, në një vend ku presidenti rus, Vladimir Putin, gëzon popullaritetin më të madh.

Rusja Natalia i tha Radio Evropa e Lirë, gjatë një tubimi kundër luftës në Ukrainë ku po merrte pjesë, se ndien mbështetje për Putinin në mesin e popullsisë.

“Në fakt, jo kudo. Kryesisht janë njerëzit e moshuar që janë disi nën ndikimin e propagandës ruse sepse ajo po përhapet këtu. Te të rinjtë, jo aq shumë”, tha ajo.

Ajo jeton prej tri vjetësh e gjysmë në Serbi dhe, pavarësisht protestave të grupeve të krahut të djathtë, siç tha, ndihet mjaft e sigurt, madje më e sigurt sesa në Rusi.

“Edhe nëse kemi mendime të ndryshme, njerëzit në Serbi zakonisht nuk janë agresivë dhe e pranojnë që mund të kemi qëndrime të ndryshme”, shtoi ajo.

Hulumtimet mbi mbështetjen globale për udhëheqësit botërorë tregojnë se Vladimir Putin gëzon mbështetjen më të madhe pikërisht në Serbi, një vend ku mijëra rusë kanë gjetur strehë që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 2022.

Putini, sipas një studimi të Gallup International të publikuar në shkurt, mbështetet nga 37 për qind e qytetarëve në Serbi.

Rusja Sasha, e cila jeton në Beograd në vitet e fundit, i tha Radio Evropa e Lirë se ishte e vetëdijshme për përpjekjet proruse, por jo për shkallën në të cilën ato janë të rrënjosur thellë.

“Në të njëjtën kohë, kam ndjenja të vështira dhe të përziera për këtë, sepse që nga viti 2022 jetoj këtu si njëfarë déjà vu i asaj që gradualisht po ndodhte në Rusi”, tha ajo.

Serbia është e vetmja nga vendet në Evropë ku Gallup ka kryer studimin që tregon mbështetje për Vladimir Putin. Në të gjitha shtetet e tjera, Putin ka marrë vlerësime negative.

Sasha tha se pasi arriti në Serbi kishte një vizion tjetër për këtë shtet.

“Për mua gjithmonë ka qenë një shoqëri më e orientuar drejt Evropës, që e sheh veten në një të ardhme demokratike, që vepronte më në mënyrë njerëzore dhe më me ndërgjegje se shoqëria ruse në atë kohë”, theksoi ajo.

Në anën tjetër, banori i Beogradit, Marko Stojanoviq, tha se Vladimir Putin është një politikan i fuqishëm dhe i suksesshëm, por që në vitet e fundit ka pasur probleme në drejtimin e politikës së jashtme dhe të brendshme.

“Nga ana tjetër, na vijnë ata që kanë ikur nga Rusia dhe ata kanë një pamje krejt tjetër për Rusinë, për Putinin, kështu që e vërteta është diku në mes”, shtoi ai.

Fillip Zllatanoviq tha se është i bindur se Putin e dëmton më shumë sesa i shërben popullit të tij.

“Nuk mund të udhëtojnë kudo, nuk janë pjesë e sistemit bankar, ekonomia e tyre është… nuk e di se me çfarë mbahen”, u shpreh ai.

Pse njerëzit në Serbi “e duan” Putinin?

As pushtimi rus katërvjeçar i Ukrainës, i cili sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara ka marrë jetën e 15 mijë civilëve në atë shtet, nuk ka ndryshuar disponimin ndaj Putinit në Serbi.

Për historikun Millan St. Protiq, kjo është rezultat i një fushate agresive dhe propagande që vazhdon prej vitesh.

“Kur kjo shpërndahet nga të gjitha anët dhe në një mënyrë kaq sistematike, atëherë vetëm një efekt i tillë mund të pritet”, i tha ai REL-it.

Mijëra njerëz brohoritën pro Putinit para Kisha e Shën Sava gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd në janar 2019.

“Faleminderit për miqësinë. Shpëtim për miqtë”, deklaroi atëherë Vladimir Putin para të pranishmëve, të cilët ishin mbledhu

Sociologu Dario Hajriq tha se Serbia është zyrtarisht kandidate për BE, por është thellësisht e zhytur në narrativët prorusë dhe mite që nuk i përkasin civilizimin perëndimor.

“Autoritetet vendase kanë mbajtur për dekada një balancë: rrugë formale drejt BE-së, por me nxitjen e vazhdueshme të idesë të Rusisë si mbrojtëse”, theksoi ai.

Autoritetet e Serbisë mbështeten te Moska edhe në organizatat ndërkombëtare për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa nën ombrellën e BE-së, Beogradi zhvillon negociata me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve.

Qeveria serbe thotë se nuk do të heqë dorë nga miqësia me Rusinë. Edhe pse mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe jep ndihmë humanitare për këtë shtet, Beogradi nuk e ka ndërprerë lidhjen me Kremlin.

Në tabloidet proqeveritare lavdërohen sukseset e ushtrisë ruse në fushëbetejë, ndërsa për palën ukrainase, tabloidet e paraqesin si armike.

Një studim i Delegacionit të BE-së në Serbi nga fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i këtij viti tregoi se vetëm 8 për qind e qytetarëve e shohin Rusinë si fajtore për luftën në Ukrainë.

Shumica e të tjerëve e identifikojnë si fajtorë NATO-n, Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën.

Sociologu Dario Hajriq tha se nëse Rusia ka qenë për vite me radhë simbol i “mbrojtëses” ose kundërpeshës ndaj Perëndimit, atëherë lajmi për pushtimin e Ukrainës nuk ndryshon këtë gjë, por ndryshon interpretimi i pushtimit.

“Ai bëhet ‘i provokuar’, ‘i domosdoshëm’, ‘gjeopolitik’, çfarëdo gjëje përveç asaj që do të rrëzonte narrativin ekzistues”, shpjegoi ai.

Hajriq shtoi se mediat në Serbi, duke kopjuar përmbajtjen ruse, shumë shpejt e ristrukturuan pushtimin si një “konflikt gjeopolitik mes fuqive të mëdha”, ku Putini paraqitej si palë e detyruar që të mbrohet.

Në Serbi operojnë Sputnik dhe RT (Russia Today), teksa presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq theksoi se Serbia është vendi i vetëm në Evropë ku mediat ruse punojnë pa pengesa.

Bashkimi Evropian në mars 2022 ndaloi transmetimin e Sputnik dhe RT-së deri në përfundim të agresionit ndaj Ukrainës dhe derisa Rusia dhe mediat e saj të afërta të ndalojnë së përhapuri dezinformata dhe të bëjnë manipulim të informacionit.

r për të mbështetur presidentin rus pas ftesës së Partia Progresive Serbe, partia e presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiq.

Sipas vlerësimeve të policisë, aty ishin më shumë se 100 mijë persona, dhe shtatë vjet më vonë duket se Putini nuk është harruar.

Portreti i tij mund të shihet në muralet mbi muret e ndërtesave dhe në suvenire në qendër të Beogradit, që mirëpresin turistët.

Sociologu Dario Hajriq vlerësoi se popullariteti i Putinit flet më pak për Rusinë dhe më shumë për fascinonimin lokal ndaj figurës së “atij që mban gjërat nën kontroll”.

“Klasa jonë politike kultivon me kujdes këtë fascionim nënshtrues ndaj autoritetit dhe ‘dorës së fortë’ për t’i bërë më të pranueshme edhe në kuadër lokal”, tha ai për REL-in.

Si po ndryshon modeli i ngjarjeve?

Duke u iu referuar edhe miqësisë tradicionale me Rusinë, Beogradi zyrtar mbetet i vendosur për të mos vendosur sanksione ndaj Moskës, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Serbia, e cila varet nga Rusia për importet e gazit, është ndër pak vendet evropiane që nuk i janë bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian, edhe pse Beogradi është kandidat për anëtarësim në BE.

Takimet me Putinin janë bërë më të rralla, por nuk janë ndalur

Dyert e Beogradit mbeten të hapura për zyrtarët rusë, shumica e të cilëve janë nën sanksione amerikane dhe evropiane.

Vuçiq, i cili më parë përmendte numrin e takimeve të tij me Putinin, i ka reduktuar ato që nga shkurti i vitit 2022.

Por, ai nuk e refuzoi ftesën e Putin për të marrë pjesë në paradën ushtarake në Moskë më 9 maj 2025, në kuadër të Ditës së Fitores mbi nazizmin në Luftën e Dytë Botërore.

Atëbotë, Vuçiq u takua me Putinin në Kremlin, dhe pas takimit deklaroi se Serbia dhe Rusia duhet të rrisin dhe të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Shumë më i prerë ishte disa muaj më parë ish-nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, gjatë një takimi me Putinin në Vlladivostok.

Në shtator të vitit 2024, Vulin e siguroi Putinin se Serbia nuk është vetëm partnere strategjike, por edhe aleate e Rusisë, duke theksuar se për këtë arsye presioni mbi Serbinë është “i jashtëzakonshëm”.

I pyetur për referencën te marrëdhëniet tradicionale midis dy shteteve, historiani Millan St. Protiq tha se nuk ekziston një ndjenjë tradicionale ndaj Rusisë, por se promovimi i një projekti të tillë ka shërbyer si përgjigje nga autoritetet vendase.

“Kështu ka qenë edhe nën Millosheviqin, dhe është kështu edhe sot. Ata në regjimin rus, i cili personifikohet nga Putini, e shohin dhe kanë mbrojtësin e tyre më të sigurt, mbrojtësin, tutorin”, vlerësoi ai.

Dhe, teksa në rrugët e Beogradit ende dëgjohen thirrje “Serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”, Rusia dhe Putini shihen krejt ndryshe në pjesën tjetër të Evropës.

Sipas Gallupit, mbështetja më e ulët për Putinin është në Ukrainë (-98 për qind), pastaj në vendet skandinave – Danimarkë (-94), Suedi (-94), Norvegji (-90).

Më pas në Poloni (-83) dhe Estoni (-88 për qind)./REL

ukrainë serbi vladimir putin

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë