LIVE UPDATES
Bota

"Forcat izraelite kanë kryer sulme!" Raportohet për luftime të ashpra në qytetin e Gazës, çfarë po ndodh?

Shërbimi i Emergjencave Civile në Gazë tha se beson që dhjetëra persona janë vrarë, por ekipet nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë te viktimat për shkak të ofensivave që po vazhdojnë në Daraxh dhe Tufa në lindje dhe në Tel Al-Hava, Sabra dhe Rimal në perëndim.

8 Korrik 2024, 13:12 Nga M.B
"Forcat izraelite kanë kryer sulme!" Raportohet për luftime
Luftimet në Qytetin e Gazës. 7 korrik 2024.

GAZA- Forcat izraelite kanë kryer sulme në Qytetin e Gazës më 8 korrik, teksa tanket kanë avancuar në qendër të qytetit nga drejtime të ndryshme. Banorët thanë se këto janë ndër luftimet më të ashpra që nga 7 tetori, kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Shërbimi i Emergjencave Civile në Gazë tha se beson që dhjetëra persona janë vrarë, por ekipet nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë te viktimat për shkak të ofensivave që po vazhdojnë në Daraxh dhe Tufa në lindje dhe në Tel Al-Hava, Sabra dhe Rimal në perëndim.

Deri më tani, tanket izraelite ishin stacionuar në disa zona në Tel Al-Hava dhe Sabra, por nuk kishin përparuar thellë në tri qarqet tjera, të cilat, sipas banorëve, u bombarduan gjatë natës dhe në mëngjesin e së hënës. Banorët raportuan se disa ndërtesa janë shkatërruar.

Ushtria izraelite tha përmes një deklarata se po intensifikon operacionet kundër infrastrukturës së Hamasit në Rripin e Gazës, duke shtuar se ka ndërmarrë veprime ndaj më shumë se 30 luftëtarëve që paraqisnin kërcënim për trupat izraelite.

Ofensiva e re izraelite vjen teksa Egjipti, Katari dhe SHBA-ja kanë intensifikuar përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në luftën në Gazë, që ka hyrë në muajin e dhjetë. Lufta nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës ajrore, detare dhe tokësore të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 38.000 palestinezë. Shpresa është rritur në mesin e palestinezëve në Gazë për një pauzë të luftimeve, pasi Hamasi pranoi një pjesë kyçe të propozimit amerikan për armëpushim, duke nxitur zyrtarët e ekipit negociator izraelit të thonë se ka shanse reale për arritjen e një armëpushimi.

Hamasi hoqi dorë nga kërkesa që Izraeli fillimisht të zotohet për një armëpushim të përhershëm, para se të nënshkruajë një marrëveshje. Por, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se marrëveshja nuk e ndalon shtetin e tij që të rinisë luftimet derisa të plotësojë qëllimet e tij të luftës. Qëllimet e luftës së Izraelit janë shkatërrimi i aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit dhe kthimi i pengjeve izraelite./ REL

gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj