LIVE UPDATES
Bota

Narendra Modi drejt Moskës për të balancuar afrimin Rusi-Kinë

Analistët në Nju Delhi thonë se takimi i nivelit të lartë me presidentin rus Vladimir Putin është caktuar të mbahet të martën dhe synon t’i kundërvihet perceptimit për një ftohje të marrëdhënies mes dy aleatëve të hershëm, ndërsa India po ndërton një partneritet më të afërt me Shtetet e Bashkuara.

7 Korrik 2024, 22:58 Nga N.F
Narendra Modi drejt Moskës për të balancuar afrimin
Foto ilustruese

MOSKË- Kryeministri indian Narendra Modi do të shkojë në Rusi të hënën për një vizitë dyditore gjatë së cilës do të përpiqet të forcojë marrëdhëniet në një periudhë kur Moska ka thelluar lidhjet me Kinën, rivalen kryesore të Indisë.

Analistët në Nju Delhi thonë se takimi i nivelit të lartë me presidentin rus Vladimir Putin është caktuar të mbahet të martën dhe synon t’i kundërvihet perceptimit për një ftohje të marrëdhënies mes dy aleatëve të hershëm, ndërsa India po ndërton një partneritet më të afërt me Shtetet e Bashkuara.

“Objektivi i Indisë është që të theksojë se marrëdhëniet Indi-Rusi janë të rëndësishme dhe për t’u siguruar se lidhjet në rritje të Putinit me Kinën nuk do të ndikojnë tek lidhjet me Nju Delhin”, i tha Zërit të Amerikës Chintamani Mahapatra, themelues i Institutit Kalinga për Studimin e Indo-Paqësorit.

“Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vazhdojë dialogu me Rusinë në nivelin më të lartë”, tha ai.

Takimi i nivelit të lartë do të jetë i pari që kur Rusia sulmoi Ukrainën, një çështje për të cilën Nju Delhi ka mbajtur një qëndrim neutral – as nuk e ka dënuar luftën, por as nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Moskës. Megjithëse udhëheqësit indianë dhe rusë kanë mbajtur takime të nivelit të lartë që nga viti 2000, një takim i tillë nuk është mbajtur që kur zoti Putin vizitoi Nju Delhin në vitin 2021.

Duke folur për takimin që pritet, ministri i Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar theksoi se dy vendet ka një “historik të fortë bashkëpunimi”. Analistët thonë se në vizitën e tij të parë në Rusi në pesë vite, zoti Modi do të përforcojë një marrëdhënie të testuar në kohë, thonë analistët.

“Nuk mendoj se kjo do të caktojë kursin për një partneritet të ri të ardhshëm plot me iniciativa të reja apo rezultate”, i tha Zërit të Amerikës Sreeram Chaulia, dekan në Shkollën “Jindal” për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

“Do të mbështesë në fakt marrëdhënien, do të ruajë lidhjet ekzistuese që kemi dhe do të sigurojë mënyrat për ta vazhduar bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes dhe të energjisë”, tha ai.

Megjithëse ka diversifikuar blerjet e materialeve ushtarake gjatë viteve të fundit, India vazhdon të mbështetet tek armët ruse. Rreth një e treta e importeve të Indisë për mbrojtjen vijnë nga Moska, krahasuar me dy të tretat që ishin rreth pesë vite më parë. Janë shtuar megjithatë shqetësimet, që kur filloi sulmi në Ukrainë, për kapacitetet e Rusisë për të furnizuar me pjesë këmbimi dhe municione.

Ndërkohë, tregtia dypalëshe në fushën energjitike ka lulëzuar, ndërsa India shtoi blerjet e naftës së lirë ruse pasi kishte filluar sulmi në Ukrainë. Sidoqoftë, eksportet e përgjithshme ruse drejt Indisë janë në 65 miliardë dollarë dhe eksportet indiane drejt Rusisë janë vetëm rreth 4 miliardë. Kjo ka shkaktuar shqetësim në Nju Delhi.

“Tregtia vazhdon e pabalancuar, gjë që është çështje prioritare në diskutimet tona me palën ruse”, u tha gazetarëve sekretari i Jashtëm indian Vinay Kwatra, ndërsa njoftonte të premten vizitën e zotit Modi. Ai tha se India dëshiron të nxisë eksportet në sektorë të ndryshëm, përfshirë produktet e bujqësisë, teknologjinë, farmaceutikën dhe sektorin e shërbimeve, me qëllim uljen e defiçitit.

Për presidentin rus Putin, vizita do të jetë e rëndësishme për të theksuar se nuk është izoluar nga sanksionet perëndimore, thonë analistët. Disa prej tyre përmendin mesazhin që do të merret nga ky takim me zotin Modi, që do të bëhet ndërsa takimi i NATO-s fillon të martën në Uashington dhe do të përqëndrohet tek shqetësimet e sigurisë në Ukrainë dhe në rajonin Indo-Paqësor.

Analistët në Nju Delhi thanë se vizita e zotit Modi nuk ka gjasa të shkaktojë shqetësim në Uashington, me të cilin India ka thelluar partneritetin e saj të sigurisë mes shqetësimeve të ndërsjella në lidhje me veprimtarinë e shtuar të Kinës në rajonin Indo-Paqësor. Deri më tani India ka arritur të ruajë një balancë të vështirë mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, thotë zoti Mahapatra.

Shtetet e Bashkuara kanë "disa shqetësime" në lidhje me angazhimin e Indisë me Rusinë në çështjet ushtarake dhe teknologjike, por Uashingtoni ka besim se Nju Delhi do të nxisë partneritetin SHBA-Indi në fusha kyçe, tha zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, në një konferencë virtuale në 26 qershor, përpara se të njoftohej takimi i nivelit të lartë Indi-Moskë.

Analistët në Nju Delhi thonë se ndërsa India ka forcuar ndjeshëm lidhjet e saj me SHBA-në, Rusia bëhet e rëndësishme në kalkulimet e saj gjeostrategjike për shkak të vendeve fqinje jomiqësore ndaj Indisë. Tensionet ushtarake katërvjeçare mes Indisë dhe Kinës përgjatë kufijve të tyre të diskutueshëm, mbeten një shqetësim për Nju Delhin.

“Është e rëndësishme për Indinë që në rast të ndonjë konflikti Indi-Kinë, Rusia të mos mbajë anën e Kinës”, tha zoti Mahapatra. "Kjo do të ndodhë vetëm nëse Rusia mendon se India është një vend i rëndësishëm për përllogaritjet e tyre gjeopolitike".

Megjithatë, do të jetë sfiduese për Indinë të balancojë rolin e Kinës për shkak të ndërvarësisë së madhe të Rusisë nga Pekini dhe izolimit nga vendet perëndimore. Gjatë një vizite të zotit Putin në Kinë në maj, dy vendet u zotuan të intensifikojnë partneritetin e tyre, i cili është rritur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

"Jemi të vetëdijshëm se për Rusinë, Kina do të mbetet aleati i saj dominues, por India dëshiron të sigurohet që ajo të mos bëhet plotësisht mbizotëruese", thotë zoti Chaulia. “Nuk duam që Rusia të bëhet një partnere e Kinës, sepse atëherë do të rrethohemi nga kundërshtarë në të gjithë rajonin euroaziatik. Pra, është në interesin tonë ta bëjmë Rusinë të qëndrueshme në çfarëdo mënyre që mundemi”.

Pas Moskës, zoti Modi do të shkojë në Austri, vizita e parë e një kryeministri indian në këtë vend pas më shumë se katër dekadash./ VOA

vladimir putin narendra modi rusi kina

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë