LIVE UPDATES
Bota

Forumi global i medias DW, Baerbock: Gazetaria e pavarur në mbarë botën është nën presion!

Ministrja e Jashtme vizitoi fillimisht selinë e DW-së në Bonn, ku bisedoi me gazetare dhe gazetarë nga Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia, që janë larguar nga vendet e tyre për shkak të kushteve të vështira.

18 Qershor 2024, 13:35 Nga N.F
Forumi global i medias DW, Baerbock: Gazetaria e pavarur në mbarë
Annalena Baerbock

GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në konferencën e DW-së Global Media Forum (GMF): "Aty ku liria e shtypit është nën presion, rrezikohet liria e të gjithë qytetareve dhe qytetarëve”

"Gazetaria e pavarur është në mbarë botën nën presion. Forca e gazetarisë konsiston në afësinë e saj për të rrëfyer histori, që mund të kishin mbetur të panjohura, të shtrojë pyetje, që ndryshe do të kishin mbetur pa përgjigje, t'u kërkojë llogari, atyre pushteti i të cilëve është i pakontrolluar”, tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në një fjalim në konferencën vjetore të medias "Global Media Forum”, që me organizimin e Deutsche Welle-s (DW) zhvillon punimet dyditore në Bon. Sivjet konferenca ka si moto "Sharing Solutions”.

Ministrja e Jashtme vizitoi fillimisht selinë e DW-së në Bonn, ku bisedoi me gazetare dhe gazetarë nga Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia, që janë larguar nga vendet e tyre për shkak të kushteve të vështira.

"Sipas Reporterëve pa kufij ka rënie të lirisë së shtypit pothuajse në të gjitha rajonet e botës. Një arësye për këtë është, se gazetaret dhe gazetarët në luftra e konflikte shpesh kthehen në objektiv sulmesh”, tha Baerbock në fjalën kryesore në hapje të konferencës.

Më pas Baerbock diskutoi në panelin "Fuqia e Demokracisë” sulmet në rritje ndaj të drejtave të lirisë si dhe censura, disinformacioni dhe fushatat e urrejtjes. Baerbock theksoi, se: "Qëllimi i tyre është që të shkatërrojnë solidaritetin shoqëror."

Përmes një mesazhi me video, kryeministri i landit të Renanisë Veriore - Vestfalisë, Hendrik Wüst nënvizoi rolin vendimtar të kompetencës mediatike në epokën digjitale: "Digjitalizimi me mundësitë vrullshëm në rritje për informacionin është një shans dhe sfidë njëkohësisht. Shumë njerëz e kanë të vështirë të dallojnë mes së vërtetës dhe të pavërtetës. Ndaj këtu fiton peshë kompetenca mediatike" theksoi Wüst, duke nënvizuar rëndësinë e konferencave të tilla si Global Media Forum për shkëmbim përvojash dhe ideshë. 

Drejtori i përgjithshëm i Deutsche Welle-s, Peter Limbourg, theksoi efektet e dyfishta të inteligjencës artificiale ndaj medias dhe rëndësinë që ka komportimi i njeriut me këtë ofertë të re të teknologjisë kompjuterike: "Jo vetëm bota digjitale ndryshon gazetarinë, por edhe inteligjenca artificiale do t'i hapë horizonte të reja asaj. Një përparim i vërtetë nuk mund të arrihet, nëse njerëzit prodhojnë vetëm përmbajtje ose përcaktojnë agjendën e lajmeve. Inteligjenca artificiale ofron shanse të mëdha për gazetarinë, nëse ne e përdorim me etikë dhe si mjet mbështetës këtë arritje dhe jo si zëvendësim të punës gazetareske.

Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë, por vendimet e rëndësishme në gazetari duhet të merren nga njerëzit, theksoi Limourg: "Kontrolli njerëzor është kyç për të shmangur disinformacionet si rrjedhojë e inteligjencës artificiale. Si gazetarë ne duhet ta përdorim me përgjegjshmëri të plotë inteligjencën artificiale, për për të ruajtur besimin e publikut, për të garantuar raportim të saktë dhe për të mbështetur demokracinë."

Marre nga DW

annalena baerbock forumi global i medias dw

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj