LIVE UPDATES
Bota

FOTO/ Nderimet nisën në Xhorxhia, fillon funerali shtetëror për ish-presidentin amerikan Jimmy Carter, do të zgjasë 6 ditë

Ish-agjentët e Shërbimit Sekret që mbronin Carter, ecën përkrah makinës së funeralit, ndërsa ajo dilte nga kampusi në rrugën për në qytezën Plains.

4 Janar 2025, 20:28 Nga N.F
FOTO/ Nderimet nisën në Xhorxhia, fillon funerali shtetëror
Makina e funeralit

SHBA- Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia, ku ai vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Aktivitetet e para pasqyrojnë ngjitjen e tij në shkallët e politikës, duke filluar që nga qyteza Plains, në Xhorxhia, dhe deri në dekadat në skenën globale si aktivist humanitar dhe i demokracisë.

Fillimisht nderimi për rrënjët e thella të zotit Carter në Xhorxhian rurale jugore Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara, filluan të shtunën me mbërritjen paradite të familjes Carter në Qendrën Mjekësore “Phoebe Sumter”, në Americus.

Ish-agjentët e Shërbimit Sekret që mbronin Carter, ecën përkrah makinës së funeralit, ndërsa ajo dilte nga kampusi në rrugën për në qytezën Plains. James Earl Carter Jr. jetoi mbi 80 nga 100 vitet e tij në qytezën, që ka ende më pak se 700 banorë, jo më shumë se kur ai lindi më 1 tetor 1924. Disa presidentë të tjerë të periudhës moderne - si Richard Nixon, Ronald Reagan dhe Bill Clinton - gjithashtu u rritën në qytete të vogla, por zoti Carter dallohet për rikthimin dhe qëndrimin në vendlindjen e tij për një kohë të gjatë pas presidencës.

Autokolona lëvizi përmes qendrës së qytezës Plains, e cila shtrihet në vetëm në disa blloqe, duke kaluar pranë shtëpisë së vajzërisë së zonjës së parë Rosalynn Smith Carter, e cila vdiq në nëntor 2023 në moshën 96-vjeçare, dhe afër vendit ku gjendeshin magazinat e kikirikut në pronësi të familjes. Përgjatë rrugës gjendet edhe magazina e vjetër e trenit që shërbeu si selia e fushatës presidenciale të Jimmy Carter-it në vitin 1976 dhe stacioni i karburantit që dikur drejtohej nga vëllai i tij më i vogël, Billy.

Autokolona kaloi pranë kishës ku çifti Carter u martua në vitin 1946 dhe shtëpisë ku ata jetuan dhe vdiqën. Ish-Presidenti do të varroset atje së bashku me bashkëshorten Rosalynn. Çifti Carter ndërtoi shtëpinë njëkatëshe, tashmë të rrethuar me gardhet e vendosura nga Shërbimi Sekret, përpara fushatës së tij të parë për në Senatin e shtetit Xhorxhia në vitin 1962 dhe jetuan jetën e tyre atje, me përjashtim të katër viteve në Rezidencën e Guvernatorit dhe katër të viteve të tjera në Shtëpinë e Bardhë.

Procesioni u ndal edhe tek shtëpia e fëmijërisë e ish-Presidentit Carter, një fermë në Archer, e cila tashmë është pjesë e Parkut Historik Kombëtar “Jimmy Carter”. Në vazhdim autokolona drejtohet për në Atlanta ku do të ndalet në Kapitolin e shtetit të Xhorxhias, ku zoti Carter pati shërbyer si senator dhe më pas si guvernator. Më pas, në Qendrën Presidenciale Carter do të ketë një shërbesë private, e cila do të pasohet me ceremoninë e homazheve nga publiku, që do të vazhdojnë deri ditën e hënë.

Arkivoli i ish-Presidentit Carter do të sillet në vazhdim në kryeqytetin e vendit, Uashington, ku do të bëhen homazhe ditën e enjte në hollin e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara dhe në vazhdim do të ketë një funeral në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit. Në ceremoni janë ftuar të gjithë ish-Presidentët dhe fjalimi do të mbahet nga Presidenti Joe Biden.

Më pas, trupi i tij do të rikthehet në qytezën Plains, në Xhorxhia për një shërbesë private funebre në Kishën Baptiste Maranatha, ku vetë zoti Carter, një evangjelist i përkushtuar, jepte mësim në orët e katekizmit. Ish-presidenti Carter do të varroset në një ceremoni private pranë shtëpisë./VOA

jimmy carter shba


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj