Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ky sulm e çon numrin e viktimave në 62 gjatë 24 orëve të fundit, thanë autoritetet shëndetësore palestineze.
GAZA- 12 persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në qytetin e Gazës të shtunën në mëngjes, njoftuan mjekët palestinezë, ndërsa ndërmjetësuesit në Katar, nisën një përpjekje të re për një marrëveshje armëpushimi.
Ky sulm e çon numrin e viktimave në 62 gjatë 24 orëve të fundit, thanë autoritetet shëndetësore palestineze. Banorë dhe mjekë thanë se së paku 14 vetë kishin qenë në banesën e familjes Al-Ghoula kur ndodhi sulmi në orët e para të mëngjesit. Një dëshmitar tha për agjencinë e lajmeve Reuters se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Deri tani nuk ka patur një deklaratë nga ushtria izraelite lidhur me ngjarjen.
Ushtria tha në një deklaratë të shtunën se kishte vazhduar operacionet këtë javë në qytetin Beit Hanoun në skajin verior të rajonit, ku ushtria ka vepruar prej tre muajsh dhe se kishte shkatërruar një kompleks ushtarak që ishte përdorur nga Hamasi.
Shtimi i operacioneve ushtarake izraelite dhe rritja e numrit të palestinezëve të vrarë gjatë ditëve të fundit ndodh ndërsa janë ripërtërirë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës 15-mujore dhe për kthimin e pengjeve izraelite, përpara se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar.
Negociatorët e Izraelit shkuan të enjten në Doha, për të rifilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti. Administrata e Presidentit Joe Biden, e cila po ndihmon në bisedime, i bëri thirrje Hamasit të premten që të pranojë një marrëveshje. Hamasi deklaroi se ishte i angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje, por mbetet e paqartë se sa pranë arritjes së saj janë palët./VOA
Foto ilustruese SHBA- Forcat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë në Uashington dhe në zonën përreth p...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Prokuroria publike në Maqedoninë e Veriut po heton dy shtetas maqedonas të cilët kanë marrë...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të shtunën se kryeministri i Kosovë...
foto ilustruese SHBA- Mjeku i Përgjithshëm i SHBA-së, Vivek Murthy udhëzoi sot që në etiketat e pijeve alkoolike të...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar komentet “çoroditëse” të miliarderit Elon Musk, dhe mb&...
pamje nga vendngjarja KINË- Një zjarr në një treg perimesh në provincën veriore të Kinës, Hebei, vrau tetë per...
flamujt në gjysmë shtizë SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump është ankua lidhur me vendimin për të mbajtur fl...
Marjorie Taylor Greene SHBA- Pak pasi Mike Johnson u duk se ishte dy vota më pak për të ruajtur drejtimin e Dhomës së Përfaq...
foto ilustruese SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të shtunën se nënsekretari amerikan i Shtetit p&e...
marka GJERMANI- Edhe pas gati një gjysmë shekulli të prezantimit të valutës euro, gjermanët vazhdojnë të këmbe...