4 Janar 2025, 10:48
Nga I.A
marka
GJERMANI- Edhe pas gati një gjysmë shekulli të prezantimit të valutës euro, gjermanët vazhdojnë të këmbejnë shuma të mëdha të parave të ish-valutës së tyre, markës, tregojnë të dhënat zyrtare. Sipas Bankës Qendrore të Gjermanisë, Bundesbank, rreth 53 milionë marka gjermane [rreth 27.2 milionë euro] janë këmbyer më 2024.
Gjermania është një prej gjashtë shteteve – bashkë me Austrinë, Irlandën, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë – që u mundësojnë qytetarëve që valutat e mëparshme t’i këmbëjnë me euro.
Valuta euro ka hyrë në fuqi zyrtarisht më 1 janar të vitit 2002 dhe 20 vende të Bashkimit Evropian kanë nisur ta përdorin.
Kosova e përdor gjithashtu euron, ndonëse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.
Ky vend ka aplikuar për anëtarësim në bllokun evropian më 2022, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se 20 vjet, Bundesbank vlerëson se marka në vlerë të mbi 6 miliardë eurove kanë mbetur pa u këmbyer.
Megjithatë, një pjesë e tyre është thënë se mund të mos këmbehen kurrë pasi janë në duart e koleksionistëve nëpër botë.
“Marka gjermane është njohur ndërkombëtarisht si valutë, dhe është përdorur edhe jashtë Gjermanisë”, ka thënë anëtari i Bankës Qendrore Gjermane, Burkhard Balz, për agjencinë e lajmeve dpa.
“Me siguri nëpër botë ekzistojnë sasi të mëdha të parave të gatshme në marka gjermane”, ka shtuar ai./REL
Bota
4 Janar 2025, 10:28
I.A
Pacientet
KINË- Kina po përballet me një fenomen të ri shëndetësor që ka shkaktuar shqetësim të gjerë pas...
Bota
4 Janar 2025, 09:45
I.A
Annalena Baerbock
Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë nga afër lëvizjet politike në Siri dhe do të jetë afër k&...
Bota
4 Janar 2025, 09:09
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një 45-vjeçar shqiptar ka terrorizuar ish-bashkëshorten e tij dhe vajzën 10-vjeçare në Greqi n&eum...
Bota
4 Janar 2025, 09:05
I.A
Donald Trump
SHBA- Një gjykatës ka urdhëruar që Donald Trump të dënohet më 10 janar për çështjen e tij ...
Bota
4 Janar 2025, 08:53
I.A
Foto Ilustruese
SLLOVKI- Ndërsa Rusia bombardon Ukrainën ditë për ditë, fati i popullit ukrainas dhe i vendit të tyre bë...
Bota
4 Janar 2025, 08:39
I.A
Qyteti Ilulissat në Groenlandë
"Ka ardhur koha, që ne të ndërmarrim një hap dhe të formësojnë të ardhmen ...
Bota
4 Janar 2025, 08:36
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Ilaçet GLP-1 si Ozempic janë ndër zbulimet më të rëndësishme në historinë e mjekë...
Bota
3 Janar 2025, 22:44
E. D
Donald Trump
SHBA- Një gjykatës në Nju Jork ka vendosur që më 10 janar të shpallë vendimin për presidentin Donald T...
Bota
3 Janar 2025, 22:11
r.ll
Hussam Abu Safiya
TEL AVIV- Izraeli ka konfirmuar se po mban drejtorin e një prej spitaleve të fundit funksionale në veri të Gazës...
Bota
3 Janar 2025, 21:54
E. D
pamje nga vendngjarja
MEKSIKË- Një jaht me 15 turistë është përplasur në shkëmbinj dhe më pas ësht&e...