Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Musk, burri më i pasur në botë – që ka mes tjerash në pronësi edhe platformën X, të njohur më parë si Twitter – i ka sulmuar liderët evropianë përmes një serie postimesh në rrjetin social që kontrollon.
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar komentet “çoroditëse” të miliarderit Elon Musk, dhe mbështetjen e tij të hapur për partinë gjermane të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AFD). Musk, burri më i pasur në botë – që ka mes tjerash në pronësi edhe platformën X, të njohur më parë si Twitter – i ka sulmuar liderët evropianë përmes një serie postimesh në rrjetin social që kontrollon.
I pyetur për ndërhyrjen e Muskut – i cili e ka quajtur Scholzin ‘budalla jokompetent’, ndërsa presidentin gjerman ‘tiran kundër demokracisë’ – kancelari gjerman ka thënë në fundjavë për revistën Stern se është e rëndësishme të ruhet qetësia para zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen në Gjermani më 23 shkurt.
“Në Gjermani, gjithçka po zhvillohet sipas dëshirave të qytetarëve tanë, dhe jo komenteve çoroditëse të një miliarderi amerikan”, ka thënë Scholz përgjatë intervistës.
“Presidenti gjerman nuk është një tiran kundër demokracisë, dhe Gjermania është demokraci e fortë dhe stabile, pavarësisht se çfarë thotë Musku”.
Scholz ka thënë se mbështetja e Muskut për AfD-në e ekstremit të djathtë është “shumë më problematike sesa këto ofendime”.
Alternativa për Gjermaninë, që është duke dalë e dyta, pas konservatorëve, sipas sondazheve, “bën thirrje për lidhje më të ngushta me Rusinë dhe dëshiron dobësim të lidhjeve transatlantike”, ka thënë Scholz.
AfD e ka pranuar këtë javë se është në kontakt të rregullt me Elon Muskun.
Kancelari gjerman ka thënë se është takuar me Muskun në mars të vitit 2022, në hapjen e fabrikës së makinave Tesla në qytetin e Brandenburgut, “në kohën kur dega lokale e AfD-së protestonte kundër tij”. Gjermania nuk është shënjestra e vetme e Muskut në Evropë, kontinentin ku shumë qeveri veçse janë duke u përballur me rritje të popullzimit dhe të djathtës ekstreme.
Këtë javë, Musk ka bërë thirrje për rrëzim të kryeministrit britanik, Keir Starmer nga pushteti. Ai ka diskutuar në dhjetor me kryeministrin hungarez, Viktor Orban dhe e ka quajtur Bashkimin Evropian si jodemokratik. Ai është mbështetës entuziast i kryeministres Giorgia Meloni, e cila njihet si liderja me qasjet më të djathta prej vitit 1945 në Itali. Ekspertët besojnë se iniciativat politike të Muskut janë krejtësisht të lidhura me interesat e tij politike./REL
pamje nga vendngjarja KINË- Një zjarr në një treg perimesh në provincën veriore të Kinës, Hebei, vrau tetë per...
flamujt në gjysmë shtizë SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump është ankua lidhur me vendimin për të mbajtur fl...
Marjorie Taylor Greene SHBA- Pak pasi Mike Johnson u duk se ishte dy vota më pak për të ruajtur drejtimin e Dhomës së Përfaq...
foto ilustruese SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të shtunën se nënsekretari amerikan i Shtetit p&e...
marka GJERMANI- Edhe pas gati një gjysmë shekulli të prezantimit të valutës euro, gjermanët vazhdojnë të këmbe...
Pacientet KINË- Kina po përballet me një fenomen të ri shëndetësor që ka shkaktuar shqetësim të gjerë pas...
Annalena Baerbock Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë nga afër lëvizjet politike në Siri dhe do të jetë afër k&...
foto ilustruese GREQI- Një 45-vjeçar shqiptar ka terrorizuar ish-bashkëshorten e tij dhe vajzën 10-vjeçare në Greqi n&eum...
Donald Trump SHBA- Një gjykatës ka urdhëruar që Donald Trump të dënohet më 10 janar për çështjen e tij ...
Foto Ilustruese SLLOVKI- Ndërsa Rusia bombardon Ukrainën ditë për ditë, fati i popullit ukrainas dhe i vendit të tyre bë...