LIVE UPDATES
Bota

Prokuroria publike në Maqedoninë e Veriut po heton dy persona, dyshohet se luftuan për ushtrinë mercenare ruse "Wagner" në Ukrainë

Prokurorët po ndjekin penalisht shtetas maqedonas të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Pjesëmarrja në konflikte të huaja përbën vepër penale në Maqedoninë e Veriut.

4 Janar 2025, 15:03 Nga N.F
Prokuroria publike në Maqedoninë e Veriut po heton dy persona,
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Prokuroria publike në Maqedoninë e Veriut po heton dy shtetas maqedonas të cilët kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë dhe thuhet se kanë luftuar për grupe paraushtarake ruse kundër Ukrainës, nga të cilët njëri ishte anëtar i ushtrisë private Wagner.

Prokurorët po ndjekin penalisht shtetas maqedonas të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Pjesëmarrja në konflikte të huaja përbën vepër penale në Maqedoninë e Veriut.

"Sa i përket dënimit të parashikuar për veprën penale ‘pjesëmarrje në ushtri të huaj', ai mund të shkojë deri në katër vjet", thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Publike për Radio Evropa e Lirë.

Deri më tani, Prokuroria dhe policia nuk japin detaje se sa persona nga vendi kanë shkuar për të luftuar në Ukrainë, e as nëse ekzistojnë organizatorë që rekrutojnë luftëtarë nga Maqedonia e Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në më pak se një muaj, ka publikuar njoftime për dy persona që kanë marrë pjesë në anën ruse në luftën në Ukrainë, dhe në to përmendet gjithashtu se një shtetas maqedonas ka vdekur në luftime.

I fundit është nga 23 dhjetori, ku thuhet se policia po ndjek penalisht shtetasit maqedonas për pjesëmarrje në ushtrinë ruse në konfliktin ushtarak në Ukrainë. Bëhet fjalë për një burrë 37-vjeçar nga Shkupi (Lj.B.), i cili së bashku me të ndjerin (T.Sh.), përmes aplikacionit "Telegram", kishin aplikuar për shërbim në ushtrinë ruse.

Sipas MPB-së, të dyshuarit kishin udhëtuar për në Rusi në shtator të këtij viti, ku kishin nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Donjeckut, [që Rusia e konsideron si pjesë të saj, por që nuk njihet nga asnjë shtet tjetër në botë], dhe ishin bashkuar me formacionet e tyre ushtarake dhe paraushtarake.

Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit (Lj.B.), policia gjeti dokumente, veshje taktike dhe sende të tjera që, sipas MPB-së, konfirmojnë përfshirjen e tij në konflikt. Dy të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Në rastin e parë, të publikuar më 30 nëntor, thuhet se një burrë 28-vjeçar (J.K.) ka udhëtuar në tetor në Moskë me qëllim që të bashkohet me ushtrinë ruse për një shpërblim prej 3.000 eurosh. Pas kthimit në vend, autoritetet maqedonase e arrestuan dhe ngritën aktakuzë kundër tij.

Sipas hetimeve (J.K.) kishte kontaktuar me një rekrutues përmes internetit dhe pas mbërritjes në Rusi iu kërkua të dorëzonte pasaportën e tij, pas çka, duhet të nënshkruante një marrëveshje dhe të dërgohej për trajnim për të luftuar në Ukrainë.

Institucionet nuk kanë përgjigje nëse këto janë raste të izoluara apo bëhet fjalë për rekrutime të organizuara të luftëtarëve nga vendi për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Nga MPB-ja shkurt u përgjigjën për Radion Evropa e Lirë se së bashku me Prokurorinë dhe shërbimet e tjera të sigurisë dhe inteligjencës po ndërmarrin veprime për t’i verifikuar informacionet për të gjithë personat të cilët dyshohet se janë pjesë e forcave paramilitare.

Rastet nuk pranoi t’i komentojë Koordinatori Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit, Pavle Trajanov, i cili tha se aktualisht, as ai nuk ka informacione të drejtpërdrejta nga MPB-ja lidhur me numrin e personave nga vendi që marrin pjesë në luftën në Ukrainë.

Vitet e kaluara ka pasur raste të pjesëmarrjes në ushtri të huaja, përfshirë luftën në Siri, për të cilën Komiteti Kombëtar për Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit ka njoftuar se mbi 140 qytetarë të Maqedonisë së Veriut [përjashtuar fëmijët] kanë udhëtuar ose kanë tentuar të udhëtojnë në Siri ose Irak për t’iu bashkuar grupeve terroriste.

Konflikti ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka nisur mbi një dekadë më parë, duke filluar nga aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014 dhe eskaloi në një pushtim të plotë rus kur dhjetëra mijëra ushtarë rusë kaluan kufirin ukrainas në shkurt të vitit 2022. Deri tani nuk janë publikuar informacione nga shërbimet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e shtetasve të saj në këtë luftë. Më shumë raste janë regjistruar në vende si Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Disa nga të kthyerit nga këto vende dëshmuan se kishin luftuar për njësi me emra të ndryshëm, përfshirë njësi si Volk, batalionin Sudoplatov, por edhe për grupin ushtarak privat rus Wagner që doli nga hija pasi mediat shtetërore ruse filluan ta lavdërojnë çdo ditë për sukseset e mercenarëve të saj në pushtimin e Ukrainës.

Wagner është një ushtri mercenare private, e themeluar në vitin 2014 nga shtetasi rus Yevgeny Prigozhin, i cili ishte i afërt me Kremlinin dhe vdiq në gusht të vitit 2023 në një aksident ajror me avion privat që u rrëzua saktësisht dy muaj pasi njësia e tij organizoi një kryengritje kundër autoriteteve në Moskë. Prigozhin më parë ishte quajtur "kuzhinieri i Putinit" për shkak kontratave të shumta në atë sektor, që kompania e tij kishte me shtetin.

Mediat në Serbi kanë shkruar për lidhjet e Wagnerit me grupet e djathta në vend që mbështesnin politikën e Kremlinit. Në Beograd u pikturuan edhe murale në mbështetje të këtij grupi. Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, mediumi rus, Russia Today Balkan publikoi një njoftim të Wagnerit për rekrutimin e vullnetarëve të mundshëm, por në atë periudhë nuk kishte informacione të konfirmuara nëse Wagner kishte rekrutuar luftëtarë të rinj nga Serbia.

Autoritetet në Serbi thanë se po hetonin rastet, ndërsa shqetësimet për përpjekjet e Wagnerit për të rekrutuar ushtarë në Serbi dhe në vende të tjera, i shprehu edhe Departamenti amerikan i Shtetit.

Lidhje kanë ekzistuar edhe në të kaluarën. Në marsin e vitit 2017 një shtetas serb u dënua me një vit burgim me kusht për pjesëmarrje në konflikt në Ukrainë, në anën e grupit Wagner. Ky ishte një ndër 32 vendimet që Serbia mori kundër luftëtarëve që luftuan në pjesët e pushtuara të Ukrainës.

Njësia Wagner përballet me akuza të mundshme për krime lufte në Ukrainë, Siri dhe shtete të tjera afrikane, dhe është nën sanksione të Bashkimit Evropian (BE) që nga dhjetori i vitit 2021 për shkelje të të drejtave të njeriut në konflikte të armatosura në mbarë botën. Ajo gjithashtu është në listën e zezë të SHBA-së që nga qershori 2017 për shkak të përfshirjes në konflikte, në lindje të Ukrainës.

Në Serbi ka pasur raste ku serbët kanë luftuar për grupe të tjera ruse, siç ndodhi në qershor të vitit 2023, kur disa prej tyre u kthyen nga lufta në Ukrainë, pasi kishin luftuar për njësinë ruse Volk. Para kësaj, ata kishin qenë në trajnime të shkurtra në poligonet pranë Moskës.

Siç shkruante shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, rasti i këtij grupi është dëshmi e ekzistencës së një sistemi të fshehtë nëntokësor që siguron mbulesë ndërkombëtare për angazhimet nga Ballkani në front, dhe pjesëmarrjen në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Radio Evropa e Lirë pati arritur të intervistojë një nga luftëtarët nga Serbia, i cili ishte angazhuar si mercenar, pasi iu garantua anonimiteti. Dëshmia e tij dha një përshkrim të detajuar të përvojës së tij tetë-mujore gjatë viteve 2022-2023.

Dragani – identitet i njohur për REL-in - kaloi dy muaj në trajnim dhe gjashtë muaj të tjerë nën kontratë për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë, dhe ju dha gazetarëve të REL-it dokumente dhe fotografi që mundësuan konfirmimin e historisë së tij.

Ai ishte me rekrutë të tjerë serbë për dy muaj trajnim në poligonin ushtarak Alabino, në perëndim të Moskës, ku komandonte një person që prezantohej si Dima dhe një tjetër, oficer i supozuar i GRU-së, që prezantohej si Oleg.

Dragani tha se kishte marrë 110.000 rubla (rreth 1.215 dollarë) në dorë për secilin nga dy muajt e trajnimit dhe rreth dyfishin e kësaj shume për secilin nga gjashtë muajt e luftës në Ukrainë. Dragani vlerësonte se gjatë qëndrimit të tij në Alabino kanë qenë rreth rreth 25 serbë, dhe se supozohej të kishte serbë nga Serbia, por edhe nga Republika Sërpska e Bosnje-Hercegovinës, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, madje edhe një serb nga Franca. Radio Evropa e Lirë atëherë nuk mundi ta konfirmonte këtë informacion në mënyrë të pavarur.

Dragani tha se "kishte nënshkruar një kontratë gjashtëmujore me një kompani private ushtarake në tendën e Dimës dhe Olegut", megjithëse për Radion Evropa e Lirë nuk ofroi kopje të kontratës apo fotografi.

"Në kontratë mund të shihej se nuk kishte asnjë lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, por se ishte kompania private ushtarake 000 Redut", deklaroi ai për Radion Evropa e Lirë.

Departamentet hulumtuese të Radios Evropa e Lirë, Systema dhe Schemes, më parë konfirmuan se Rusia në atë kohë përdorte një kompani të quajtur PMC Redut për të rekrutuar dhe dërguar luftëtarë në Ukrainë. Siç zbuloi Radio Evropa e Lirë, në tetor 2023 njësia Volk ishte një nga 20 formacionet që luftonin në Ukrainë nën emërtimin Redut.

Dragani pohoi se nuk kishte vërejtje për procesin dy-mujor të trajnimit luftarak, që, sipas tij, zhvillohej nga ora 9:00 deri në orën 17:00, gjashtë ditë në javë, dhe se pas dy muajve në Alabino, ai u përfshi në luftën në Ukrainë, në janar 2023. Ai luftoi në betejat pranë Lisiçanskut në rajonin e Luhanskut dhe pranë Avdivkas në rajonin e Donjeckut.

Dragani gjithashtu tha se gjatë përvojës së tij tetë-mujore ka numëruar rreth 70 serbë të tjerë dhe shtoi se shumë prej tyre janë dërguar në beteja me shumë pak trajnim dhe krejtësisht të papërgatitur për luftë. Pas gjashtë muajve në Ukrainë, në qershor 2023, siç tha ai, ishte i zhgënjyer nga ajo që kishte parë në ushtrinë ruse.

"Nga këndvështrimi im, 'biznesi dhe korrupsioni lulëzojnë' dhe 'rusët, siç i imagjinojmë dhe i konsiderojmë ne serbët, ekzistojnë në një përqindje shumë të vogël’”, tha ai.

Para se të kthehej në Serbi, Dragani mori një certifikatë të rreme që pretendonte se kishte punuar në ndërtimtari. Atij i është dhënë një dokument që thoshte se kishte punuar për një kompani ndërtimi në Moskë për t'u mbrojtur në rast se autoritetet kufitare serbe dyshonin.

Luftëtarët nga Serbia u janë bashkuar forcave ruse në Ukrainë edhe përmes batalionit me emrin Sudoplatov. Radio Evropa e Lirë (REL) zbuloi detaje për dy luftëtarë me emrat e koduar "Sava" dhe "Dunav" të cilët pretendojnë se kanë qenë pjesë e këtij grupi dhe se u janë bashkuar forcave ruse në Ukrainë.

Batalioni Sudoplatov është themeluar në shtator të vitit 2022 si një njësi vullnetare pro-ruse që operon në jug të Ukrainës, në territorin e Zaporizhias, i cili aktualisht është nën pushtimin rus. Emri i batalionit vjen nga Pavel Sudoplatov, një ish-anëtar i shërbimeve të inteligjencës së Bashkimit Sovjetik (BRSS) gjatë sundimit të Stalinit, i cili mori pjesë në likuidimin e nacionalistëve ukrainas në fund të viteve 1930.

Ndër rastet në Bosnje dhe Hercegovinë për të cilat raportuan mediat ishte për njësinë Sova – njësi kjo që luftonte në anën ruse kundër forcave ukrainase në lindje të vendit. Njësia pretendonte se ishte themeluar nga Aleksandar Velimiroviç nga Banja Luka, i cili më parë quhej Ljubisha Bozhiç. Ai në fund të vitit 2023 shkroi se njësia tashmë kishte njëqind ushtarë të trajnuar./REL

maqedoni e veriut lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje