LIVE UPDATES
Bota

Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

Në bllokun politik shqiptar dominojnë akuzat për keqpërdorime mes kandidatëve për kryetar komune në Çair të Shkupit. Për shembull, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka akuzuar ish-ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, se mban kontakte me ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në Budapest.

6 Shtator 2025, 14:36 Nga I.A

Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e

SHKUP- Përgjimet e paligjshme, skandalet, fyerjet dhe gjuha e urrejtjes kanë lënë në plan të dytë debatin për zgjidhjet reale të problemeve të qytetarëve, në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahen më 19 tetor.

Në bllokun politik shqiptar dominojnë akuzat për keqpërdorime mes kandidatëve për kryetar komune në Çair të Shkupit. Për shembull, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka akuzuar ish-ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, se mban kontakte me ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në Budapest.

Shumica qeverisëse ka akuzuar, po ashtu, Osmanin se ka keqpërdorur 1.8 milion euro nga buxheti i shtetit për pastrimin dhe lyerjen e sallës, ku është mbajtur samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, duke i dhënë kontratën një kompanie që financon partinë e tij, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Osmani ka thënë se tenderi është zhvilluar ligjërisht dhe se as Prokuroria, as Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit nuk kanë gjetur shkelje.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka hedhur poshtë, siç i ka quajtur ai, manipulimet politike për gjoja dëshirën e shqiptarëve për ta ndarë Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se, nëse një synim i tillë do të kishte ekzistuar, do të ishte realizuar që në vitin 2001, kur shqiptarët kishin 15 mijë luftëtarë të armatosur.

Disa ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, Qeveria akuzon opozitën aktuale se ka ndërhyrë në sistemin e inteligjencës, duke ndjekur dhe dëgjuar në mënyrë të paligjshme liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë periudhës 2019–2024.

Të njëjtat akuza ai i ka ngritur edhe kur ka qenë në opozitë dhe është duke i përsëritur edhe tani që është në pushtet.

Duke folur në një seancë qeveritare këtë javë, Mickoski ka thënë se vendi po përballet me një skandal të ri: përgjime të paligjshme dhe keqpërdorim masiv të sistemit.

Ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB), Viktor Dimovski, i ka mohuar akuzat në rrjetin social Facebook dhe ka kërkuar që informacioni të deklasifikohet.

Opozita socialdemokrate e ka sfiduar Qeverinë të miratojë një rezolutë të përbashkët për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe për të përcaktuar linjat e kuqe politike.

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate në opozitë, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se do të publikojë një rezolutë për integrimin evropian, në të cilën do të vizatohen vijat e kuqe kombëtare.

“As kandidatët për poste, as votuesit nuk bëjnë dallim mes zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale, prandaj kemi tema dhe narrativë të të gjitha llojeve - madje edhe ato për integrimin në BE - në kontekstin e zgjedhjeve lokale, si këto që po vijnë”, thotë për Radion Evropa e Lirë politologu Bllagojçe Atanasovski.

Para zgjedhjeve lokale, politika është fokusuar më shumë te sulmet personale dhe temat që nuk lidhen direkt me problemet e përditshme të qytetarëve.

Politikanët përdorin vazhdimisht fjalë ofenduese, si “kriminel”, “dëgjues i verbër” e “mashtrues”, për të sulmuar njëri-tjetrin.

Lidhja Socialdemokrate opozitare akuzon kandidatin për kryetar bashkie të Shkupit, Orce Gjeorigijevski, se punon ekskluzivisht sipas urdhrave të liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, sepse, siç pretendon ai, po hesht për ndërtimet e paligjshme në qytet.

Të tjerë kandidatë për kryetarë bashkie kanë reaguar ndaj gjuhës së ashpër në rrjetet sociale, duke thënë se fushatat negative dhe sulmet personale ndaj tyre po përforcohen nga “militantët partiakë”.

Analisti politik, Xhelal Neziri, thotë se arsyeja përse mbizotëron e ashtuquajtura fushatë negative është se rivalët politikë nuk ofrojnë alternativa reale dhe të besueshme për zgjedhjet.

“Pavarësisht përpjekjeve për të prezantuar projekte të bukura dhe zgjidhje efektive për problemet e qytetarëve, është e vështirë t’i bindësh votuesit se ato do të realizohen. Shumica e kandidatëve kanë përvojë politike - gjë që tani i pengon ata të bindin publikun se do t’i mbajnë premtimet e tyre”, shpjegon Neziri.

Ai shton se mungesa e besimit te votuesit - se diçka mund të ndryshohet, një problem i gjatë mund të zgjidhet ose komuna të modernizohet - i detyron partitë të përqendrohen te fushata negative.

“Kjo formë e propagandës negative drejtohet nga motoja ‘unë jam i keq, por kundërshtari im është katastrofë’”, shton ai.

Politologu Atanasovski thotë se kjo qasje është pjesë e “folklorit politik” maqedonas.

“Qytetarët, thjesht, janë mësuar me këtë lloj politike dhe, për fat të keq, politikanët ua shërbejnë”, thotë ai.

Disa nga kandidatët kanë filluar tashmë një fushatë joformale, me premtimet për një jetë më të mirë.

“Unë mendoj se edhe kandidatët që nuk janë të rinj në politikë, kanë potencial për të zhvilluar një fushatë pozitive dhe për të shpërndarë energji optimiste, sepse jo të gjithë i kanë thyer premtimet e tyre në të kaluarën”, thotë Neziri.

Sipas Atanasovskit, jo gjithçka është aq “e zezë” në këtë fushatë zgjedhore.

Ai thotë se ka kandidatë për kryetarë bashkie që po zhvillojnë një fushatë pozitive dhe që i bazojnë premtimet e tyre në nevojat e qytetarëve në komuna.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut u shpallën më 9 gusht. Rundi i parë i votimit do të mbahet më 19 tetor dhe rundi i dytë dy javë më vonë, më 2 nëntor. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale me radhë që kur Maqedonia e Veriut fitoi pavarësinë./REL

bujar osmani nikolla gruevski izet mexhiti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj