Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Forca ajrore ukrainase ka thënë se shteti është goditur me 91 dronë rusë. Nuk është raportuar për viktima, por hetime janë duke u kryer. Qëndrimi i ashpër i Putinit ka ardhur pasi aleatët perëndimorë të Kievit janë mbledhur për të arritur pajtueshmëri rreth një force që garanton sigurinë e Ukrainës.
RUSI- Rusia e ka goditur sërish Ukrainën me një valë raketash, derisa presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se çdo ushtar të huaj të angazhuar në Ukrainë do ta konsiderojë “shënjestër legjitime”. Forca ajrore ukrainase ka thënë se shteti është goditur me 91 dronë rusë. Nuk është raportuar për viktima, por hetime janë duke u kryer. Qëndrimi i ashpër i Putinit ka ardhur pasi aleatët perëndimorë të Kievit janë mbledhur për të arritur pajtueshmëri rreth një force që garanton sigurinë e Ukrainës.
“Nëse shfaqet ndonjë ushtar aty, sidomos tani që luftimet janë duke vazhduar, ne do t’i konsiderojmë shënjestra legjitime”, ka thënë Putin në një forum ekonomik që është mbajtur më 5 shtator në Vlladivostok.
Paralajmërimi i Putinit shpërfaq qëndrimin e tij të palëkundur, prandaj janë bllokuar përpjekjet për të negociuar një marrëveshje për paqe në Ukrainë, prej një samiti të mbajtur mes presidentit rus dhe atij amerikan, Donald Trump në Alaskë.
Komentet e Putinit kanë ardhur vetëm një ditë pas takimit të të ashtuquajturit "Koalicion i Vullnetit", i cili është zotuar për një “forcë sigurie” për Ukrainën, dhe pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar se do të vazhdojë të hakmerret ndaj sulmeve ruse në objektet e energjisë, pavarësisht kritikave të Sllovakisë dhe Hungarisë - të dyja blerëse të naftës ruse.
Në Vlladivostik të Rusisë, Putini e ka nënvlerësuar rëndësinë e një takimi me Zelenskyn, mirëpo ka sugjeruar se mund ta takojë atë vetëm në një vend.
“Vendi më i mirë është kryeqyteti rus, qyteti i heronjve, Moska”, ka thënë Putin.
Zelensky dhe zyrtarë tjerë perëndimorë e kanë përshkruar këtë propozim si joserioz.
“Ai mund të vijë në Kiev”, ka thënë Zelensky në një intervistë për transmetuesin ABC News.
“Nuk mund të shkoj në Moskë kur shteti im po sulmohet me raketa çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi. Putini e kupton këtë”, ka thënë Zelensky.
Këto deklarata janë bërë pas disa takimeve të nivelit të lartë në Kinë, më herët gjatë javës, të cilat ia kanë bërë të qartë liderit rus se nuk është i izoluar në skenën botërore, pavarësisht shkëputjes së lidhjeve me Perëndimin, pas nisjes së luftës në Ukrainë më 2022.
Presidenti amerikan është shprehur disa herë shumë i zhgënjyer me Putinin, teksa tenton të ndërmjetësojë përfundimin e luftës. Ai ka vendosur disa herë ultimatume, dhe ka kërcënuar me vendosje të sanksioneve shtesë ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një pakt për paqe. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Putini e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
ushtar I përkulur në një trotuar afër një parkingu dhe duke tymosur vazhdimisht cigare, Majedeldin Abdulhai ka qenë duke mble...
Gaza GAZA- Dyzet e tetë pengje mbahen ende nga organizata terroriste Hamas në Gaza. Më shumë se gjysma e tyre besohet të...
Foto Ilustruese GAZA- Ushtria izraelite këtë mëngjes u bëri thirrje banorëve të qytetit të Gazës të largohen ...
Annalena Baerbock SHBA- Annalena Baerbock, ish-Ministrja e Jashtme gjermane, nuk mund ta lëshojë skenën e madhe botërore: Deri në ...
“Faktor pengues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia”. Kështu e justifikoi presidenti serb, Aleksandar Vu&ccedi...
Foto Ilustruese SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parasheh shpalljen e shteteve që ...
KE SHBA- Bashkimi Evropian po përgatit paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë , duke dërguar një de...
Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen FRANCË- Marine Le Pen, megjithëse zyrtarisht i është ndaluar të marrë pjesë në &c...
Protesta SERBI- Një protestë masive u mbajt ditën e djeshme në Novi Sad. Mijëra njerëz dolën në rrugët e Novi ...
foto nga arrestimet SHBA- Rreth 500 persona janë arrestuar në një fabrikë të Hyundai në Georgia nga autoritetet amerikane t&e...