LIVE UPDATES
Bota

Gabriel Escobar: SHBA ka kushte për mbështetjen e 'Ballkanit të Hapur'

Duke folur në Forumin e Prespës, Escobar kërkoi sërish përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit dhe integrimin e tyre për në Bashkimin Europian.

17 Qershor 2022, 22:23 Nga I.A
Gabriel Escobar: SHBA ka kushte për mbështetjen e 'Ballkanit
Gabriel Escobar

OHËR- Në Ohër të Maqedonisë së Veriut vazhdoi sot për të dytën ditë forumi i njohur si “Dialogu i Prespës” në të cilin folën zyrtarë amerikanë e evropianë dhe drejtues të qeverive të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Debati u përqendrua tek integrimet euratlantike dhe ndikimi i rrezikshëm nga propaganda ruse në rajon. I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar tha se SHBA i mbështesin nismat ekonomike por me kusht që ato të jenë integruese dhe të përfshijnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar foli për integrimet euro-atlantike si synime të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa tha se në vend të sfidave që janë të shumta do të përqendrohej tek mundësitë e unitetit dhe të vlerave të përbashkëta. Zoti Escobar tha se projekti i zgjerimit të BE-së ka një rëndësi të veçantë duke përfshirë ish-kundërshtarët e paktit të Varshavës dhe të NATO-s, ndërsa theksoi se Bashkimi Evropian ka eksportuar qëndrueshmëri dhe paqe.

Ai nënvizoi mbështetjen amerikane ndaj nismave evropiane apo rajonale që synojnë integrimin ekonomik.

“Ne e mbështesim Procesin e Berlinit, mbështesim Marrëveshjen për tregun e përbashkët CEFTA, si dhe Ballkanin e Hapur përderisa ai përqendrohet tek inetgriimi evropian dhe nëse mbetet i hapur për të gjitha shtetet”.

Ai tha se 70 përqind e ekonomisë së Ballkanit Perëndimor lidhet me tregun evropian, dhe proceset ekonomike duhet të jenë në kuadër të sundimit të ligjit, tregjeve të hapura dhe transparente e gjithpërfshirëse. “Nëse Ballkani i Hapur i plotëson këto kushte, do ta ketë mbështetjen amerikane”, tha zoti Escobar.

I dërguari britanik për Ballkanin, Stuart Peach tha se ndikimi rus nuk është një gjë e re; “Mjetet mund të jenë të reja; Zhurma e krijuar nga tragjedia e luftës së paligjshme në Ukrainë dhe për popullin e Ukrainës nuk kanë të ndalur. Dhe ne duhet të jemi shumë syçelë”, tha zoti Peach duke nënvizuar rrugën e nevojshme të integrimit të këtij rajoni në proceset euro-atlantike. Ai tha se Rusia ka militarizuar çështjet e energjisë dhe ekonomisë.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç duke kundërshtuar përpjekjet e një pjese të komunitetit ndërkombëtar lidhur me njohjen e ndërsjellë në mes Serbisë dhe Kosovës, bëri krahasime me angazhimet e fuqishme të grupit të shtatëshes për ta mbrojtur tërësinë tokësore të Ukrainës, sikundër bëjnë thirrje edhe për respektimin e rezolutave të tjera, si bie fjala për Sirinë, siç tha, ndërsa vërejti se asnjëherë nuk përmendet rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

“Të gjitha vendet e G7-ës e anashkalojnë rezolutën 1244 të KB dhe kjo flet se sa komplekse është e gjithë situata”. Kjo, sipas kryeministres serbe po e bën procesin e integrimit të Serbisë edhe më të vështirë.

“Ne do të luftojmë politikisht për tërësinë tonë tokësore përmes negociatave për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve me Prishtinën, sepse nga kjo varet qëndrueshmëria ekonomike dhe zhvillimi si dhe vendi ynë në BE”, tha ajo.

Në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”, Bërnabiç tha se përkundrazi nuk bie ndesh me procesin e Berlinit, ndërkohë që partnerët, sipas saj, janë të lirë të zgjedhin cilat nisma janë më të mira për ata.

Nga ana tjetër, ajo theksoi nevojën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, teksa i bëri thirrje bllokut që t’i hapë sa më parë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, sepse “kjo shkon në të mirë të sigurisë dhe mirëqenies ekonomike dhe politike të rajonit”.

Në tribunë ishte paraparë të fliste edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por ai nuk erdhi në Ohër për shkak të takimit me veteranët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministrja e jashtme Donika Gërvalla tha se Republika e Kosovës po bën përpjekje të afrohet sa më pranë strukturave të NATO-s, duke nënvizuar se kjo rrugë nuk është e lehtë për shkak se katër vende anëtare të Aleancës nuk e njohin pavarëssinë e Kosovës.

Ndërkohë, Presidentja Vjosa Osmani duke folur mbrëmë në takim theksoi ndikimet e rrezikshme nga propaganda ruse, ndërsa tha nga ana tjetër se popullit të Kosovës dhe rinisë së saj po i bëhet padrejtësi e madhe nga Bashkimi Evropian për sa i takon mosliberalizimit të vizave.

“Putini ka folur shumë për Kosovën, për Ballkanin Perëndimor dhe qartazi ai dëshiron të sajojë tregime të rreme dhe krahasime të rreme. Por vetëm një krahasim mund të bëhet: atë që Putini po bën sot, Millosheviçi po bënte para disa dekadash në rajonin tonë duke kryer krimet më të këqija kundër njerëzimit dhe genocid”, tha zonja Osmani.

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi permes një videomesazhi theksoi agresionin rus duke nënvizuar se pasojat e luftës kalojnë përtej Ukrainës dhe të gjithë rajonit. “Pasiguria për furnizimin me ushqime, ngritja e çmimeve të energjisë dhe vështirësitë financiare kanë shkaktuar probleme globale”, tha ai.

Zoti Varhelyi tha se Ballkani Perëndimor mbetet me pëprarësi për BE-në. “Prandaj, blloku ka përfshirë këtë rajon në planet e ndihmave për krizën me gazin dhe ushqimet. Ballkani perëndimor do të përfitojë nga kjo për të zvogëluar varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse”, tha ai. Komisioneri shtoi se instrumenti kryesor i BE-së mbetet plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor që do të mobilizojë deri 30 miliardë euro gjatë shtatë viteve të ardhshëm.

“Plani mund të rrisë prodhimin e brendshëm bruto të rajonit me mbi 3 përqind deri në vitin 2027, ndërsa do të ndihmojë të mbyllen boshllëqet e zhvillimit dhe të përshpejtojnë integrimin”, tha zoti Varhelyi.

Komisioneri Evropian theksoi shpresat se edhe Bullgaria do të përshpejtojë përpjejket dhe të veprojë njësoj ashtu sikur Greqia dhe Maqedonia e Veriut që kapërcyen mosmarrëveshjen mes tyre para katër vjetësh.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski foli për masat ekonomike që qeveria e vendit ka ndërmarrë për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë në kohë krize.

“Vazhdojmë të punojmë për evropianizimin e sistemit të përgjithshëm të shtetit; vlerat dhe demokracitë evropiane i zbatojmë brenda vendit. Jemi pjesë e familjes evropiane dhe i ndajmë vlerat e njejta", tha zoti Kovaçevski. Lidhur me nismën Ballkani i Hapur, ai tha se janë më të fuqishme argumentet që thonë se vendet e rajonit kanë më tepër levërdi ekonomike.

Zoti Kovaçevski tha se nuk ka alternativë tjetër për Masqëedoninë e Veriut përveç integrimit evropian.

Presidenti kroat Zoran Milanoviç duke folur një natë më parë në konferencë tha se Serbia dhe Kosova duhet ta njohin njëra tjetrën sepse ndryshe nuk ka lëvizje përpara. Ai foli për reagimin e para pak ditëve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç kur Kancelari gjerman Olaf Sholz ia kishte thënë të njejtën gjë. “Kjo nuk ka qenë asnjëherë në tryezën e bisedimeve dhe pse e sillni tani?”, ka qenë reagimi i zotit Vuçiç, sipas homologut të tij kroat, ndërsa kancelari i është përgjigjur se: “Duam të jemi të sinqertë me ju”, sipas zotit Milanoviç.

Konferenca Dialogu i Prespës mbahet në përvjetorin e marrëveshjes së arritur me Greqinë për problemin e emrit të Maqedonisë së Veriut. Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare dhe ekspertë të njohur të më shumë lëmive. Organizatori, që është Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, synon që ky takim të shërbejë si një tribunë për nxitjen e dialogut dhe zgjidhjes së problemeve në rajon dhe më gjerë.

Marrë nga VOA

gabriel escobar ballkani i hapur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj