LIVE UPDATES
Bota

Gara e kandidatëve për president në Maqedoninë e Veriut, e varur nga nënshkrimet e qytetarëve

Afati për paraqitjen e kandidaturave me nënshkrime apo me mbështetjen e 30 deputetëve, skadon më 8 mars.Ma

28 Shkurt 2024, 18:57 Nga Isuf Kadriu
Gara e kandidatëve për president në Maqedoninë e Veriut, e
Foto ilustruese

SHKUP- Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Arben Taravari nga koalicioni VLEN i opozitës shqiptare, dhe Maksim Dimitrievski nga Partia ZNAM (Për Maqedoninë tonë), janë të vetmit që deri më 28 shkurt, kanë mbledhur nga 10.000 nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, më 24 prill. Afati për paraqitjen e kandidaturave me nënshkrime apo me mbështetjen e 30 deputetëve, skadon më 8 mars. Deri atëherë nënshkrime do të mbledhin edhe tetë kandidatë partiakë dhe të pavarur, por prej tyre afër përmbushjes së kushtit për pjesëmarrjen në zgjedhje janë, Biljana Vankovska nga partia E Majta dhe Stevçe Jakimovski nga partia GROM (Opsioni qytetar për Maqedoninë). Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, tha se pas mbledhjes së nënshkrimeve kjo parti do të nisë me prezantimin e programit para opinionit, e që në fokus ka ndryshimin e modelit zgjedhor në të ardhmen, apo zgjedhjen e presidentit në Kuvend.

“Pas përfundimit me sukses të procesit, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Bujar Osmani do të fokusohen në prezantimin e ideve tona para qytetarëve, të cilat jemi të bindur se do të pranohen dhe do të mbështeten. Ideja progresive e liderit të partisë, Ali Ahmeti, është që presidenti të zgjidhet në Kuvend me dy të tretën e votave dhe me Badinter apo votim të dyfishtë, me votat edhe të bashkësive etnike për të parandaluar mbivotimin etnik apo imponimin e vullnetit vetëm të dy partive etnike maqedonase”.

Opozita shqiptare ndërkohë tha se mbledhja e nënshkrimeve për më pak se 24 orë për kandidatin e saj, Arben Taravari, flet se “shqiptarët e duan ndryshimin”.

“Neve na bashkon platforma, na bashkon programi, na bashkon oferta dhe zgjidhja konkrete për problemet e shqiptarëve. Pak kanë rëndësi ngjyrat partiake, individët dhe çështjet tjera. Për çdo ditë koalicionit VLEN, i bashkohen edhe grupe të tjera, organizata joqeveritare dhe intelektualë të pavarur. Në këtë kuadër flasin edhe anketat se kandidati ynë është fitues absolut i zgjedhjeve”, tha Izet Mexhiti, një nga drejtuesit e koalicionit opozitar VLEN.

Dy partitë më të mëdha maqedonase, Lidhja Social Demokrate e ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe VMRO DPMNE-ja opozitare e Hristijan Mickoskit, kanë numrin e mjaftueshëm të votave të deputetëve për zyrtarizimin e kandidaturave të tyre. Lidhja Social Demokrate pritet të shtunën, më 2 mars, të nominojë presidentin aktual, Stevo Pendarovski.

“U bëjmë thirrje të gjitha partive politike progresive, individëve e organizatave joqeveritare ta mbështesin kandidatin tonë dhe t’i bashkohen koalicionit Fronti Evropian”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Më 3 mars, kandidaturën e Gordana Siljanovska-Davkovas do ta promovojë edhe VMRO DPMNE-ja. Por, pavarësisht se kjo parti ka 30 deputetë për nominimin e saj në Kuvend, ajo ka vendosur që të mbledhë edhe 10 mijë nënshkrime. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, ngriti dyshime për “blerje të nënshkrimeve” nga disa parti politike.

“Jam i tmerruar nga informacionet që marr nga terreni se jepen madje edhe para për të siguruar nënshkrime për kandidaturat. Kemi raste të dokumentuara, të cilat i janë dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme për të vazhduar procedurën e ndjekjes penale. Sa i përket VMRO DPMNE-së, edhe pse nuk e kemi obligim pasi kandidatura jonë mund të propozohet vetëm me firmat e 30 deputetëve, megjithatë ne do të kërkojmë edhe mbështetjen e qytetarëve dhe besojmë se nënshkrimet do t’i mbledhin për disa orë”, u shpreh Mickoski.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj./ REL

maqedonia e veriut zgjedhje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj