LIVE UPDATES
Bota

Gara e kompanive për gjendjet e fuqisë punëtore

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani është shndërruar në një prej problemeve më të mëdha në këtë vend. Punëdhënësit po gjejnë zgjidhje kreative.

3 Gusht 2022, 11:35 Nga d.a.
Gara e kompanive për gjendjet e fuqisë punëtore
foto ilustruese

GJERMANI- Praktikisht gjysma (49.7%) e kompanive të pyetura në anketën e institutit ekonomik Ifo ankohen, se janë të detyruar të reduktojnë ofertën e tyre për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. E situata sa vjen e përkeqësohet: në të njëjën anketë të realizuar në prill, 43.6% e kompanive e kishin këtë problem, që ishte përqindja më e lartë që nga fillimi i matjeve të tilla në vitin 2009.

Në atë kohë vetëm dhjetë përqind e kompanive ankoheshin për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar. Por ndërkohë kjo është shndërruar në një problem shumë të madh. Sektori i shërbimeve është më i godituri, pavarësisht nëse janë vetëm punonjës të përkohshëm (77.9%) ose shërbime të specializuara intelektuale si këshilltarët tatimorë dhe auditorët (71%). Ankohen edhe kompanitë nga industria përpunuese (44.5%), tregtisë me pakicë (41.9) dhe tregtisë me shumicë (36.3%), në sektorin e ndërtimit (39.3%).

Ankesat më të vogla vijnë në kompanitë e sektorit farmaceutik (17.2 %) dhe industrisë kimike (24.1%). Ndërsa industria e automjeteve aktualisht ka probleme të tjera, kështu që ankohen vetëm 30.5 % nga kompanitë e anketuara, ndërsa ky numër në inxhinieri mekanike është vetëm pak nën mesataren (43%).

Perspektiva 

Ndërkohë që kompanitë e mëdha ende në një farë mënyre "arnojnë” prodhimin e tyre me punëtorët që kanë, për kompanitë e vogla dhe veçanërisht për artizanët, situata është një fatkeqësi e vërtetë. Për të gjetur punonjës të tjerë të mirë apo për t'i mbajtur disi punonjësit e mirë që kanë aktualisht, kompanitë e mesme detyrohen të kërkojnë zgjidhje të reja.

E tillë është gjendja edhe me Thomas Schmauser, i cili ka një kompani të vogël për instalime afër Nurembergut. Atë e kemi vizituar të enjten para një jave, kur ishte edhe dita e fundit e punës në javë për punonjësit e tij. Ata nuk punojnë të premteve, të shtunave dhe të dielave. Oferta për punonjësit tingëllon mirë, që të punojnë vetëm katër ditë në javë, ndonëse shefi i tyre ka dhe llogarinë e vet: nga e hëna deri të enjten ata punojnë nëntë orë e gjysmë, që në ndërtim ndodh shpesh, ndërsa më pas kanë tri ditë pushim. Pra 38 në vend të 40 orë pune në javë për të njëjtën pagë.

Maike Böhm është shumë e kënaqur, sepse ia vlen të udhëtosh diku gjatë fundjavës, mund të shkosh tek mjeku ose të bësh diçka tjetër të premten, pa pasur nevojë të marrësh pushim, thotë ajo. Edhe Lukas Plattner është i kënaqur: fakti që teorikisht punon pak më gjatë në disa ditë, nuk vërehet shumë, sepse neve na duhen të paktën gjysmë ore më shumë për të përgatitur veglat dhe për të pastruar kantierin e ndërtimit pas punës. Ai tani shpenzon më pak karburant për të shkuar në punë.

Më pak punë e më shumë para!

Edhe shefi është i kënaqur, sepse po ndodh diçka e çuditshme. Ka një gjysmë viti që punohet kështu ndërkohë që rezultatet janë më të mira se sa në kohën kur kanë punuar pesë ditë në javë. Shefja Stefanie Schmauser shpjegon: "Efekti pozitiv është se ne jemi më efikas në punë. Njerëzit pushojnë mirë, sepse janë të lirë nga e enjtja deri të hënën dhe kanë kohë për të shijuar kohën e lirë."

Schmauser thotë se as klientët nuk ankohen - të gjithë e dinë se si është gjendja në ndërtim. Me rëndësi është që puna të kryhet në kantier. Dhe kur puna kryhet shpejt, askush nuk pyet asgjë. Për këtë arsye kritikat më të shumta i dëgjon nga kolegët e tij dhe sipërmarrës të tjerë që e konsiderojnë këtë shkelje të konkurrencës së ndershme në treg.

E konkurrenca, për një punëtor të mirë po shtohet nga dita në ditë, thotë Daniel Terzenbach, anëtar i bordit të Agjencisë së Punësimit: "Sot, punëdhënësit duhet të bëjnë gjithçka për të tërhequr punonjësit. Mbajtja e punonjësve apo gjetja e njerëzve të rinj janë kthyer në sfidat më të rëndësishme për sipërmarrësit, sepse në tregun e punës ka gjithnjë e më pak njerëz”. Ndaj po mendohet edhe për mundësitë kreative të zgjidhjes së problemeve./DW/

daniel terzenbach

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj