LIVE UPDATES
Bota

Kush është Giorgia Meloni? Po përgatitet për t'u bërë kryeministre e Italisë

Ekstremistët e djathtë të "Fratelli d‘Italia" tani para zgjedhjeve të parakohshme në shtator kryesojnë me 22 përqind, nga katër përqind më 2018. Kryetarja Girogia Meloni mund të bëhet e para grua kryeministre e Italisë.

3 Gusht 2022, 10:38 Nga A.B
Kush është Giorgia Meloni? Po përgatitet për t'u
Giorgia Meloni

Një pllakatë dhe një kurorë e vyshkur të kujtojnë në Via della Scrofa në Romë, jo larg selisë së parlamentit në qendrën historike, luftëtarin e rezistencës antifashiste Alberto Marchesi. Më 1944 ai u ekzekutua nga SS gjermanë në shpellat Adreatine. Kjo pllakë përkujtimore ndodhet majtas portës së madhe me harqe në palazzo-n e lyer me të verdhë. Majtas saj ndodhet një pllakatë fare e vogël peçiklasi, që tregon selinë e partisë neofashiste "Fratelli d'Italia" në këtë ndërtesë. Një koinçidencë e habitshme kjo e këtyre pllakatave pranë njera-tjetrës.

Në Via della Scrofa 39 që nga viti 1946 kanë pasur selinë partitë neofashiste. Fillimisht lëvizja MSI, pas saj aleanca kombëtare dhe tani Fratelli d'Italia, që është emërtuar sipas vargut të parë të himnit kombëtar të Italisë. Giorgia Meloni, kryetarja e partisë, i ka kushtuar shumë rëndësi të qendruarit në këtë ndërtesë historike, ku kanë hyrë e kanë dalë pasuesit e ish-udhëheqësit fashist Benito Mussolini. Ajo sipas të dhënave të veta ka një qendrim të përcaktuar ndaj historisë: vazhdimisht në inervista Meloni thotë, se „diktatori Mussolini ka „qenë një personalitet i shumëanshëm". Nën Mussolinin ka pasur edhe gjëra të mira, vazhdon të jetë edhe sot mendimi i disa italianëve.

Pak distancë

Meloni nuk ka një distancim nga fashizmi. Në autobiografinë e saj ajo shkruan, se është e vetëdijshme, që politikisht po ecën në një fushë të minuar: "Ne jemi fëmijë të historisë sonë. Të të gjithë historisë sonë. Si për të gjitha kombet e tjera rruga jonë është ajo që ne kemi përshkuar, komplekse, shumë më e ndërlikuar, nga sa ne duam ta tregojmë." Vetëm kultin e udhëheqësit të fashizmit e refuzon kryetarja e partisë, shkruan ajo më tej. Një simbol i fashistëve është vazhdimisht i pranishëm, kur Giorgia Meloni p.sh. jep konferenca shtypi në selinë e partisë.

Pas saj qendron logoja e Frateli d'Italia: një flakë e stilizuar me ngjyrat italiane. Kjo flakë e përjetshme në kuptimin figurativ flakëron në varrin e Mussolinit. "Unë s'kam asgjë, për t'u shfajësuar në jetën time. Por në një nga tre diskutime televizive më kërkohet të flas për historinë dhe jo për politikën aktuale. Kjo nuk është e drejtë."

Jo më përshëndetje romake

Në përgatitjet për fushatën e kaluar elektorale Giorgia Meloni i pati udhëzuar anëtarët e partisë së saj në mbledhjet e brendshme që të mos bëjnë më deklarata ekstreme, të mos i referohen më fashizmit dhe në radhë të parë të mos përdorin më „përshëndetjen romake", "përshëndetjen hitleriane" me dorën e djathtë të shtrirë. Partia që së shpejti mund të nxjerrë kryeministren nga radhët e veta, duhet të dalë prej skajit ekstrem për t'u pozicionuar në „qendrën e djathtë". Tek e fundit Giorgia Meloni pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 25 shtator do të krijojë një koalicion qeverisës me partitë e djathta „Lega" nën Matteo Salvinin dhe "Forza Italia", e drejtuar nga Silvio Berlusconi. Synimi i saj është pra një koalicion me fasadën e së djathtës qytetare.

"Që Meloni ka arritur kaq shumë në Itali, kjo ka të bëjë me të gjithë ata, që e zbukurojnë atë. Që nga mediet, që insistojnë ta përkufizojnë Salvinin dhe Melonin si qendra e djathtë, e deri tek Berlusconi e Grillini, që e kanë sjellë atë në pushtet, e po ashtu edhe e majta e çorientuar, që e ka nënvleftësuar dhe legjitimuar atë", mendon gazetarja spanjolle, Alba Sidera, e cila prej vitesh trajton temën e së djathtës në Itali. "Meloni nuk ka dalë nga hiçi. Prej vitesh ajo përgatitet për t'u bërë kryeministre."

Funksionare neofashiste

Giorgia Meloni, lindur në vitin 1977, kur ishte nxënëse vetëm 15 vjeç u antarësua në „frontin e rinisë" të partisë neofashiste MSI, për të dhënë një shenjë kundër terrorit të së majtës ekstreme në ato vite në Itali. Më vonë ajo drejtoi unionin studentor të ekstremit të djathtë dhe më 2006 u zgjodh deputete në parlamentin italian. Më 2008 ajo ishte ministrja më e re e Italisë. Në moshën 31 vjeç ajo drejtoi Ministrinë e Rinisë në qeverinë e Silvio Berlusconit. Përpara dhjetë vjetësh Giorgia Meloni themeloi partinë "Fratelli d‘Italia", kryetare e së cilës është që nga viti 2014. Më 2020 ajo mori edhe kryesinë e grupit të partive europiane "ECR", ku bën pjesë ndër të tjera edhe partia polake PiS.

Populizëm puro

Me sloganin populist "Së pari Italia dhe italianët!" Meloni do të hyjë tani në fushatën elektorale. Ajo kërkon më shumë të mira sociale për familjet, më pak burokraci europiane, ulje taksash, ndalimin e imigracionit. Ajo dëshiron të rinegociojë kontratat e BE-së dhe antarësimin e Italisë në bashkimin monetar në zonën e euros. Abortet refuzohen prej saj, po ashtu si edhe martesat për të gjithë. Një sekretare për gjuhë të huaja nga profesioni ajo nuk ka përvojë në fushën e ekonomisë dhe politikës së jashtme. Gjatë gjithë karrierës së saj ajo ka punuar vetëm si deputete dhe funksionare partie.

Radikale e vetëdijshme

Ndaj kritikave të forta lidhur me personin e saj në kampin politik të së majtës, Giorgia Meloni reagon e shpenguar në një artikull në Facebook. Shkrimtarja Ginevra Bompani tha në intervistën për televizionin La7, "Meloni është e matufepsur ...ajo është e rrethuar nga nazistët." Meloni e sulmuar iu përgjigj në Facebook, se i vjen keq që gjithmonë e paraqesin „si gruaja e zezë".

Kundërshtarët e saj janë thjeshtë janë të dëshpëruar, që ajo është kaq e suksesshme. Është qesharake, thotë ajo, të më vendosësh mua në kontekst me Mussolinin, Hitlerin apo Putinin. "Unë në fakt mbështes Ukrainën", thotë Meloni. Në një intervistë televizive ajo u rekomandoi kritikëve të saj, që të marrin si shembull Francën apo Gjermaninë. Atje partitë populiste të djathta janë të suksesshme dhe askush nuk ka bërë skandal për këtë. "Përse duhet të funksionojë ndryshe në Itali?" Në Gjermani Meloni i referohet partisë AfD, që ndonëse ka humbur elektorat në zgjedhjet e fundit është e përfaqësuar me dhjetë përqind.

Në Europë kryetarja e "Fratelli d'Italia" synon që Italia të drejtojë për ta reformuar BE-në në një union ekonomik më të çlirët. Presidenti i Francës Emmanuel Macron është dobësuar, pasi i mungon shumica në parlament. Kancelari gjerman Olaf Scholz është i pasigurtë, u shpreh së fundi në një intervistë me RAI-n, Giorgia Meloni. Scholz nuk ka të njëjtën forcë si paraardhësja e tij Angela Merkel, thotë ajo. Ndaj ajo lë të kuptohet, se synon të japë drejtimin. Meloni është e martuar me një gazetar televizioni, i cili tregon kujdes për të krijuar imazhin e saj të ri serioz./DW

giorgia meloni itali

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë