3 Gusht 2022, 09:34
Nga d.a.
Putin dhe Schroeder
GJERMANI- Ish-kancelari gjerman dhe mik i Vladimir Putin, Gerhard Schroeder tha se presidenti rus dëshironte një zgjidhje të negociuar për luftën në Ukrainë dhe marrëveshja e muajit të kaluar për dërgesat e grurit mund të ofrojë një rrugë përpara.
“Lajmi i mirë është se Kremlini dëshiron një zgjidhje të negociuar. Një sukses i parë është marrëveshja e grurit, ndoshta që mund të zgjerohet ngadalë në një armëpushim.”,- tha Schroeder për të përjavshmen Stern duke shtuar se ai ishte takuar me Putinin në Moskë javën e kaluar.
Sipas Guardian, Schroeder tha se zgjidhjet për problemet thelbësore si Krimea mund të gjenden me kalimin e kohës, "ndoshta jo mbi 99 vjet, si Hong Kongu, por në gjeneratën e ardhshme". Ai tha se një alternativë ndaj anëtarësimit në NATO për Ukrainën mund të jetë neutraliteti i armatosur, si për shembull me Austrinë.
E ardhmja e rajonit Donbas të Ukrainës lindore, skena e luftimeve të ashpra, megjithatë, ishte më e ndërlikuar.
“Do të duhet të gjendet një zgjidhje e bazuar në modelin kantonal zviceran,” tha ai, duke shtuar se do të duhej parë nëse Putini do të kthehej në një “vijë kontakti” të paraluftës në një armëpushim.
Schroeder, kancelar gjerman nga viti 1998 deri në 2005, ka kritikuar luftën në Ukrainë, por ka refuzuar të dënojë Putinin, të cilin ai ende e quan një mik të ngushtë personal. I kritikuar gjithnjë e më shumë në Gjermani për qëndrimin e tij pro-rus, Shrëderit i është hequr e drejta për një zyrë të financuar nga publiku.
gerhard schroeder vladimir putin lufta ukraine-rusi
Bota
3 Gusht 2022, 09:25
d.a.
Pelosi ne Tajvan
Nga BBC
Tani që kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi ka arritur të vizitojë T...
Bota
3 Gusht 2022, 09:19
d.a.
Anija me grure
TURQI- Anija e parë e grurit që u nis nga porti i Odesës në Ukrainë, që nga pushtimi i Rusisë, ka mbë...
Bota
3 Gusht 2022, 09:10
s.s
Joe Biden
SHBA- SHBA u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të jenë vigjilentë kundër dhunës së mund...
Bota
3 Gusht 2022, 09:13
d.a.
Pamje nga referendumi
SHBA- Shteti konservator amerikan i Kansasit ka vendosur në një referendum të mbrojë të drejtat e abortit, n...
Bota
3 Gusht 2022, 09:05
d.a.
Ayman al-Zawahiri
SHBA- SHBA u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të jenë vigjilentë kundër dhunës s&eu...
Bota
3 Gusht 2022, 08:25
s.s
Nancy Pelosi
SHBA- Miliona njerëz u akorduan mbrëmjen e së martës për të gjurmuar një fluturim që transportont...
Bota
3 Gusht 2022, 08:14
s.s
Një anije e marinës së Tajvanit që patrullon ujërat midis ishullit dhe kontinentit kinez
SHBA- Stërvitjet ushtarake kine...
Bota
3 Gusht 2022, 08:09
A.B
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka organizuar mbrëmjen e djeshme një pritje për emigrantët në...
Bota
3 Gusht 2022, 08:03
A.B
Lizz Truss
BRITANI E MADHE- Votimi nga anëtarët e Partisë Konservatore të Britanisë për të zgjedhur kryeministrin e ardh...
Bota
3 Gusht 2022, 07:56
a,b
Ekonomisti 80-vjeçar Vincenzo Visco ka qenë profesor universiteti dhe ministër financash nën Romano Prodin - dhe tani është i ...