LIVE UPDATES
Bota

Gati 60 sulme ndaj trupave amerikane në Irak dhe Siri

Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara goditën qendrën e trajnimit të dielën në përgjigje të një sulmi të militantëve në një bazë të forcave amerikane.

15 Nëntor 2023, 15:13 Nga r.ll
Gati 60 sulme ndaj trupave amerikane në Irak dhe Siri
foto ilustruese

SIRI- Sulmet ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme nga militantë të mbështetur nga Irani vazhduan edhe këtë javë, me një goditje me raketa ndaj një baze amerikane në Sirinë lindore të martën. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon Carla Babb, Shtetet e Bashkuara thonë se masat për frenimin e Iranit po funksionojnë, por duket se ato nuk janë të mjaftueshme për të ndalur sulmet me dronë dhe raketa.

Në një video të publikuar nga Departamenti i Mbrojtjes mund të shihen pamje të sulmit më të fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj një qendre trajnimi, të përdorur nga mbështetësit e Iranit në lindje të Sirisë. Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara goditën qendrën e trajnimit të dielën në përgjigje të një sulmi të militantëve në një bazë të forcave amerikane.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë për Zërin e Amerikës se militantët e mbështetur nga Irani kanë sulmuar trupat amerikane në Irak dhe Siri të paktën 56 herë në më pak se një muaj, përfshirë pesë sulme të kryera të dielën.

Zëri i Amerikës e pyeti zëdhënësen e Pentagonit nëse Pentagoni e pranon se masat për frenimin e Iranit nuk po funksionojnë.

“Ne mendojmë se masat frenuese po funksionojnë. Nuk kemi parë një përhapje të konfliktit më gjerë në rajon. Sulmet që ne po kryejmë kanë për qëllim t’i dërgojnë një sinjal dhe mesazh të fortë Iranit dhe grupeve pro-iraniane që të ndalen. Ky është qëllimi i këtyre sulmeve ajrore”, thotë zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.

Zëri i Amerikës e pyeti zyrtaren e Pentagonit nëse Irani dhe grupet, që mbështeten prej tij e kanë kuptuar këtë mesazh.

“Mendoj se ne jemi duke i kryer sulmet ndaj këtyre grupeve me kujdes dhe në mënyrë të organizuar. Mendoj se Irani po e sheh në mënyrë të qartë këtë mesazh”, tha zonja Singh.

Më shumë se 50 amerikanë kanë pësuar lëndime të lehta nga sulmet e këtyre grupeve, thonë zyrtarët amerikanë. Një grup senatorësh amerikanë nga të dyja partitë thanë në një konferencë shtypi të martën se Shtetet e Bashkuara janë me fat që asnjë amerikanë nuk është vrarë në këto sulme dhe bënë thirrje për një reagim më të fortë ndaj Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

“Nëse Irani vazhdon të kërcënojë trupat tona në Siri dhe Irak, mendoj se një përgjigje e duhur do të ishte goditja e bazave dhe infrastrukturës së Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në Iran”, tha senatori republikan Lindsey Graham.

Ish-komandanti i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, Frank McKenzie tha për Zërin e Amerikës se pakësimi i trupave amerikane në rajon e ka bërë më të guximshëm Iranin.

“Qëllimi i tyre kryesor mbetet largimi i Shteteve të Bashkuara nga rajoni. Kjo është arsyeja për rritjen e këtyre sulmeve ndaj trupave amerikane”, tha ai.

Dy zyrtarë të mbrojtjes konfirmuan për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara vërtet ishin me fat gjatë një sulmi muajin e kaluar në bazën ajrore të Irbilit në Irak. Një dron u përplas me një ndërtesë banimi të trupave amerikane, por nuk shpërtheu. Një zyrtar tha se nëse droni do të kishte shpërthyer, disa ushtarë amerikanë do të ishin plagosur apo vrarë./VOA

sulm ndaj forcave amerikane ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj