15 Nëntor 2023, 12:38
Nga a.l
Dritan Abazoviç
MAL I ZI- Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka zbardhur planin e karteleve te drogës dhe atyre që merren me kontrabandë mallrash duke thënë se ura e komunikimit mes tyre është rrjeti Sky. Në një intervistë për median serbe, Nova.rs, ai tha se vendi i tij ka arritur ta fitojë luftën e vështirë kundër kontrabandës, ndërsa ka marrë një shembull konkret nga një aksion policor i zhvilluar në vend ku janë sekuestruar 2 mijë pako cigare. Në grupin që merrej me tregtimin e mallrave të paligjshme ndodheshin edhe shtetas nga Kosova.
"Problemi më i madh këtu ishte se nuk kemi mundur të luftojmë deep state-in, nuk arritëm të ndërrojmë të gjithë administratën apo sistemin gjyqësor, por i nisëm proceset. Kështu, filluam luftën kundër kontrabandës së cigareve, biznesi më i madh që ka bërë Mali i Zi në 30 vjet e fundit e që llogaritet në 500 milionë euro në vit. Ishin në kontejner për anije, u konfiskuan të gjitha, kjo nuk ndodh askund në botë”, tha Abazoviç. Por kjo sipas tij, shkakton probleme ne rajon. Ka njerëz përtej kufijve që nuk janë të kënaqur me këto rezultate sepse një pjesë e cigareve ka shkuar nëpër Rozhajë, ka dalë edhe në Kosovë, një pjesë lidhet edhe me njerëz në veri të Kosovës. Shumica e karteleve të drogës ka komunikuar aty me atë aplikacion. Në momentin që karteli në Europë u rrit aq shumë dhe kjo krijoi pasiguri për qytetarët e BE-së, Europoli e hapi këtë rrjet”, ndërsa shtoi se pjesë e rrjetit “Sky” janë edhe persona nga Kosova. Nuk e di me numra por ka edhe shumë njerëz nga Kosova që janë pjesë e këtij rrjeti. Ka njerëz nga Kosova që janë të lidhur edhe me kontrabandën me cigareve, por nuk mund të them se nga cila sferë janë ata”, u shpreh ish kreu i qeverisë malazeze.
dritan abazovic
Bota
15 Nëntor 2023, 12:30
h.k
Takistë ajrore elektrike
SHBA-Avioni i Joby me një pilot dhe katër pasagjerë kreu fluturimin e parë si taksi ajrore elektrik...
Bota
15 Nëntor 2023, 11:41
a.l
Emigrantët e paligjshëm
BRITANI E MADHE- Qeveria e Ruandës ka reaguar pasi Gjykata e Lartë rrëzoi planin e qeverisë&nb...
Bota
15 Nëntor 2023, 11:44
h.k
Shqiptaret
BRITANI E MADHE-Vdekja e Alfred Doskut në kampin e Brook House ka shkaktuar irritim tek shqiptarët që janë pjesë e kamp...
Bota
15 Nëntor 2023, 11:42
A.B
Rishi Sunak
Nga Ali Fortuese - Skynews
Kjo është ngjarje e madhe.
Tre sekretarë të brendshme janë larguar që kur Priti Pate...
Bota
15 Nëntor 2023, 11:34
a.l
Emigrantë të paligjshëm
BRITANI E MADHE- Partia Kombëtare Skoceze ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë...
Bota
15 Nëntor 2023, 11:29
A.B
Emigrante
BRITANI E MADHE- Gjykata e Lartë ka vendosur që skema e dëbimit të qeverisë së Ruandës është e palig...
Bota
15 Nëntor 2023, 11:17
h.k
Roberto Saviano
ITALI-Shkrimtari italian, Roberto Saviano ka reaguar ditën e sotme përmes një video në Facebook-un e tij mbi marrë...
Bota
15 Nëntor 2023, 10:57
a.l
SHBA
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një 54-vjeçar ka vrarë me th...
Bota
15 Nëntor 2023, 10:51
a.l
Brazil
BRAZIL- Në rrjet është duke qarkulluar një video që tregon momentin tronditës kur motori i një Airbus&...
Bota
15 Nëntor 2023, 10:46
A.B
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, takohen të enjten në Bruksel (16.11.),...