LIVE UPDATES
Bota

"Le Figaro": Macron është nën presion për të anuluar pjesmarrjen në samitin e NATO-s, frikësohen se e majta do të përfitojë nga mungesa e tij për vendosur kryeministrin

Sipas informacioneve të gazetës franceze "Le Figaro", Macron do të udhëtojë nesër në mëngjes me aeroplanin presidencial me destinacion Uashingtonin, teksa sot nis samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Megjithatë, disa zyrtarë qeveritarë dhe aleatë të kreut të shtetit francez kanë shprehur shqetësimin për mungesën 48-orëshe të presidentit në Elysee, pasi negociatat po zhvillohen në të gjitha drejtimet për formimin e qeverisë së ardhshme.

9 Korrik 2024, 15:28 Nga N.F
"Le Figaro": Macron është nën presion për të
Macron

FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron është nën presion të madh për të anuluar udhëtimin e tij në një samit të NATO-s pasi ndihmësit e afërt kanë frikë se e majta do të përfitojë nga mungesa e kreut të shtetit për të përshpejtuar bisedimet e saj dhe për të vendosur kryeministrin e vet në Matignon (rezidenca e kryeministrit).

Sipas informacioneve të gazetës franceze "Le Figaro", Macron do të udhëtojë nesër në mëngjes me aeroplanin presidencial me destinacion Uashingtonin, teksa sot nis samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Megjithatë, disa zyrtarë qeveritarë dhe aleatë të kreut të shtetit francez kanë shprehur shqetësimin për mungesën 48-orëshe të presidentit në Elysee, pasi negociatat po zhvillohen në të gjitha drejtimet për formimin e qeverisë së ardhshme.

"Deri në fund të javës e majta do të bie dakord për emrin e një kryeministri, prandaj duhet të organizohemi në çdo drejtim. Por nëse presidenti shkon në SHBA për dy ditë, nga ana jonë nuk do të ndodhë asgjë”, frikësohet një nga ministrat e tij, në kushte anonimiteti, duke theksuar nevojën për një negocim të shpejtë për të arritur një koalicion.

Deri në fund të javës, partitë që përbëjnë Frontin e Ri Popullor duhet të kishin lënë mënjanë mosmarrëveshjet për të paraqitur një kandidat të vetëm për kryeministër, ndërkohë që presidenti francez nuk pritet të hyjë në negociata thelbësore përpara datës 18 korrik, kur Asambleja Kombëtare do të takohet me përbërjen e re.


Dje, Macron i kërkoi Gabriel Atalit që të qëndrojë si kryeministër për aq kohë sa të jetë e nevojshme, me një sy edhe tek Lojërat Olimpike të Parisit, të cilat fillojnë pas rreth 2 javësh. Presidenti francez mund të shpresojë për një qeveri të tijën me mbështetjen e socialistëve, ambientalistëve dhe partive të tjera të Frontit Popullor, përveç Francës së Pabindur të Mélenchon-it, nëse ka edhe iniciativat e lëvizjeve. Edhe pse një skenar i tillë do të ishte i rrezikshëm për partitë që bashkëpunuan me Macron.

Duke dëgjuar shqetësimet nga kampi i tij, ai me të vërtetë po vë në dyshim idenë e anulimit të udhëtimit të tij në Shtetet e Bashkuara.

“Nuk ka asnjë pengesë. Nuk është në mendjen e tij të mos shkojë në NATO”, thotë ambienti i presidentit francez, sipas informacioneve të gazetës Le Figaro.

Megjithatë, duke shkuar në Uashington për tre 24 orë, kur çdo ditë vlen, e majta do të mund të arrijë një marrëveshje për emrin e kryeministrit. Nëse ia del, presioni do të jetë shumë i fortë për kthimin e tij”, paralajmëron ministri i paidentifikuar, duke shtuar se presidenti francez nuk e kupton rrezikun e një marrëveshjeje brenda Frontit Popullor të majtë.

"Nëse do të isha i majtë, atëherë do të organizoja një demonstratë përpara Elysees duke tundur çelësat," thekson ai.

macron france samiti i natos

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj