LIVE UPDATES
Bota

Konjufca: Kosova nuk mund të hedhë hapa për zbatimin e marrëveshjes derisa Serbia po shkel parimet e saj

Ai i bëri këto komente gjatë një konference shtypi pas një takimi me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, në një periudhë kur Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje për të ripërtërirë procesin e ngecur të bisedimeve.

9 Korrik 2024, 15:07 Nga r.ll
Konjufca: Kosova nuk mund të hedhë hapa për zbatimin e
glauk konjufca

KOSOVË- Kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca tha të martën se Serbia ka shkelur parimet e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve duke mos e njohur “de facto” Kosovën, dhe kjo sipas tij, u jep të drejtë autoriteteve në Prishtinë që të mos hedhin hapa për zbatimin e saj.

“Ju e keni dëgjuar për Asociacionin, Asociacioni është pika e shtatë. Asociacioni mund të ketë afat, por Asociacioni nuk është parim. Nëse ne sulmohemi nga Serbia, nëse ministri i Mbrojtjes së Serbisë thotë “kur ushtria të kthehet në Kosovë”, këtu janë shkelur parimet e marrëveshjes, kjo është fryma e marrëveshjes. Ne nuk kemi fqinjësi të mirë, ne kemi armiqësi jo për shkak tonin por për shkak të Serbisë dhe pozicionit të saj”, tha zoti Konjufca.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference shtypi pas një takimi me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, në një periudhë kur Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje për të ripërtërirë procesin e ngecur të bisedimeve.

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet që deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Dy takimet e fundit në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë dhe në nivel kryenegociatorësh të të dyja palëve, që synonin zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes, përfunduan pa ndonjë rezultat.

Bashkimi Evropian pret komentet e palëve për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces.

Zoti Konjufca tha se institucionet e Kosovës duhet të këmbëngulin që zbatimi i marrëveshjes të fillojë mbi parimet pasi sipas tij, nuk mund të ketë barazi sovrane mes shteteve kur Serbia tenton të zhvlerësojë marrëveshjen dhe të shkatërrojë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Kjo do të jetë korniza e shpjegimit të mënyrës se si ne e kuptojmë marrëveshjen dhe pse ne insistojmë së pari të nënshkruhet nga Serbia e pastaj të fillohet të zbatohet, ama të fillohet të zbatohet prej parimeve, jo prej datave, parimet nuk kanë data, aty shkruan ne jemi dy shtete sovrane sipas Kartës së OKB-së. Kur t’i e dhunon shtetin tjetër ke shkelur parimet ke shkelur Kartën e OKB-së”, tha zoti Konjufca.

Zoti Konjufca tha se bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndëshkojë Serbinë lidhur me agresionin në Banjskë në shtator të vitit të kaluar, pasi që, tha ai, Serbia do ta përsërisë atë skenar, por me përmasa shumë më të mëdha. Ai tha se Serbia duhet të shihet jo vetëm si rrezik për Kosovën, por edhe për qëndrueshmërinë dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O'Brien i tha të hënën agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputje të një pjese të Bosnjës dhe Hercegovinës, janë rreziqet kryesore për sigurinë në rajon.

Por, ai theksoi se forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë janë të gatshme “të pengojnë grupet e vogla lokale që të shkaktojnë dhunë”.

Diplomati amerikan ritheksoi mbështetjen ndaj bisedimeve Kosovë – Serbi dhe themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe sipas tij janë rreth 400 asociacione të komunave në të gjithë Evropën dhe se propozimi i Asociacionit për Kosovën do të ishte një i tillë.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se marrëveshja pavarësisht që nuk është nënshkruar, është ligjërisht e detyrueshme për Kosovën dhe Serbisë. Sipas tyre normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre është në qendër të angazhimit evropian rreth Ballkanit Perëndimor dhe se përparimi në zbatimin e marrëveshjes është i lidhur ngushtë me përparimin e të dyja palëve në proceset integruese./VOA

glauk konjufca

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj