13 Prill 2024, 16:41
Nga r.ll
sistem per mbrojtjen ajrore
BERLIN- Qeveria e Gjermanisë do ta furnizojë Ukrainën me një tjetër sistem ajror për mbrojtje ajrore, Patriot, teksa ajo përballet me luftën e Rusisë, ka thënë të shtunën ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Sipas një deklarate të lëshuar për media, sistemi do të dërgohet menjëherë në Ukrainë. Deri më tani Gjermania i ka dërguar Ukrainës dy sisteme Patriot. Sipas Ministrisë gjermane, sistemet e kanë dëshmuar vetën në luftën kundër agresionit rus.
Kjo dërgesë po bëhet teksa ministri Pistorius dhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Berbock po lobojnë intensivisht te partnerët për dërgimin të sistemeve mbrojtëse në Ukrainë.
“Terrori rus kundër qyteteve ukrainase dhe infrastrukturë së qytetit është duke shkaktuar vuajtje të pamatshme”, ka thënë Pistorius, sipas deklaratës. Më herët gjatë ditës, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrsky, ka thënë se “situata në frontin lindor është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme ditëve të fundit”.
Gjenerali i lartë amerikan, Christopher Cavoli, ka paralajmëruar ditë më parë se Ukraina nuk do të mund ta përballojë e vetme luftën kundër Rusisë, teksa një paketë masive e ndihmës amerikane vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara.
Ndihma është bllokuar prej disa republikanëve konservatorë, të cilët besojnë se çështjet e brendshme në SHBA duhet të kenë prioritet. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
gjermania lufta ne ukraine
Bota
13 Prill 2024, 16:27
r.ll
autori dhe pamje nga vendngjarja
AUSTRALI- Komuniteti i Sidnejt është ende në gjendje shoku pas incidentit të përgjakshëm q&e...
Bota
13 Prill 2024, 16:17
r.ll
Binyamin Achimair
IZRAEL- Një djalë 14-vjeçar izraelit, Binyamin Achimair, i cili u zhduk të premten në mëngjes në Bre...
Bota
13 Prill 2024, 15:53
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një serb në Zveçan.
Zëvendëskomandanti i policisë p...
Bota
13 Prill 2024, 15:49
S.B
Princi William dhe Kate
BRITANI E MADHE- Princesha e Uellsit Kate Middleton ka thyer heshtjen së bashku me Princin William duke ndarë nj&eum...
Bota
13 Prill 2024, 15:11
r.ll
valon aliu
KOSOVË- Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar një muaj paraburgim Valon Aliut, i dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares dhe p...
Bota
13 Prill 2024, 14:45
M.B
Ngushtica e Hormuzit, fotografi nga arkivi.
LINDJE E MESME- Pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit kanë zbritur të ...
Bota
13 Prill 2024, 14:41
M.B
Pamje nga Kina, pas rrëshqitjeve të dheut në janar.
KINA- Vërshimet, thatësirat, një tërmet dhe moti i ftohtë n&eum...
Bota
13 Prill 2024, 13:31
M.B
Paris
PARIS- Shefi i Departamentit policor në Paris, Laurent Nunez, ka thënë se shkalla e krimit ka rënë në mënyrë ...
Bota
13 Prill 2024, 12:21
S.B
Valon Aliu
FERIZAJ- I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares Erona Cokli në Ferizaj ditën e djeshme, ka dalë sot para Gjykat&eu...
Bota
13 Prill 2024, 12:08
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
AUSTRALIA- Gjashtë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë në gjendje serioze, për...