Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjykata e qytetit të Pragës vendosi më 20 tetor se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar përfshirjen e Aleksandr Franchettit në organizimin e një grupi kriminal dhe burgosjen e paligjshme të 11 banorëve pro-ukrainas të Krimesë gjatë aneksimit të gadishullit.

ÇEKI- Një gjykatë në Pragë ka shpallur të pafajshëm një shtetas rus i cili u akuzua për pjesëmarrje në aneksimin e paligjshëm të gadishullit të Krimesë nga Moska në vitin 2014.
Gjykata e qytetit të Pragës vendosi më 20 tetor se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar përfshirjen e Aleksandr Franchettit në organizimin e një grupi kriminal dhe burgosjen e paligjshme të 11 banorëve pro-ukrainas të Krimesë gjatë aneksimit të gadishullit. Franchetti do të qëndrojë në paraburgim sepse vendimi i gjykatës u apelua nga prokurorët.
Franchetti u arrestua në shtator të vitit të kaluar me kërkesë të Ukrainës. Kievi e akuzon atë se ka qenë pjesëmarrës aktiv në ngjarjet në Krime në vitin 2014 duke iu bashkuar formacioneve paraushtarake të quajtura “Era e Veriut” dhe “Vetëmbrojtja e Krimesë”. Të dy grupet ndihmuan në kapjen e linjave të energjisë dhe tubacioneve të gazit gjatë aneksimit.
Raportimet e mediave çeke thanë më herët se Franchetti-t iu dha qëndrimi i përhershëm në Republikën Çeke në vitin 2000 dhe ka punuar në vend si trajner palestre.
Rusia mori kontrollin e Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014 pas rrëzimit nga pushteti një muaj më parë të presidentit të atëhershëm Viktor Janukoviq. Moska u përpoq të legjitimonte aneksimin e saj me një referendum të organizuar që u konsiderua si i paligjshëm nga të paktën 100 vende./REL/
Johnson BRITANI- Pas dorëheqjes së kryeministres britanike Liz Truss, gara për ta pasuar atë ka marrë vrull. Brenda Partisë K...
Pamje nga vendngjarja GREQI- Skena paniku ndodhën në një treg publik në Kalambaka të kryeqytetit grek mesditën e s&...
xhamia INDONEZI Flakët e furishme kanë përfshirë kupolën e Xhamisë së Madhe të Qendrës Islamike të Xhakar...
Baerbock GJERMANI- Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka shpërndarë një fjalim të ministres së Jashtme gjermane, An...
Momenti kur roja ndërhyn në konflikt BRITANI- Një roje shkollë në Britaninë e Madhe është kthyer në hero,...
Meloni ITALI- Liderja e Fratelli D'Italia Giorgia Meloni, mbërriti në Quirinale për t'u pritur nga Presidenti i Republikës, Sergio...
Von der Leyen BRUKSEL- Shqetësimi i saj për anashkalimin e sanksioneve ndaj Rusisë nga vendet e treta dhe synimin e Komisionit Evropian...
Putin dhe Erdogan TURQI- Zëdhvnësi i Kremlinit Dmitry Peskov u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin ka qenë i hapur për negocia...
protesta ne Pakistan PAKISTAN- Të premten më 21 tetor, gjykata e lartë zgjedhore në Pakistan i ndaloi ish-kryeministrit Imran Khan t&eu...
Baerbock GJERMANI- Falë angazhimit diplomatik të qeverisë gjermane, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur të premte...