Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas vendimit, mijëra mbështetës të ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan, kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër përjashtimit të tij nga autoritetit zgjedhor i vendit.
PAKISTAN- Të premten më 21 tetor, gjykata e lartë zgjedhore në Pakistan i ndaloi ish-kryeministrit Imran Khan të mbajë poste publike për pesë vitet e ardhshme.
Pas vendimit, mijëra mbështetës të ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan, kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër përjashtimit të tij nga autoritetit zgjedhor i vendit.
Protestat filluan menjëherë pasi Komisioni Zgjedhor i Pakistanit i ndaloi ish-kryeministrit Khan të mbajë poste publike për shkak të fshehjes së dhuratave dhe të ardhurave nga shitja e tyre e supozuar gjatë kohës që shërbente si kryeministër.
Partia e ish-kryeministrit Khan, Tehreek-e-Insaf (PTI), thotë se vendimi do të kundërshtohet në gjykatën e lartë. Demonstrata nisën në kryeqytetin Islamabad, duke u përhapur më pas në qytetet Lahore, Faisalabad, Multan, Sialkot, Peshawar, Karachi, Quetta, si dhe në qytete dhe rrethe të tjera.
Në qytetin veriperëndimor Peshawar, mbështetësit e Khan-it bllokuan autostradën kryesore dhe gjithashtu u vunë flakën gomave për të ndërprerë trafikun.
Ndërkohë, Khan, i cili është zotuar se do të zhvillojë një "marshim të gjatë" drejt kryeqytetit Islamabad në përpjekje për të thirrur zgjedhje të parakohshme që janë planifikuar për tetorin e vitit të ardhshëm, thirri një takim urgjent të partisë për të diskutuar kursin e ardhshëm të veprimit.
Khan, ish-lojtar i kriketit, ka organizuar disa mitingje anti-qeveritare që nga muaji prill kur u rrëzua nga pushteti në një votë mosbesimi në parlament. Në zgjedhjet e pjesshme në fillim të kësaj jave, Khan fitoi gjashtë nga shtatë vendet e Asamblesë Kombëtare për të cilat ai garonte në të gjithë vendin./REL/
Baerbock GJERMANI- Falë angazhimit diplomatik të qeverisë gjermane, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur të premte...
36-vjecari GREQI- Punonjësi administrativ i spitalit Metaxas, 36-vjeçari që akuzohet për marrëdhënie seksuale me nj&eu...
foto ilustruese INDI- Një pacient i sëmurë me ethet e dengës(sëmundje nga mushkonjat) në Uttar Pradesh të Indi...
Emine Berisha KOSOVË- Një 30-vjeçare e identifikuar si Emine Berisha nga Samadrxha e Suharekeës është denoncuar e zhdu...
Austin dhe Shoigu RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe homologu i tij rus Lloyd Austin kanë biseduar sot në telefon për...
Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se për aq kohë sa Suedia nuk ekstradon të dyshuarit për terrorizëm n&e...
Foto Ilustruese UKRAINË- Një simulim tregon se si një luftë bërthamore midis Rusisë dhe NATO-s mund të ç...
Haradinaj dhe Kurti KOSOVË- Ditën e sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kreun e Aleancës p&eum...
Ben Wallace ANGLI- Me kalimin e orëve, drejtuesit e klasit të parë të konservatorëve që mund të pretendonin dr...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë i vetmi nga përfaqësuesit e partive opozitare që i ka shkuar...