LIVE UPDATES
Bota

Gjykata e Kolorados i ndaloi pjesëmarrjen në zgjedhje, çfarë do të thotë kjo për fushatën e Trump

Një shumicë e thjeshtë e Gjykatës Supreme të Kolorados, ka marrë vendim që Trump të diskualifikohet në zgjedhjet e këtij shteti, sipas pikës 3 të Amendamentit të 14-të të Kushtetutëss amerikane, e cila ia ndalon secilit, që është përfshirë në “kryengritje apo rebelim”, që të jetë në krye të një zyre federale.

20 Dhjetor 2023, 18:39 Nga a.l
Gjykata e Kolorados i ndaloi pjesëmarrjen në zgjedhje,
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është diskualifikuar për rundin e parë të zgjedhjeve të Kolorados, me një vendim të Gjykatës Supreme të këtij shteti, vendim i pazakonshëm, që nuk dihet nëse do të ketë implikime në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Çfarë thuhet në vendim?

Një shumicë e thjeshtë e Gjykatës Supreme të Kolorados, ka marrë vendim që Trump të diskualifikohet në zgjedhjet e këtij shteti, sipas pikës 3 të Amendamentit të 14-të të Kushtetutëss amerikane, e cila ia ndalon secilit, që është përfshirë në “kryengritje apo rebelim”, që të jetë në krye të një zyre federale.

Një gjykatë më e ulët në këtë shtet, pati vendosur paraprakisht që veprimet e Trumpit, më 6 janar të vitit 2021, janë të barasvlefshme me kryengritje, por nuk e ka diskualifikuar atë, duke thënë se pika 3 nuk aplikohet për presidentët.

Më 6 janar, një turmë e madhe është rebeluar në ndërtesën e Kongresit amerikan, derisa ligjvënësit kanë qenë duke e certifikuar fitoren e presidentit aktual Joe Biden në zgjedhje.

Gjykata Supreme në Kolorado e ka pauzuar vendimin e vet, për rishikim eventual nga Gjykata Supreme e SHBA-së, të cilin Trump ka thënë se menjëherë do ta kërkojë.

A do të mund të zbatohet vendimi?

Rasti është i pashembullt pasi në pikën 3 përfshihen disa çështje. Ai është hartuar pas Luftës Civile në SHBA dhe rrallë është përmendur. Ende nuk është e qartë se si do të vendosë Gjykata Supreme, mirëpo ajo është e dominuar me shumicë konservatore, e cila përfshin tre persona të emëruar prej Trumpit, disa prej të cilëve janë skeptikë nëse gjykatat duhet të kenë kompetenca që nuk janë krejtësisht të bazuara në legjislacion.

Ky ka qenë shqetësimi kyç i gjykatësve të Kolorados, disa prej të cilëve, që e kanë kundërshtuar vendimin, kanë thënë se Trumpit nuk mund t’i pamundësohet një e drejtë bazike, pa një proces adekuat. Ata kanë thënë se Trumpi nuk është i dënuar për rebelim nga ana e një jurie.

“Gjykata Supreme në Kolorado e ka lëshuar një vendim të gabuar dhe ne do ta apelojmë në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë një zëdhënës i fushatës.

Ai dhe aleatët e tij e kanë kritikuar rastin e diskualifikmit në Kolorado dhe disa tentime të ngjashme në shtetet tjera, duke i cilësuar si jodemokratike, dhe si pjesë e komploteve të rivalëve të tij politikë për ta mbajtur larg zyrës së presidentit.

Si mund të ketë ndikim në zgjedhje ky vendim?

Edhe nëse ky vendim i mbijeton rishikimit të Gjykatës Supreme, ai do të jetë i parëndësishëm për rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2024, sepse Trumpit nuk i duhet ta fitojë Koloradon dhe as nuk pret, duke marrë parasysh bazën e madhe të demokratëve.

Koloradoja i ka nëntë prej 270 votave të nevojshme elektorale që i duhen një kandidati për të fituar pozitën e presidentit. Biden ka fituar më shumë se 13 për qind të pikëve totale në zgjedhjet e vitit 2020.

Mirëpo, vendime të ngjashme mund të merren edhe në shtetet tjera që Trumpi duhet t’i fitojë patjetër për t’u bërë president, dhe meqë gjykatat e këtyre shteteve nuk janë të lidhura me vendimin e Kolorados, gjyqtarët e tyre mund ta analizojnë në hollësi vendimin e kolegëve, për të marrë, më pas, vendime në të ardhmen.

Cili është statusi i rasteve tjera të diskualifikimit të Trumpit?

Votuesit dhe grupe të ndryshme kanë tentuar të bllokojnë Trumpin nga gara edhe në mbi 12 shtete tjera, mirëpo në të paktën shtatë prej tyre kanë dështuar, për arsye të ndryshme.

Gjykatat në Miçigan, Nju Hempshir dhe Florida, i kanë hedhur poshtë këto raste, për shkak të arsyetimeve procedurale dhe juridike, dhe disa kanë thënë se gjykatat nuk kanë pushtet për të diskualifikuar njëanshëm një kandidat nga gara në zgjedhje. Edhe Gjykata Supreme e Minesotas, e ka hedhur poshtë një tentim të tillë për diskualifikim./ REL 

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj