LIVE UPDATES
Bota

Gjykata e Lartë e prirur të refuzojë përjashtimin e Trump nga e drejta për t’u zgjedhur

Gjykatës konservatorë dhe liberalë ngritën pikëpyetje të enjten nëse ish-Presidenti mund të përjashtohet nga e drejta për t’u zgjedhur sërish President, për shkak të rolit të tij në trazirat 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol.

8 Shkurt 2024, 22:40 Nga r.ll
Gjykata e Lartë e prirur të refuzojë përjashtimin e Trump
foto ilustruese

SHBA- Gjykata e Lartë duket e prirur të refuzojë përpjekjet për të mbajtur jashtë zgjedhjeve ish-Presidentin Donald Trump.

Një vendim përfundimtar për zotin Trump, i cili udhëheq garën presidenciale tek republikanët, do t’i jepte fund përpjekjeve në shtetet Kolorado, Mein e të tjerë, për përjashtimin e tij nga fletët e votimit.

Gjykatës konservatorë dhe liberalë ngritën pikëpyetje të enjten nëse ish-Presidenti mund të përjashtohet nga e drejta për t’u zgjedhur sërish President, për shkak të rolit të tij në trazirat 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol.

Shqetësimet e tyre kyçe lidheshin me faktin nëse Kongresi duhet të veprojë përpara se sa shtetet të mund të përdorin një dispozitë kushtetuese që u hartua pas Luftës Civile, sipas së cilës, ish - zyrtarët të cilët janë “përfshirë në kryengritje” përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur. Pati po ashtu pyetje lidhur me faktin nëse kjo dispozitë kushtetuese mund të zbatohet ndaj një Presidenti.

Gjykatësja Elena Kagan ishte mes gjykatësve që kërkoi të dinte se “përsë një shtet mund të vendoste se kush mund të zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara”.

Tetë nga nëntë gjykatës sugjeruan se ishin të hapur ndaj së paku disa prej argumenteve të dhëna nga Jonathan Mitchell, avokati i zotit Trump në Gjykatën e Lartë. Do të mjaftonte që gjykatësit të arrijnë në përfundimin se edhe vetëm një nga këto argumente është bindës, që zoti Trump të fitojë çështjen.

Vetëm gjykatësja Sonia Sotomayor u duk se mund të votonte për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të Kolorados, e cila arriti në përfundimin ie zoti Trump “u përfshi në kryengritje” dhe përjashtohet nga e drejta për t’u zgjedhur. Gjykata e këtij shteti vendosi se emri i zotit Trump nuk duhet të figurojë në fletët e votimit për zgjedhjet paraprapke republikane në këtë shtet, në 5 mars.

Gjykatësit pothuajse nuk i kushtuan kohë diskutimit nëse zoti Trump në fakt “u përfshi në kryengritje” pas zgjedhjeve të vitit 2020.

Padia për të mos lejuar kandidimin e Trump u depozitua nga një grup votuesish në Kolorado. Përfaqësuesi i tyre, Jason Murray vuri në dukje faktin se zoti Trump nxiti sulmin ndaj Kapitolit për të penguar transferimin paqësor të pushtetit “për herë të parë në histori”.

Avokati Mitchell argumentoi se trazirat e Kapitolit nuk ishin kryengritje, por edhe në rast se do të ishin të tilla, zoti Trump nuk mori pjesë në to.

Zoti Trump, duke folur për gazetarët pas shqyrtimit të agrumentave në Gjykatën e Lartë, tha se “seanca ishte e bukur për t'u ndjekur për disa aspekte", edhe pse ai u ankua për ngritjen e kësaj çështjeje.

"Shpresoj se në këtë vend demokracia do të vazhdojë," u tha ai gazetarëve në klubin e tij Mar-a-Lago të Floridës.

Gjykatësit dëgjuan për më shumë se dy orë argumentet në çështjen që bazohet në pikën 3 të amendamentit 14 të Kushtetutës.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Robert ngriti shqetësimin se një vendim i tillë kundër zotit Trump mund të nxiste përpjekje për të përjashtuar kandidatë të tjerë nga zgjedhjet dhe “në disa raste këto përpjekje mund të rezultonin të suksesshme”.

Avokatët e zotit Trump argumentuan se ky amendament kushtetues nuk mund të shfrytëzohet për t’i hequr zotit Trump të drejtën për t’u zgjedhur, për një sërë arsyesh.

Së pari, ata thonë se trazirat e 6 janarit nuk ishin kryengritje, por edhe në rast se do të përbënin kryengritje, ai nuk mori pjesë. Po ashtu, kjo dispozitë, sipas tyre nuk vlen për presidentët dhe kandidatët për president.

Ata thonë, se edhe nëse për të gjitha këto arsyetime, e kanë gabim, i takon Kongresit që të vendosë se si duhet të zbatohet kjo klauzolë e kushtetutës./VOA

donald trump shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj