LIVE UPDATES
Bota

Gjykata e Strasburgut kundër amnistimit të ish-zyrtarëve maqedonas

Ky vendim i ish-presidentit Ivanov shkaktoi reagime të ashpra nga ana e faktorit ndërkombëtar, si dhe reagime në opinionin e brendshëm, të cilat u përcollën dhe me protesta nga organizatat jomeritore nën ombrellën e Revolucionit të larmë me moton “nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”.

16 Shkurt 2023, 15:45 Nga I.A
Gjykata e Strasburgut kundër amnistimit të ish-zyrtarëve
Strasburg

FRANCË- Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg të enjten ka njoftuar se është e papapranueshme kërkesa e ish-funksionarëve të VMRO DPMNE-së, të cilët iu drejtuan këtij institucioni që t’u njihet e drejta e amnistisë nga ana e ish-presidentit të Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Ivanov. Ndryshe, ish-presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në prill të vitit 2016 mori vendim të amnistojë (falë) 54 persona të dyshuar nga Prokuroria Speciale për shpërdorim të detyrës përkatësisht për përfshirje në afera korruptive, si dhe mashtrime zgjedhore. Ky vendim i ish-presidentit Ivanov shkaktoi reagime të ashpra nga ana e faktorit ndërkombëtar, si dhe reagime në opinionin e brendshëm, të cilat u përcollën dhe me protesta nga organizatat jomeritore nën ombrellën e Revolucionit të larmë me moton “nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”.

Pas kësaj, ish-presidenti Ivanov pas 10 ditëve u detyrua të tërheqë vendimin për amnistinë. Në Gjykatën e Strasburgut ishin ankuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe ajo e Punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, ish-drejtori i Policisë sekrete, Sasho Mijallkov, dhe shefi i kabinetit të tij, Toni Trajkovski, ish-kryetarët e komunave Vlladimir Talevski dhe Edmond Temelko. Ish-zyrtarët u ankuan në Strasburg me arsyetimin se ishin shkelur “të drejtat e tyre për një gjykim të drejtë dhe e drejta e tyre për liri dhe siguri”. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg vlerëson se ish -zyrtarët e lartë të akuzuar dhe një pjesë e të cilëve tashmë janë të dënuar, nuk i kanë shterur të gjitha mjetet juridike në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk janë shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike vendore, gjegjësisht nuk janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë që i ofron sistemi juridik i Maqedonisë së Veriut”, theksohet në vendimin e Gjykatës në Strasburg.

Të akuzuarit dhe dënuarit nga lëndët e proceduara nga Prokuroria Speciale mbetet t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut pasi të kenë përfunduar proceset gjyqësore për këto lëndë në të gjitha instancat e gjykatave në Maqedoninë e Veriut. Ish-gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Mirjana Llazarova Trajkovska, thotë për Radion Evropa e Lirë se të dënuarit dhe të akuzuarit nga rastet e hapura nga Prokuroria Speciale Publike fillimisht duhet t’i shqyrtojnë të gjitha mundësitë ligjore që kanë në vend dhe më pas t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut.

“Pasi të jenë shterur të gjitha mundësitë juridike, të gjithë këta që janë ankuar, kanë të drejtë sërish të ngrenë një ankesë tjetër para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thotë Llazarova.

Për Prokurorinë Publike ishte i pritur vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të mos i pranuar ankesat.

“Ky vendim tregon se Gjykata padyshim ka besim tek autoritetet gjyqësore maqedonase për të sjellë drejtësi. Procedurat do të vazhdojnë para gjykatave kompetente në përputhje me të gjitha rregulloret vendore dhe ndërkombëtare”, thotë për Radion Evropa e Lirë Prokurori Lubomir Jovevski.

Ndërkohë, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pret që gjykatat e vendit të kryejnë tani punën e tyre lidhur me personat që ndiqen penalisht në rastet e Prokurorisë Speciale Publike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke e cilësuar atë si një vendim që është në favor të shtetit.

“Argumentet e Qeverisë lidhur me papranueshmërinë e kërkesave janë respektuar plotësisht nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, theksohet në reagimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për mediat.

Pas bisedave të përgjuara, të cilat në vitin 2015 i publikoi kryetari i opozitës së atëhershme, Lidhjes Social Demokrate, Zora Zaev, doli në pah se funksionarë të lartë të shtetit e kishin keqpërdorur detyrën zyrtare duke u përfshirë në afera korruptive. Me marrëveshjen e Përzhinës, u formua Prokuroria Speciale Themelore, detyra e së cilës ishte t’i hetojë këto raste dhe të ngre procedurë juridike për këto raste në organet e drejtësisë.

Në bazë të bisedave të përgjuara, Prokuroria Speciale ngriti 17 akuza ndaj 94 personave. Një pjesë e lëndëve tashmë kanë përfunduar dhe disa të tjera janë në proces. Aktualisht, dënimin e vuajnë ish-ministrat Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, drejtori i Policisë Sekrete Sasho Mijallov etj. Ndërkaq, ish-kryeministri Nikolla Gruevski i është shmangur vuajtjes së dënimit me burgim me arratisjen në Hungari, ku ka kërkuar azil politik.

Marrë nga REL

gjorgje ivanov nikolla gruevski mile janakievski

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj