LIVE UPDATES
Bota

VOA: Kosova përballet me sfida në përvjetorin e pavarësisë

Kosova duhet të punojë shumë për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të luftuar papunësinë, probleme këto të rritura edhe më shumë nga kriza globale pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti megjithatë beson se vendi ka shënuar përparim.

16 Shkurt 2023, 15:41 Nga I.A
VOA: Kosova përballet me sfida në përvjetorin e
Kosove

KOSOVË- Ndërsa Kosova po përgatitet të festojë 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Serbia, me një seri aktivitetesh gjatë që do të zgjasin disa javë, vendi ende ndeshet me sfida serioze në negociatat me Serbinë dhe lidhjet me fuqitë perëndimore. Por përpjekjet për pajtim me Serbinë, janë në qendër të këtyre sfidave, në një kohë kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara bëjnë presion për një normalizim më të shpejtë të lidhjeve të dy ish-armiqve. Përpjekjet janë shtuar nga frika e një konflikti tjetër të padëshiruar në Ballkan, dikur vatër krizash.

Kosova duhet të punojë shumë për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të luftuar papunësinë, probleme këto të rritura edhe më shumë nga kriza globale pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti megjithatë beson se vendi ka shënuar përparim.

“Ne kemi përparuar. Kemi pasur stabilitet institucional, veçanërisht në këto dy vite. Ne po luftojmë krimin dhe korrupsionin. Ne po aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës për anëtarësim në BE. Gjithashtu, ne duam t'i bashkohemi Partneritetit për Paqe të NATO-s. Në këtë pranverë do të marrim pjesë në manovrat ushtarake ‘Defender Europe 23” me 1365 ushtarë duke u futur kështu në mesin e vendeve të pakta mikpritëse të këtyre stërvitjeje me NATO-n. Pra Kosova është shpresëdhënëse dhe optimiste”, thotë kryeministri Albin Kurti.

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ka marrë së fundi pothuajse tërë vëmendjen. Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së kanë vizituar vazhdimisht Prishtinën dhe Beogradin në muajt e fundit për t'i inkurajuar të pranojnë një propozim të ri për normalizimin e marrëdhënieve dhe për të forcuar mundësitë e tyre për anëtarësim në BE. Një dialog Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja ka vazhduar që nga viti 2011, por pak nga 33 marrëveshjet e nënshkruara janë zbatuar.

“Mendoj se po i afrohemi një marrëveshjeje me Serbinë, por nuk jam e sigurt se do të përfundojë brenda këtij viti. Për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha mes udhëheqësve të të dyja vendeve nuk besoj se do të zgjidhet së shpejti”, thotë Adea Kondoroli, banore e Prishtinës.

Detajet e propozimit nuk janë bërë ende publike, por ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier, tha se propozimi “është një hap i përkohshëm, që ... do të rregullonte marrëdhëniet në mënyra shumë domethënëse dhe do të ishte me përfitim të madh si për Kosovën dhe për Serbinë.”

Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Prishtinës për të zbatuar një marrëveshje të vitit 2013 për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në veriun e Kosovës, i cili do të koordinonte punën në arsim, kujdes shëndetësor dhe zhvillimin ekonomik në nivel lokal.

Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli një pjesë të planit jokushtetues pasi nuk përfshinte etni të tjera dhe mund të përfshinte edhe kompetenca ekzekutive.

“Është momenti i duhur për një marrëveshje, kur ke parasysh angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht këmbënguljen më të madhe të Amerikës për një marrëveshje përfundimtare. Por kur shohim qasjen negative të Serbisë, jam pak skeptik se do të kemi një marrëveshje të përgjithshme”, thotë Valon Alia, banor i Prishtinës.

Kosova është e shqetësuar se themelimi i Asociacionit përfundimisht do të minojë shtetësinë si rezultat i ndikimit të Beogradit dhe do të bëhet e ngjashme me Republikën Serbe të Bosnjes. Kosova është njohur nga 117 vende, duke përfshirë SHBA-në dhe shumicën e fuqive perëndimore dhe i është bashkuar rreth 200 organizatave ndërkombëtare. Por ajo nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së. Serbia, e cila e konsideron Kosovën si djepin e qytetërimit të saj, ende e sheh Kosovën si pjesë të territorit të saj, të mbështetur nga Rusia dhe Kina.

“Nëse i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë këtë vit, kjo do të jetë një gjë e madhe, jo vetëm për Kosovën, por do të thoja veçanërisht për Serbinë”, vlerëson kryeministri Kurti.

Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, nëntë vjet pas bombardimeve 78-ditore të NATO-s në vitin 1999, që i dhanë fund shtypjes së popullsisë shqiptare nga forcat serbe.

Dy vjet më vonë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se “deklarata e pavarësisë së Kosovës, e miratuar më 17 shkurt 2008, nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Marrëdhëniet me Serbinë kanë mbetur të tensionuara.

Vitin e kaluar Serbia i kërkoi zyrtarisht misionit të Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO, ose KFOR-i, që të dërgonte 1000 trupa për të mbrojtur pakicën e saj, kryesisht në veri të Kosovës. Banorët serbë aty kishin ngritur 16 barrikada duke bllokuar rrugët në veri pas arrestimit të një oficeri policie.

Prishtina akuzon Beogradin se po shfrytëzon pakicën serbe, për të cilën thotë se është vetëm 7% e popullsisë prej 1.8 milionë banorësh, për të rritur tensionet dypalëshe dhe vetëm fuqitë perëndimore mund ta zgjidhin situatën. Lars-Gunnar Wigemark, shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, e quajti incidentin e dhjetorit një “ngërç shumë të tensionuar me barrikada” dhe “kriza më serioze me të cilën po përballet Kosova... për dhjetëvjeçarin e fundit”.

Marrë nga VOA

pavaresia e kosoves albin kurti

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen