LIVE UPDATES
Bota

Gjykatat nuk zbatuan udhëzuesin në dënimet për terrorizëm

Në pjesën për Kosovën, DASH-i ka vlerësuar se gjatë vitit të kaluar institucionet e drejtësisë kanë vazhduar të shqiptojnë dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizmin dhe lirime të parakohshme për këto akuza.

5 Dhjetor 2023, 15:49 Nga I.A
Gjykatat nuk zbatuan udhëzuesin në dënimet për
Gjykata Supreme e Kosovës

KOSOVË- Gjykata Supreme e Kosovës nuk ka nxjerrë ende përfundime lidhur me vlerësimin e dënimeve të shqiptuara në rastet e veprave penale të terrorizmit, por pranon se Udhëzuesi për Politika Ndëshkimore, deri më tash, “nuk e ka gjetur zbatimin e duhur”.

Radio Evropa e Lirë kërkoi reagimin e këtij institucioni pas publikimit të disa gjetjeve në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Terrorizmin në vitin 2022. Në pjesën për Kosovën, DASH-i ka vlerësuar se gjatë vitit të kaluar institucionet e drejtësisë kanë vazhduar të shqiptojnë dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizmin dhe lirime të parakohshme për këto akuza.

“Dënimet e shkurtra, lirimet e parakohshme dhe me kusht, si dhe joorganizimi i mbikëqyrjes pas lirimit paraqesin kërcënime për sigurinë”, ka vlerësuar raporti i DASH-it.

Komisioni për Politikë Ndëshkimore i Gjykatës Supreme të Kosovës zotohet se do ta shqyrtojë mundësinë e analizimit të praktikës gjyqësore lidhur me veprat penale të terrorizimit, “për të dalë më pas me konkluzione rreth ashpërsisë së dënimeve të shqiptuara dhe trajtimit të këtyre rasteve”.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) e vlerëson si shumë të rëndësishëm dhe të besueshëm raportin e DASH-it mbi praktikat e gjykatave vendore, ndërsa njohësit e çështjeve ligjore dhe të sigurisë thonë se gjeneza e problemit, të cilin e ka identifikuar DASH-i, ka të bëjë me “politikën kaotike ndëshkimore” në sistemin gjyqësor të Kosovës, e cila, sipas tyre, sjell rezultate joadekuate në shqiptimin e dënimeve.

Gjatë vitit 2022, sipas raportit të DASH-it, Kosova ka ndjekur penalisht një grua të riatdhesuar me ndihmën e SHBA-së.

“Edhe pse kjo grua është dënuar me dy vjet burgim, për shkak të bashkimit me grupin [militant] Shteti Islamik (IS), gjykatat e Kosovës i kanë dënuar të riatdhesuarit me tre deri në katër vjet e gjysmë burgim për organizim dhe pjesëmarrje në aktivitetet terroriste të IS-it”, është thënë në raport.

Po sipas tij, në qershor të vitit 2022, “Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuzat katër persona: dy kanë qenë të dyshuar për përgatitje të sulmeve ndaj klubeve të natës, kishave dhe forcave të Kosovës, dhe dy për vepra të tjera penale”. Ata janë liruar në mungesë të provave.

Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues parashihen dënime të ndryshme. Që nga viti 2015, në Kosovë ndalohet, po ashtu, pjesëmarrja në luftëra të huaja - për të cilën vepër parashihen dënime deri në 15 vjet burgim.

Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha raportet e DASH-it dhe rekomandimet trajtohen me seriozitet nga KGJK-ja dhe Gjykata Supreme.

“KGJK-ja, së bashku me Gjykatën Supreme, po shikon mënyrat se si të monitorohen politikat ndëshkimore. Përveç kësaj, sistemi gjyqësor i Kosovës ka pasur zhvillime pozitive në luftën kundër terrorizmit, duke qenë njëkohësisht i vetëdijshëm se ende ka hapësirë për t’i adresuar çështjet e ngritura nga raportet e DASH-it”, thuhet në deklaratën e KGJK-së dërguar REL-it.

Ky institucion shton se “rezervohet t’i komentojë dënimet në rastet individuale”.

Sipas tij, Gjykata Supreme është në fazën e rishikimit të Udhëzuesit për Politikën Ndëshkimore, “ku adresohet edhe çështja për të cilën bëhet fjalë” në raportin e DASH-it.

Gëzim Shala, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, i cili mbikëqyr punën e institucioneve të drejtësisë, thotë se Gjykata Supreme e Kosovës, në vitin 2018, ka miratuar Udhëzuesin për Politikat Ndëshkimore, ku ka përcaktuar qartësisht se si duhet të bëhet matja e llojit dhe lartësisë së dënimit.

Në këtë udhëzues janë përcaktuar nevojat për respektimin e parimeve të dënimeve, rrethanat lehtësuese dhe ato rënduese, si dhe qëllimi i dënimeve.

Siç thotë Shala, gjykatësit, gjatë marrjes së vendimit për dënime, nuk e kanë respektuar udhëzuesin për politikat ndëshkimore.

“Ne kemi parë se në shumicën dërmuese të rasteve është thuajse e kundërta e asaj që u kërkon udhëzuesi, për shkak se këto përshkrime - sa i përket llojit dhe lartësisë së dënimit - janë kryesisht të përgjithshme dhe, thjesht, nuk mund të dihet se pse në një rast konkret është shqiptuar një dënim i caktuar. Kjo, më pas, sjell deri te ky rezultat, deri te një politikë ndëshkimore kaotike, që më pas reflektohet edhe në vlerësime negative, siç është rasti tani [me raportin e DASH-it]”, thotë Shala.

Gjykata Supreme e Kosovës pajtohet me vlerësimin se Udhëzuesi për Politika Ndëshkimore, deri më tash, “nuk e ka gjetur zbatimin e duhur”.

“Moszbatimi i udhëzuesit padyshim që mund të ketë ndërlidhje me rastet e cituara në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit. Ndaj, ne me ngulm kërkojmë nga gjyqtarët që ta shfletojnë këtë udhëzues, pasi ai nuk përbën ndërhyrje në diskrecionin e tyre”, thuhet në deklaratën e Gjykatës Supreme dhënë Radios Evropa e Lirë.

Sipas saj, “udhëzuesi, i cili e lehtëson punën e gjyqtarit, me theks të veçantë në caktimin e pikënisjes së dënimit, është në fazën përfundimtare të revidimit, pas ndryshimeve të Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale”.

Revidimi, siç thuhet, është duke u bërë nga Komisioni Këshillëdhënës për Politikë Ndëshkimore, i mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Në raportin e DASH-it thuhet se, deri më tash, Kosova ka riatdhesuar mbi 120 shtetas nga kampet dhe qendrat e ndalimit në Siri.

Sipas këtij raporti, 80 shtetas të tjerë vazhdojnë të jenë në kampet e të zhvendosurve apo në qendrat e ndalimit, ose në fushëbeteja në Siri.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, nga Asociacioni i Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës, thotë se raporti i DASH-it me të drejtë paralajmëron “kërcënime për sigurinë”.

Ky raport, sipas tij, duhet të jetë alarm për institucionet e Kosovës.

Ai thotë se “dënimet e ulëta” ose ato alternative, si dhe elementet progresive dhe pozitive për risocializimin e atyre që kanë qenë të akuzuar për veprën penale të terrorizmit, përçojnë “sinjale të gabuara” tek individët apo grupet e caktuara, “që shoqëria kosovare do ta tolerojë vazhdimin edhe më tej të aktiviteteve të tyre, mbi bazën e bindjeve dhe doktrinave që ata kanë mësuar ose trashëguar gjatë kohës sa kanë qenë pjesë e grupit militant Shteti Islamik”, edhe pas lirimit nga vuajtja e dënimit.

“Shteti e ka të pamundur kontrollimin e gjithsecilit, pavarësisht se janë krijuar mekanizma, drejtori, instrumente, të cilat bëjnë që shteti të tentojë t’i mbikëqyrë. Por, në një moment të caktuar, ka mungesë të kuadrove profesionale dhe kjo mundëson më pas që këta persona të rigrupohen, të riorganizohen, t’i rimodelojnë strategjitë e tyre, si dhe të mësuarat dhe përvojat që kanë fituar gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre terrorist në Lindjen e Mesme dhe t’i praktikojnë në një moment të caktuar”, thotë Drizan Shala.

Raporti i DASH-it, gjithashtu, përmend mungesën e një strategjie të Kosovës për t’i adresuar kërcënimet e lidhura me terrorizmin.

Kosova e ka pasur një strategji të tillë për periudhën 2018-2023. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe ka kërkuar një koment lidhur me gjetjet në raportin e DASH-it, por nuk ka marrë përgjigje. Qeveria nuk i është përgjigjur as pyetjes se a është duke u punuar për strategjinë e re shtetërore kundër terrorizmit.

Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht ta marrë në konsideratë rekomandimin që del nga raporti i DASH-it lidhur me strategjinë për luftë kundër terrorizmit.

“Ajo që kërkohet është një bashkëpunim i gjerë ndërinstitucional dhe një angazhim i të gjitha institucioneve, që në përputhje me ligjin dhe standardet e mira ndërkombëtare, t’i trajtojnë këto raste dhe jo përmes miratimit të politikave, të ligjeve të caktuara, të cilat më pas dështojnë që ta japin efektin e tyre në praktikë”, thotë Gëzim Shala.

Sipas kriminologut Drizan Shala, institucionet e Kosovës duhet pasur kujdes në hartimin e strategjisë së re kundër terrorizmit dhe ta kenë parasysh që terrorizmi ka evoluuar në forma të ndryshme.

Sipas tij, strategjia e re duhet ta ndjekë trendin e kërcënimit dhe mbi atë bazë të përcaktohet qartë se si duhet të veprojnë institucionet.

“Të gjithë ata [individë] që kanë kaluar nëpër sistemin hetimor, prokurorial dhe gjyqësor, tashmë i kanë kuptuar mundësitë dhe mangësitë e sistemit, pra se si mund t’i ikin dhe çfarë nuk duhet bërë... Duhet të dihet se ata do të jenë të kujdesshëm në fushëveprimtarinë e tyre për t’i ikur radarit të institucioneve përkatëse, të cilat e kanë për detyrë luftimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve terroriste në Republikën e Kosovës”, thotë Drizan Shala.

Nga viti 2011, për disa vite me radhë, më shumë se 350 shtetas të Kosovës kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut. Është thënë se shumica prej tyre janë rreshtuar përkrah grupit militant Shteti Islamik.

Në prill të vitit 2019, Kosova ka kthyer 110 shtetas nga Siria, në mesin e të cilëve katër luftëtarë të Shtetit Islamik, 32 gra dhe 74 fëmijë, ndërsa në korrik të vitit 2021, autoritetet kanë riatdhesuar edhe 11 shtetas nga Siria.


Sipas të dhënave të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), të publikuara në mars të vitit 2023, “shumica e të kthyerve, me të arritur në Kosovë, janë arrestuar dhe u janë nënshtruar proceseve gjyqësore kundër tyre”.

Sipas QKSS-së, një pjesë e tyre tashmë e kanë vuajtur dënimin në burg, por, duke marrë parasysh “nivelin e rrezikshmërisë që këta individë dhe kauza të cilën ata e përkrahën, paraqesin për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe aleatëve të saj, institucionet e Kosovës obligohen që ta monitorojnë procesin e ndjeshëm të rehabilitimit të tyre dhe rikthimit në komunitet”.

Marrë nga REL

gjykata supreme e kosovës

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën