LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi i parë penal ndaj ish presidentit Trump fillon më 15 prill

Presidenti Trump përballet me 4 padi të ndryshme penale. E para prej tyre, që pritet të shkojë në gjyq më 15 prill, ka të bëjë me akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.

26 Mars 2024, 15:56 Nga E. D
Gjyqi i parë penal ndaj ish presidentit Trump fillon më 15 prill
Donald Trump

SHBA- Ish presidenti Donald Trump kritikoi të hënën vendimin e gjykatës për të caktuar datën 15 prill për gjyqin për pagesën e bërë për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels. Profesori i juridikut Will Thomas thotë se procesi ka mundësi të përfundojë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Ai shton se barra e provës, që nuk është e lehtë, u bie prokurorëve që të bindin 12 anëtarët e jurisë se ish presidenti është fajtor për 34 shkeljet ligjore.

Presidenti Trump përballet me 4 padi të ndryshme penale. E para prej tyre, që pritet të shkojë në gjyq më 15 prill, ka të bëjë me akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels. Sipas profesorit të universitetit të juridikut në Miçigan, përpjekjet e avokatëve të ish presidentit për ta shtyrë datën e gjyqit ishin të pasuksesshme.

“Nga sa dëgjova nga seanca e së hënës mendoj se do të qëndrojë data e gjyqit për në mesin e muajit prill. Argumentet e ekipit ligjor të ish presidentit Trump nuk arritën ta bindin gjykatën dhe duket se nuk ishin të konceptuara mirë nga ana ligjore. Duket se gjykata ka filluar ta humbasë disi durimin me avokatët e Trump-it. Duket se gjykata nuk është e prirë për ta shtyrë datën e 15 prillit”, thotë profesori i juridikut Will Thomas, nga Universiteti i Miçiganit.

Caktimi i datës së fillimit të gjyqit e bën tashmë zotin Trump ish presidentin e parë amerikan që do të dalë në gjyq me akuza penale. Gjyqi ka mundësi të përfundojë para zgjedhjeve të nëntorit dhe votuesit mund ta dinë nëse ai do të dënohet, apo shpallet i pafajshëm.

Sidoqoftë, shanset janë kundër prokurorëve në këtë çështje gjyqësore, thotë profesori Thomas.

“Në një çështje të tillë, prokurorët kanë të gjithë barrën për të paraqitur prova të shumta që nuk duhet të lënë vend për dyshim. Do të nevojitet unanimitet nga një juri prej 12 personash dhe prokurorëve do t’u duhet të bindin secilin prej tyre. Pra shanset janë kundër prokurorëve. Në një proces të tillë me shumë pjesëza të vogla që ndryshojnë, është sfida e prokurorëve që të paraqesin një çështje të qartë dhe koherente për ato që kanë ndodhur dhe për të nxjerrë përgjegjësitë penale”, thotë profesori Thomas.

Ish presidenti Trump thotë se është i pafajshëm për 34 akuzat e ngritura për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur pagesën prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.

“Në thelb, çështja është për mashtrim. Pretendimi është se Donald Trump-i pagoi dikë për të fshehur informacionin përpara zgjedhjeve. Duke vepruar kështu, ai arriti të përmirësojë shanset e tij në zgjedhje dhe arriti t’i fitojë ato. Sipas ligjeve të Nju Jorkut, shkelja ka të bëjë me mënyrën mashtruese se si është bërë pagesa. Ekzistojnë të dhëna të biznesit për hyrje-dalje të parave dhe çështja do të përqëndrohet tek falsifikimi i këtyre të dhënave të biznesit”, thotë profesori Thomas.

Kjo shumë iu pagua zonjës Daniels nëpërmjet ish avokatit të zotit Trump, Michael Cohen, përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Zonja Daniels thotë se ka patur një marrëdhënie seksuale me zotin Trump rreth një dekadë më parë, aludim që është hedhur poshtë nga ish presidenti. Sipas profesorit Thomas, ky proces gjyqësor i ka të gjitha shanset të përfundojë përpara mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

“Vazhdoj të jem i mendimit se çështja gjyqësore e Nju Jorkut ka gjasa të përfundojë përpara zgjedhjeve, të paktën faza fillestare e gjyqit”, thotë profesori Thomas.

Kjo çështje është vetëm një ndër betejat ligjore me të cilat përballet ish presidenti Donald Trump, ndërsa kandidon përballë presidentit Joe Biden për zgjedhjet presidenciale të këtij viti./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!