LIVE UPDATES
Bota

"Nën akuza federale për armëmbajtje të paligjshme", çfarë po ndodh me gjyqin ndaj Hunter Biden

Avokatët mbrojtës të tij thonë se Hunter Biden nuk ka shkelur ligjin dhe se çështja është e motivuar politikisht.

24 Maj 2024, 22:34 Nga M.B
"Nën akuza federale për armëmbajtje të
Hunter Biden

SHBA- Hunter Biden u paraqit të premten para një gjykatë në shtetin Dellauer për një seancë përfundimtare, përpara se të nisë procesi gjyqësor ndaj tij nën akuza federale për armëmbajtje të paligjshme. Ky zhvillim vjen ndërsa babai i tij, Presidenti Joe Biden po zhvillon fushatë elektorale për t’u rizgjedhur.

Hunter Biden akuzohet se ka gënjyer lidhur me përdorimin e drogës në tetor 2018, në formularin që i duhej të plotësonte për të blerë një armë zjarri, të cilën e mbajti për rreth 11 ditë. Ai e ka pranuar se gjatë asaj periudhe ishte nën varësinë e kokainës. Avokatët mbrojtës të tij thonë se Hunter Biden nuk ka shkelur ligjin dhe se çështja është e motivuar politikisht.

Dokumentet e gjykatës tregojnë qëndrimet e kundërta të palëve mbi provat e paraqitura mbi rastin, përfshirë të dhëna të gjetura në kompjuterin që Hunter Bideni dyshohet se e kishte lënë për riparim në një dyqan në Dellauer. Avokatët mbrojtës vënë në pikëpyetje vërtetësinë e të dhënave të laptopit, por prokurorët thonë se nuk ka prova që të dhënat janë komprometuar dhe se një betejë e zgjatur mbi këtë çështje në gjykatë do të ishte humbje kohe sipas tyre.

Laptopi ka qenë burim polemikash për vite me radhë pasi persona të dyshuar si republikanë arritën dhe shpërndanë të dhëna personale që ndodheshin në të. Prokurorët planifikojnë gjithashtu t'u tregojnë anëtarëve të jurisë pjesë nga një përmbledhje me kujtime të Hunter Bidenit të vitit 2021, titulluar "Gjëra të bukura", ku ai jepte detaje mbi betejën e tij me alkoolin dhe abuzimin me drogën, pas vdekjes në vitin 2015, të vëllait të tij të madh, Beau, nga kanceri i trurit në moshën 46-vjeçare.

Avokatët mbrojtës thonë se prokurorët kanë zgjedhur ato çka u intereson nga libri dhe kërkojnë të përfshijnë gjithashtu më shumë informacione që ata vetë kanë zgjedhur. Seanca e sotme pritet të jetë seanca e fundit paraprake përpara fillimit të procesit gjyqësor me përzgjedhjen e jurisë më 3 qershor. Hunter Biden përballet gjithashtu me akuza federale në Los Anxhelos që lidhen me taksat dhe do të gjykohet për këtë rast në shtator. Ai akuzohet se ka dështuar të paguajë të paktën 1.4 milionë dollarë në taksa gjatë katër viteve, ndërkohë që ka patur një "mënyrë jetese ekstravagante" gjatë një periudhe në të cilën ai ka pranuar se po luftonte me varësinë ndaj drogës. Që nga ajo kohë Hunter Biden i ka paguar taksat e prapambetura.

Avokatët e Hunter Bidenit kanë nxitur, por pa sukses në të dyja rastet, që aktpaditë ndaj tij të rrëzohen. Ata kanë argumentuar, ndër të tjera, se prokurorët iu nënshtruan presionit politik për ta paditur atë, edhe pse kishin arritur më parë një marrëveshje për pranimin e fajësisë nga ana e klientit të tyre e cila më pas dështoi në gjykatë. Republikanët, mes tyre edhe zoti Trump, e kanë ironizuar publikisht marrëveshjen, duke e quajtur atë si tejet të favorshme për Hunter Biden-in.

Zoti Trump, i cili rikandidon përballë presidentin demokrat, përballet me problemet e tij ligjore. Ndaj tij janë rëndojnë katër çështje penale. Hetimi i gjatë federal ndaj djalit të presidentit u duk se po shkonte drejt fundit pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë vitin e kaluar, por ajo dështoi pasi një gjykatës ngriti pikëpyetje lidhur me të. Më pas ndaj Hunter Bidenit u ngritën zyrtarisht akuza. Sipas marrëveshjes, Hunter Biden do të kryente për dy vjet shërbim prove, pasi u vetëdeklarua fajtor për akuzat për kundërvajtje tatimore. Marrëveshja parashikonte gjithashtu që ai të mos ndiqej penalisht për akuzat për armëmbatje, nëse do t’u qëndronte larg problemeve./VOA

hunter biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj