LIVE UPDATES
Bota

Dërgimi i satelitit rus, shqetësime për konflikt në hapësirë

Kremlini e quajti njoftimin e Shteteve të Bashkuara një “lajm të rremë” dhe tha se do të angazhohej për bashkëpunim ndërkombëtar në hapësirë.

24 Maj 2024, 22:22 Nga E. D
Dërgimi i satelitit rus, shqetësime për konflikt në
foto ilustruese

RUSI- Njoftimi i Shteteve të Bashkuara këtë javë se Rusia ka dërguar në hapësirë një satelit që do të lëvizë pranë orbitës së tokës, i aftë për të inspektuar dhe shkatërruar satelitë të tjerë, është kundërshtuar nga Kremlini dhe ka shkaktuar shqetësime tek ligjvënësit amerikanë. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson njofton për gjasat e një konflikti në hapësirë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Tensione të reja në konfliktin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në hapësirë...

“Rusia dërgoi një satelit në orbitën e ulët të Tokës, për të cilin vlerësojmë që ka mundësi të jetë një armë e aftë të sulmojë satelitë të tjetër në këtë pjesë të orbitës. Rusia e ka dërguar këtë armë të re në të njëjtën orbitë ku gjenden satelitë të qeverisë amerikane", deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.

Një analist për diplomacinë në hapësirë i tha Zërit të Amerikës se ky është shembulli i fundit i sjelljes së papërgjegjshme të Rusisë në hapësirë.

“Mund të bëhet fjalë për një armë kundër satelitore, por kjo kategori satelitësh që i përket ky i fundit, njihet si satelit vëzhgues. Ai u afrohet orbitave të satelitëve të tjerë për t’i vëzhguar apo studiuar”, thotë analisti Benjamin Schmitt nga Universiteti i Pensilvanisë.

Kremlini e quajti njoftimin e Shteteve të Bashkuara një “lajm të rremë” dhe tha se do të angazhohej për bashkëpunim ndërkombëtar në hapësirë.

“Rusia do të parandalojë përpjekjet për ta shndërruar hapësirën në një sferë të re të konfrontimi të armatosur. Do të vazhdojmë të nxisim gjurmimin paqësor të hapësirës prej të cilit do të përfitojë i gjithë njerëzimi dhe në bazë të barazisë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Në fillim të javës, Rusia dorëzoi një projekt-rezolutë në Kombe të Bashkuara që synonte të parandalonte një garë të armëve në hapësirë.

“Rezoluta synon të ri-konfirmojë detyrimet shtetërore kundër përdorimit të hapësirës për vendosjen e çfarëdo lloj arme, përfshirë armë për shkatërrim në masë”, deklaroi Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya.

Shtetet e Bashkuara e kritikuan rezolutën, e cila nuk mori votat e nevojshme për t’u miratuar.

“E vërteta është se Rusia aktualisht ka disa armë konvencionale kundër-satelitore tashmë në orbitë, njëra prej të cilave u testua në vitin 2019. Për më shumë, Rusia vazhdimisht ka kërcënuar se satelitët që do të vendosen në shënjestër do të përfshijnë satelitët komercialë,” tha Zëvendës-Ambasador amerikan në OKB, Robert A. Wood.

Ligjvënësit amerikanë janë të shqetësuar se ky zhvillim është pjesë e problemeve më të gjëra që karakterizojnë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Rusinë.

“Rusia së fundmi dërgoi në hapësirë një armë kundër satelitore, me kapacitet që të sulmojë satelitët amerikanë. Krimineli i luftës Putin duhet të parandalohet ndërkohë që ne përkrahim aleatët tanë”, tha ligjvënësi republikan, Joe Wilson.

“Kjo është edhe një provë se Rusia po vazhdon me taktika shumë agresive", reagoi ligjvënësi republikan, Andy Barr.

Në nëntor të vitit 2021, Rusia testoi armët kundër satelitore, duke i lënë mbetjet e tyre në orbitë./VOA

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën