LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi ndaj Trump, ish-avokati i tij Micheal Cohen pranon se shpesh ka gënjyer

Përmes pyetjeve të shumta, avokati mbrojtës i ish Presidentit Trump, Todd Blanche u përpoq ta portretizonte zotin Cohen, dëshmitarin kyç të prokurorisë, si një njeri të cilit nuk mund t’i besohet, se në thelb ai është i pandershëm, mashtrues dhe i dyshimtë.

17 Maj 2024, 07:38 Nga M.B
Gjyqi ndaj Trump, ish-avokati i tij Micheal Cohen pranon se shpesh ka
Michael Cohen

SHBA- Michael Cohen, ish-avokati i zotit Trump, pranoi të enjten se në vitet e kaluara ai shpesh ka gënjyer, duke i thënë një jurie në gjyqin penal të ish-presidentit në Nju Jork se në disa raste ai ka gënjyer për të ndihmuar zotin Trump dhe në raste të tjera për të mbrojtur familjen e tij. Përmes pyetjeve të shumta, avokati mbrojtës i ish Presidentit Trump, Todd Blanche u përpoq ta portretizonte zotin Cohen, dëshmitarin kyç të prokurorisë, si një njeri të cilit nuk mund t’i besohet, se në thelb ai është i pandershëm, mashtrues dhe i dyshimtë.

Në një rast, zoti Cohen përmendi gënjeshtrat gjatë një dëshmie para një Komisioni të Kongresit për një projekt të planifikuar të ndërtimit të Kullës Trump në Moskë, që nuk u realizua kurrë. Michael Cohen tha se gënjeshtrat kishin për qëllim të ndihmonin zotin Trump në atë kohë, por avokati Blanche e pyeti atë: "E dije që po gënjeje?"

"Po", u përgjigj zoti Cohen.

Në një rast tjetër, zoti Cohen tha se ai gënjeu një gjykatës federal në një çështje evazioni fiskal, sepse donte të mbronte bashkëshorten e tij, Laura. Ai gjithashtu tregoi për gënjeshtra që u kishte thënë në kohë të ndryshme hetuesve që kërkonin të hetonin veprimet e tij dhe të zotit Trump para dhe gjatë presidencës së tij, që zgjati nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Avokati Blanche sugjeroi se zoti Cohen gjithashtu gënjeu kur mohoi se kishte kërkuar falje presidenciale nga ish Presidenti Trump përpara se ai të largohej nga detyra. Zoti Cohen u përgjigj duke thënë se ai e kishte eksploruar idenë vetëm me avokatin e tij, por nuk e kishte ngritur këtë çështje me zotin Trump. Michael Cohen është dëshmitari i 19-të dhe i fundit i prokurorisë kundër zotit Trump dhe u paraqit në fund të katër javëve të dëshmisë në gjyqin e parë penal ndaj një presidenti amerikan.

Avokati Blanche është përpjekur t'i tregojë jurisë 12 anëtarëshe se zoti Cohen, i cili u kthye kundër ish Presidentit Trump pasi ishte mik i tij besnik për vite, ishte pjesërisht i motivuar nga hakmarrja sepse zoti Trump nuk e emëroi atë në një pozicion të lartë në administratën e tij kur ai ishte President. Zoti Cohen tha se ai dëshironte postin e shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të zotit Trump dhe e pranoi se i kishte thënë vajzës së tij se ishte i zhgënjyer kur ai nuk u emërua në këtë post. Ai tha se ishte avokati personal i zotit Trump gjatë 15 muajve të parë të presidencës së tij, por bëri pak punë ligjore për të.

Avokati Todd Blanche luajti një kasetë të zotit Cohen, në të cilën ai dëgjohet duke festuar me gëzim në një program të tij për lajmin mbi padinë ndaj zotit Trump në Nju Jork një vit më parë. Në kasetë, zoti Cohen dëgjohet duke thënë se shpresonte "që ky njeri të përfundonte në burg" dhe "të kalbet brenda për atë që më bëri mua dhe familjes time". Avokati Todd Blanche u përpoq të nënvlerësonte dëshminë e zotit Cohen në fillim të kësaj jave se ish Presidenti Trump e kishte miratuar pagesën prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels pak përpara zgjedhjeve të 2016-ës, për të siguruar heshtjen e saj për një marrëdhënie të dyshuar jashtëmartesore me zotin Trump.

Kjo është java e katërt e procesit. Megjithatë ka ende dy pikëpyetje të mëdha. Së pari nëse zoti Trump do të dëshmojë për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve. Ai ka thënë se dëshiron të dalë si dëshmitar, por nuk dihet nëse do ta bëjë vërtet këtë. Po ashtu, mbetet e paqartë nëse mbrojtja do të sjellë ndonjë dëshmitar dhe sa mund të sjellë. Ish-Presidenti ka mohuar të ketë patur marrëdhënie intime me aktoren Daniels dhe po ashtu është shprehur i pafajshëm për të 34 akuzat që rëndojnë ndaj tij, nga ato për kundërvajtje, e deri në vepra penale të dënueshme me deri katër vjet heqje lirie. Të premten nuk do të vazhdojë gjyqi, sepse ish Presidenti Trump do të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij Barron, në një shkollë të mesme në Florida. Marrja në pyetje e zotit Cohen nga avokati Todd Blanche rifillon të hënën./ VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj