LIVE UPDATES
Bota

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis drejt fushatës presidenciale, nënshkruan ligjin që i heq statusin e vetëqeverisjes së “Walt Disney World”

Nënshkrimi i ligjit vjen ndërsa DeSantis përgatitet të shpallë kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë, duke shënuar një fitore legjislative të rërndësishme për një guvernator. Kritikët thonë se shfrytëzimi i ndarjeve kulturore dhe politike e ka vënë atë në ballë të politikës kombëtare republikane.

27 Shkurt 2023, 23:48 Nga k.m.

 

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis drejt fushatës presidenciale,
Ron DeSantis

SHBA- Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, nënshkroi të hënën një ligj që i heq statusin e vetëqeverisjes distriktit “Walt Disney World”, duke e ndëshkuar kompaninë lidhur me kundërshtimin e saj ndaj të ashtuquajturit ligj “Mos thuaj homoseksual”. Sipas ligjit, republikani DeSantis duhet të emërojë një bord prej pesë anëtarësh për të mbikëqyrur shërbimet qeveritare që ofron qarku Disney, në pronat e mëdha të parkut të famshëm në Florida.

“Sot mbretërimit të korporatës i erdhi fundi. Qyteti ka një drejtues të ri dhe në rend të ditës do të jetë mbajtja e përgjegjësive”, tha DeSantis gjatë ceremonisë së nënshkrimit në qytetin “Lake Buenavista” në Florida.

Nënshkrimi i ligjit vjen ndërsa DeSantis përgatitet të shpallë kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë, duke shënuar një fitore legjislative të rërndësishme për një guvernator. Kritikët thonë se shfrytëzimi i ndarjeve kulturore dhe politike e ka vënë atë në ballë të politikës kombëtare republikane.

Procesi i heqjes së statusit të vetëqeverisjes së qarkut Disney filloi vitin e kaluar kur korporata e përballur me presionin e madh e kundërshtoi ligjin “Mos thuaj homoseksual”, i cili i ndalon institucionet që të japin udhëzime për orientimin seksual dhe identitet gjinor për grupmoshën e fëmijëve që nga kopshtet e deri në klasën e tretë si dhe mësimin e lëndëve që cilësohen jo të përshtatshme për moshën.

Guvernatori udhëzoi ligjvënësit republikanë, që kanë shumicën në legjislaturën e Floridës, që përmes një sesioni të posaçëm t’i heqin korporatës Disney të drejtën e vetëqeverisjes, duke filluar një proces ristrukturimi të ndjekur nga afër.

DeSantis dhe kritikë të tjerë republikanë e dënuan qëndrimin e firmës Disney kundër ligjit për arsimin, duke e cilësuar atë si “përhapës së një ideologjie të dëmshme përmes rrjeteve të argëtimit për fëmijët”.

Këtë muaj, guvernatori DeSantis u kërkoi ligjvënësve të Floridës që përmes një sesioni special të finalizonin marrjen e kontrollit të distriktit nga shteti, si dhe të miratonin ligje të tjera të rëndësishme për imigracionin dhe manipulimet në votime.

Përballja me korporatën Disney i forcoi edhe më tej pozitat e DeSantis. Kritikët e akuzojnë atë se po përdor pushtetin për të përmbushur qëllimet e tij politike, një strategji që pritet të vazhdojë deri në prag të fillimit të fushatës së tij për Shtëpinë e Bardhë.

Muajt e ardhshëm do të jenë kritikë për DeSantis ndërsa ai përpiqet të forcojë profilin e tij në rrafshin kombëtar. Anaslitët thonë se DeSantis mund të shfrytëzojë sesionin legjislativ të javës së ardhshme për të forcuar axhendën e tij konservatore në prag të shpalljes së kandidaturës për president të Shteteve të Bashkuara.

Ligji i ri nuk cënon aftësitë financiare të qarkut dhe detyrimet e huamarrjes, duke adresuar një shqetësim kryesor për qeveritë lokale përreth. Sipas ligjit, në bordin e ri drejtues nuk mund të shërbejnë idividë që kanë punuar tre vitet e fundit për korporatën Disney.

Disney nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Krijimi i distriktit të vetëqeverisur ishte i rëndësishëm lidhur me vendimin e korporatës Disney për ndërtimin e parkut në Orlando në vitet 1960. Kompania i kishte thënë shtetit të Floridës se planifikonte të ndërtonte një qytet futurist që do të përfshinte një sistem transporti dhe risi të planifikimit urban, kështu që kompania kishte nevojë për autonomi në marrjen e vendimeve për ndërtimin dhe përdorimin e tokës. Qyteti futurist nuk u ndërtua kurrë por nga ana tjetër u zgjerua me një park të dytë argëtimi që u hap në vitin 1982./VOA

ron desantis

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj