27 Shkurt 2023, 22:09
Nga a.l
Lidhja Demokratike e Kosovës
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas përfundimit të takimet mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa sipas tyre, kjo marrëveshje nuk e përmban njohjen e ndërsjellë dhe e parasheh themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Kjo marrëveshje nuk është finale dhe nuk e përmban njohjen e ndërsjellë. Për më tepër ajo mban ambiguitet interpretues mbi statusin politik të dy shteteve. Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake – përfshirë dhe Asociacionin – si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te Asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”, thuhet në reagim.
Sipas mediave kosovare, nga kjo parti u tha se nga deklarimi i kryeministrit mbi këtë marrëveshje tashmë të dakorduar, por ende të pa-prezantuar në Kuvendin e Kosovës, u vërtetuan shqetësimet e LDK-së, të cilat tanimë janë të bëra tashmë publike. Ndërkaq, nga LDK-ja, gjithashtu thanë se gjithçka përveç njohjes ishte qëllim i Serbisë dhe kjo marrëveshje tanimë e pranuar nga të dy palët ka gjithçka; përveç njohjes. Po ashtu, sipas LDK-së, menaxhimi i procesit të dialogut është tërësisht i gabuar përgjatë këtyre dy viteve – ku prijës i procesit ka qenë Albin Kurti. Nga LDK kanë akuzuar kryeministrin Kurti se e ka zhvendosur dialogun nga një marrëveshje përfundimtare e ligjërisht të obligueshme në një marrëveshje bazë, pa njohje në të dhe me vazhdimësi dialoguese për vitet e ardhshme.
dialogu kosove-serbi
Bota
27 Shkurt 2023, 21:58
a.l
Ivica Daçiç
SERBI- Pas përfundimit të takimit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, presidentin të Serbis&eu...
Bota
27 Shkurt 2023, 21:44
a.l
KINË- Vrasja e tmerrshme e modeles së njohur nga Hong Kongu, Abby Choi 28 vjeçe, e cila u raportua e zhdukur të martën e ...
Bota
27 Shkurt 2023, 21:41
a.l
Vladimir Putin, Volodymyr Zelenskyy
RUSI- Pekini propozoi një plan me 12 pika për gjetjen e një zgjidhjeje në konfliktin në Ukrain...
Bota
27 Shkurt 2023, 21:36
a.l
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere
KOSOVË- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka mbajtur mbledhjen e radh&...
Bota
27 Shkurt 2023, 21:30
a.l
Albin Kurti
BRUKSEL- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka nënshkru...
Bota
27 Shkurt 2023, 21:27
k.m.
Foto ilustruese
Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi Turqinë jugore të hënën, tre javë pas tërmeteve me për...
Bota
27 Shkurt 2023, 21:21
k.m.
Gjykata Kushtetuese
Parlamenti i Malit të Zi miratuan të hënën tre nga katër anëtarët që i mungonin Gjykatës K...
Bota
27 Shkurt 2023, 21:18
k.m.
Aleksandër Vuçiç
TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë pas takimit me presidentin s...
Bota
27 Shkurt 2023, 21:17
A.B
Petar Petkoviç
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se në takimin e sot...
Bota
27 Shkurt 2023, 20:59
a.l
Josep Borrell
BRUKSEL- Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në konferencën për media pas takimit t...