LIVE UPDATES
Bota

Hamasi i përgjigjet planit për armëpushim në Gazë, kërkon disa ndryshime

Duket se Hamasi s’e pranoi menjëherë marrëveshjen, me gjithë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, por, megjithatë i mbajti gjallë bisedimet për arritjen e një marrëveshje të vështirë për t’i dhënë fund luftës që ka hyrë në muajin e tetë në Gazë.

12 Qershor 2024, 08:22 Nga M.B

 

Hamasi i përgjigjet planit për armëpushim në Gazë,
Tym i zi del nga ndërtesat në Rripin e Gazës gjatë sulmeve ajrore izraelite, maj 2024.

LINDJE E MESME- Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, tha të martën vonë se e ka dorëzuar te ndërmjetësit përgjigjen për propozimin e SHBA-së për armëpushim në Rripin e Gazës, duke i kërkuar disa ndryshime në marrëveshje. Duket se Hamasi s’e pranoi menjëherë marrëveshjen, me gjithë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, por, megjithatë i mbajti gjallë bisedimet për arritjen e një marrëveshje të vështirë për t’i dhënë fund luftës që ka hyrë në muajin e tetë në Gazë. Ministrat e Jashtëm të Katarit dhe Egjiptit të cilët janë ndërmjetësit kryesorë së bashku me SHBA-në konfirmuan se e kanë marrë përgjigjen e Hamasit dhe thanë se janë duke e vlerësuar atë.

“Ne e kemi pranuar përgjigjen që Hamasi ua dorëzoi Katarit dhe Egjiptit, dhe po e shqyrtomë atë tani”, tha zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Zëdhënësi i Hamasit, Jihad Taha, tha se përgjigja përfshin “ndryshime të cilat konfirmojnë armëpushimin, tërheqjen, rindërtimin dhe shkëmbimin [e të burgosurve]”. Ai nuk dha shpjegime. Por, derisa e mbështesin marrëveshjen në vija të trasha, zyrtarët e Hamasit kanë shprehur dyshime nëse Izraeli do t’i zbatojë kushtet e marrëveshjes, posaçërisht ndaljen e përhershme të luftimeve dhe tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza, në këmbim të lirimit të të gjitha pengjeve që po mbahen nga militantët.

Madje edhe pasi SHBA-ja tha se Izraeli e ka pranuar propozimin, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dhënë shenja kundërthënëse, duke thënë se Izraeli nuk do të ndalet derisa ta arrijë synimin për shfarosjen e Hamasit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e vizitoi rajonin këtë javë në përpjekje për ta siguruar arritjen e marrëveshjes. Kjo është vizita e tij e tetë prej se Hamasi e kreu sulmin në jug të Izraelit dhe e nxiti luftën izraelite në Gazë. Të martën, ai e vazhdoi trysninë ndaj Hamasit për ta pranuar propozimin, duke thënë se vota e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në favor të tij e bëri të “qartë sa më s’ka” se bota e mbështet planin.

“Të gjitha votat janë për, përveç njërës, Hamasit”, tha Blinken në Tel Aviv pas takimit me zyrtarë izraelitë, pak orë para se Hamasi ta jepte përgjigjen. Blinken tha se Netanyahu e ka ritheksuar përkushtimin ndaj propozimit gjatë një takimi të hënën në mbrëmje.

Propozimi ka rritur shpresat për t’i dhënë fund luftës tetëmujore, gjatë të cilës bombardimet dhe ofensiva tokësore e Izraelit në Gazë i kanë vrarë mbi 37.000 palestinezë dhe i kanë detyruar rreth 80 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të largohen nga shtëpitë e tyre. Izraeli e nisi luftën, duke u zotuar për ta shkatërruar Hamasin, pasi grupi radikal palestinez i vrau rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, si dhe i rrëmbeu mbi 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit. Më shumë se 100 pengje u liruan gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor, në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi të hënën një rezolutë për ta mbështetur propozimin e Shteteve të Bashkuara, me 14 vota për dhe asnjë kundër. Rusia abstenoi. Propozimi i presidentit amerikan Joe Biden përfshin tri faza për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. Faza e parë përfshin një armëpushim gjashtëjavor, gjatë të cilit forcat izraelite do të tërhiqeshin nga “të gjitha zonat e banuara“ të Gazës, disa pengje të moshuar dhe gra do të liroheshin në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë; civilët palestinezë do të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Gazë; dhe 600 kamionë në ditë do të dërgonin ndihmë humanitare në enklavën e rrënuar.

Në fazën e dytë, do të shkëmbeheshin të gjitha pengjet e gjalla, përfshirë ushtarë; forcat izraelite do të tërhiqeshin nga Gaza dhe armëpushimi i përhershëm do të niste. Faza e tretë parasheh një plan të madh rindërtimi për Gazën, si dhe rikthimin e “mbetjeve të fundit” të pengjeve te familjet e tyre./ REL

hamas gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj