6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja beson se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian, ku “bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore sigurojnë paqe, siguri dhe begati më të madhe për të gjithë”.
SHBA- Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’i përdorin më mirë takimet e tyre për të promovuar pajtim dhe stabilitet rajonal, pas një tubimi të liderëve të Serbisë dhe atyre të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, i cili nxiti kritika.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja beson se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian, ku “bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore sigurojnë paqe, siguri dhe begati më të madhe për të gjithë”.
Të shtunën u mblodh një "kuvend gjithëserb” në Beograd, ku udhëheqës të Serbisë dhe të Republikës Sërpska, bënë thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin.
Tubimi u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.
Në Deklaratën e tyre të përbashkët është përmendur edhe Kosova.
Përveç pjesës për emrin, në Deklaratë përmendet edhe që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe që “kuvendi gjithëserb” mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Të hënën, Ambasada amerikane në Sarajevë e cilësoi Deklaratën e përbashkët mes Serbisë dhe Republikës Sërpska si "të rrezikshme" dhe "sulm i qëllimshëm" ndaj Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës.
Zëdhënësi i DASH-it tha se “siç e kemi bërë të qartë vazhdimisht, ne e mbështesim fuqishëm sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnje e Hercegovinës, pjesë e së cilës është edhe Republika Sërpska”.
Veprimet dhe retorika e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, për ndarjen e entitetit serb nga Bosnja, e rrezikojnë “të ardhmen demokratike dhe paqësore brenda institucioneve euroatlantike që populli i Bosnje e Hercegovinës, përfshirë banorët e Republikës Sërpska, e dëshirojnë dhe e meritojnë”./REL
Foto ilustruese SHBA- Presidenti Joe Biden përzgjodhi opsionin “më të keq të mundshëm” kur vendosi për mënyr...
Vladimir Putin dhe Hakan Fidan TURQI- Presidenti rus Vladimir Putin ka falënderuar Turqinë për përpjekjet e saj për të kontr...
foto ilustruese GAZA- Hamasi ka pranuar një rezolutë të OKB-së që mbështet një plan për t’i dhënë f...
foto ilustruese BRUKSEL- Fidias Panayiotou nuk ka përvojë politike dhe asnjë lidhje me ndonjë parti politike. Por ai ka 2.6 milionë...
Kyla Blight BRITANI- Një baba i tronditur në Britani po përpiqet të paralajmërojë prindërit për rreziqet e cigareve...
foto ilustruese FRANCË- Një oficer francez është duke u marrë në pyetje, pasi një 19-vjeçar dyshohet se u që...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u zotua sot se nuk do të ketë kompromis me presidentin rus Vladimir Pu...
foto ilustruese SERBI- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë u është përgjigjur të mart&eum...
Volodymyr Zelenskyy UKTAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, si dhe qeveria gjermane, thuhet se janë të zhgënjyer thellës...
Wang Yi KINË- Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha se vendet e BRICS duhet të punojnë së bashku për të promovuar paqen d...