LIVE UPDATES
Bota

Nga njerëz pa përvojë politike e deri tek të tjerë që ndodhen në burg/ Cilët janë kandidatët e pazakontë që fituan vende në Parlamentin Evropian

Panayiotou është një nga disa kandidatët e pazakontë që arritën të sigurojnë një prej 720 vendeve në legjislaturën e bllokut evropian.

11 Qershor 2024, 21:34 Nga E. D
Nga njerëz pa përvojë politike e deri tek të tjerë
foto ilustruese

BRUKSEL- Fidias Panayiotou nuk ka përvojë politike dhe asnjë lidhje me ndonjë parti politike. Por ai ka 2.6 milionë ndjekës në kanalin e tij në 'YouTube' dhe pak më shumë se aq në 'TikTok'. Ai fitoi një vend në Parlamentin Evropian si përfaqësues i Qipros. Panayiotou është një nga disa kandidatët e pazakontë që arritën të sigurojnë një prej 720 vendeve në legjislaturën e bllokut evropian.

“Nuk kisha në plan të votoja, por meqë ju kam parë në TikTok, do të votoj për ju”, tha një shofer që zoti Panayioutou e intervistoi për profilet e tij në rrjete sociale.

Rrjetet sociale luajtën një rol të jashtëzakonshëm në fitoret e disa kandidatëve. Ndërsa shtetasit e jo pak vendeve pritet t'iu drejtohen kutive të votimit këtë vit, përfshirë Francën, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, ndikimi i rrjeteve sociale në zgjedhjet për Parlamentin Evropian ka nxitur debate.
Qytetarët e 27 vendeve të bllokut evropian votuan së fundmi duke zgjedhur ndër të tjerë edhe kandidatë që ndodhen në burg, janë përjashtuar nga delegacioni i tyre apo kanë fituar edhe pse janë tërhequr nga zgjedhjet.

Ja disa nga kandidatët e pazakontë që fituan një vend në Parlamentin Evropian.

Qipro

Përpjekja e parë e zotit Panayiotou për të arritur famë ishte një përqafim që i dha sipërmarrësit miliarder Elon Musk dhe publikimit të një morie videosh humoristike në rrjete sociale. Zgjedhja e tij, e nxitur vetëm nga popullariteti i publikimeve të bëra në media sociale, tronditi klasën politike të Qiprios.

24-vjeçari fitoi pothuajse një të pestën e votave në zgjedhjet e së dielës. Ai doli i treti pas kandidatëve të partisë së qendrës së djathtë 'DISY' dhe 'AKEL-it' që ka rrënjë komuniste.

Sekretari i Përgjithshëm i 'AKEL-it' Stefanos Stefanou shprehu pakënaqësinë me rezultatin, të cilin ai e quajti një "realitet të ri në të cilin qytetarët zgjedhin jo-politikën" për të treguar kështu zhgënjimin e tyre me kulturën politike të vendit.


Spanjë

Me dy profile në rrjetet sociale dhe me një gjuhë të ashpër kundër emigrantëve, një 34 vjeçar tronditi të djathtën e skajshme të Spanjës duke rrëmbyer tre nga 61 vendet e këtij shteti në Parlamentin Evropian.

Ai është Alvise Perez, një figurë nacional-populiste, themelues i partisë "Festa ka mbaruar" (The Party is Over - Se Acabó La Fiesta). Zoti Perez ishte krejtësisht i panjohur për spanjollët që nuk kanë ndjekur profilet në internet të të djathtës së skajshme deri në prag të zgjedhjeve.

Tani ai do të zgjedhë dy aleatë për vendet që ka fituar në legjislaturën e fuqishme evropiane që ka dy seli, një në Strasburg të Francës dhe një në Bruksel.

Zoti Perez festoi me disa mbështetës pranë pankartës të mbuluar me logon e pazakontë të partisë së tij: një ketër i vizatuar me maskën e Guy Fawkes-it, një figurë e bërë e nohur nga filmi i vitit 2005 "V for Vendetta". Fawkes është anëtari më i njohur i komplotit të dështuar të vitit 1605 për të hedhur në erë Parlamentin Britanik dhe që atëherë emri i tij ka qenë i lidhur me lëvizjet protestuese.

“Festa ka mbaruar sepse, me keqardhje e them, Spanja është bërë një festë për kriminelët. Spanja është bërë një parti për të korruptuarit, mercenarët, pedofilët dhe përdhunuesit", tha zoti Perez para turmës.

"Festa ka mbaruar" fitoi mbi 4% të votave në Spanjë duke marrë 800,000 vota. Ai fitoi po aq sa disa parti të tjera me pervojë, përfshirë partinë më të vogël të qeverisë së koalicionit të majtë të Spanjës. Partia e të djathtës së vijës së ashpër Vox fitoi gjashtë mandate në Spanjë, duke dyfishuar rezultatin e vitit 2019, por do të kishte dalë më mirë nëse Alvise Perezi nuk do të ishte futur në garë.

Gjermani

Maximilian Krah, kandidati kryesor për Alternativën për Gjermaninë e të djathtës së skajshme, u përjashtua nga delegacioni i tij për një sërë skandalesh të fushatës - dhe gjithsesi u zgjodh.

47-vjeçari që ishte zgjedhur eurodeputet edhe në vitin 2019 njoftoi të hënën në rrjetin social X se ligjvënësit e sapozgjedhur nga partia e tij votuan për ta përjashtuar atë nga grupi i tyre.

"Unë mendoj se kjo është e gabuar dhe dërgon një sinjal me ndikim shkatërrues për votuesit tanë, veçanërisht votuesit tanë të rinj", tha zoti Krah.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) përfundoi e dyta në Gjermani me 15.9% të votave. Ky është rezultat më i mirë se 11 përqindëshi i siguruar në vitin 2019, por gjithsesi më i ulët ngaeçfarë parashikonin sondazhet në fillim të vitit. Partia është përballur me një sërë problemesh që atëherë, përfshirë skandalet në lidhje me zotin Krah dhe kandidatin kryesor të partisë për Parlamentin Evropian, Petr Bystron.

Zoti Krah, i cili punon në një firmë ligjore dhe jeton në Dresden, ishte nën vëzhgim pasi autoritetet në Bruksel bastisën zyrat e tij në Parlamentin Evropian në lidhje me një ndihmës të tij që u arrestua muajin e kaluar me dyshimin për spiunazh për Kinën. Mediat gjermane kanë pretenduar gjithashtu se ai, ashtu si zoti Bystron, kanë lidhje të ngushta me Rusinë.

Muajin e kaluar, zoti Krah zemëroi partinë e tij kur i tha një gazete italiane se jo të gjithë anëtarët e njësisë elitare SS të nazistëve, e cila u përfshi në krime të mëdha lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishin kriminelë lufte. Partia reagoi duke thënë se hapat e tij të gabuar kishin çuar në "dëme masive" dhe se ai do të jepte dorëheqjen nga bordi i saj.

Eurodeputeti Krah u përpoq të minimizonte vendimin.

"Nuk është fundi i botës", tha ai.

Greqi

Fredi Beleri, i cili është shtetas i Shqipërisë dhe Greqisë dhe i burgosur në Shqipëri, fitoi një nga shtatë vendet e Parlamentit Evropian që siguroi partia konservatore greke që qeveris vendin 'Demokracia e Re'.

Beleri, anëtar i pakicës greke të Shqipërisë, ishte zgjedhur kryebashkiak i Himarës vitin e kaluar. Por ai nuk arriti kurrë ta bënte betimin sepse u arrestua dhe u dënua me dy vjet duke filluar nga marsi.

Zoti Beleri i ka mohuar akuzat dhe aleatët e kanë përshkruar ndalimin e tij si të motivuar politikisht.

Itali

Aktivistja 40 vjeçare italiane Ilaria Salis u zgjodh në Parlamentin Evropian si kandidate nga Aleanca e Gjelbër dhe e Majtë (AVS) nga arresti shtëpiak në Hungari, ku akuzohet për sulm ndaj demonstruesve të të djathtës së skajshme.

Më shumë se 170,000 votues shkruan emrin e saj në fletëvotim në përpjekje për ta sjellë atë në shtëpi nga Hungaria, ku ajo mbahet e ndaluar prej një viti e katër muajsh.

“Asaj nuk mund t’i besohet. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta sjellë atë në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Angelo Bonelli, zëdhënës i të Gjelbërve Evropianë dhe ligjvënës i partisë AVS.

Zonja Salis u bë një kauzë e famshme në Itali pasi u shfaqën imazhet e saj e prangosur dhe e lidhur me zinxhirë në një sallë gjyqi të Hungarisë.

Poloni

Dy kandidatë nga partia opozitare Ligj dhe Drejtësi fituan vende pavarësisht dënimeve të tyre të mëparshme me akuzat për abuzim me pushtetin.

Ish-ministri i Brendshëm Mariusz Kaminski, dhe ish-zëvendësi i tij, Maciej Wasik, u burgosën për pak kohë në fillim të këtij viti përpara se të faleshin nga presidenti Andrzej Duda, i cili është në linjë me partinë konservatore.

Grzegorz Braun i Partisë të Konfederatës të së djathtës së vijës së ashpër, fitoi gjithashtu një vend pavarësisht se bëri bujë pasi fiku qirinjtë që u ndezën për festën hebraike 'Hanukkah' në sallat e Parlamentit polak në dhjetor./VOA

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend