Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deklarata e Hamasit thotë se janë të panevojshme negociatat për propozimin e ri për armëpushimin, të paraqitur në korrik nga Shtetet e Bashkuara.
HAMAS- Grupi militant Hamas akuzoi të enjten Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se po përpiqet të ndalë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi për luftën në Gazë, një ditë pasi zoti Netanyahu tha se Izraeli do të kombinojë trysninë ushtarake, me një qëndrim të vendosur për kërkesat që ka paraqitur. Deklarata e Hamasit thotë se janë të panevojshme negociatat për propozimin e ri për armëpushimin, të paraqitur në korrik nga Shtetet e Bashkuara.
“Paralajmërojmë që të mos bihet pre e kurtheve dhe hileve të Netanyahut, i cili po i përdor negociatat për të zgjatur agresionin ndaj popullit tonë”, thuhet në deklaratën e Hamasit, që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian.
Gjatë një konference për shtypin në Jeruzalem, Kryeministri Netanyahu tha të mërkurën se Izraeli pati rënë dakord për propozimet e mëparshme për armëpushimin, ndërsa Hamasi i kishte refuzuar ato. Kryeministri Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij se Izraeli duhet të vazhdojë të ketë nën kontroll Korridorin Philadelphi, një brez tokësor prej 14 kilometrash përgjatë zonës kufitare mes Egjiptit dhe Gazës.
“Për sa i përket Gazës, janë tre objektiva të luftës: Objektivi i parë ishte të shkatërroheshin kapacitetet ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit. I dyti ishte lirimi i pengjeve tanë dhe i treti ishte të siguroheshim se Gaza nuk do të përbëjë kurrë më rrezik për Izraelin”, tha ai. “Dhe të treja këto objektiva arrihen nëpërmjet kontrollit të Izraelit mbi Korridorin Philadelphi”.
Në Uashington, një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden u tha gazetarëve të mërkurën se negociatat për armëpushimin vazhdojnë dhe se marrëveshja është “pothuajse e përfunduar”, me përjashtim të dy pikave të mbetura – se cilët të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim të pengjeve të mbetura gjallë, si dhe në lidhje me praninë e forcave izraelite gjatë fazës së parë të marrëveshjes./VOA
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Deputetët e parlamentit ukrainase kanë votuar pro pranimit të dorëheqjes së ministrit të J...
pamje nga vendngjarja ITALI- Reshje të dendura kanë goditur rajonin e Piemontes në Itali, duke shkaktuar dëme shumë të më...
donald trump UASHINGTON – Gjykata do të dëgjojë argumentet të enjten në lidhje me hapat e ardhshëm për padinë...
Donald Trump dhe kamla Harris SHBA- Kanë mbetur më pak se një javë, kur më 10 shtator debati presidencial mes zëvendëspr...
foto ilustruese MYNIH- Personi i cili u qëllua për vdekje nga policia në Mynih ishte një shtetas austriak, me prejardhje nga Bosnja. Si...
Vladimir Putin RUSIA- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se inkursioni i ushtrisë ukrainase në tokë...
Foto ilustruese BRUKSEL- Vizita e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Rusi dhe takimi i tij me presidentin e Ru...
Michel Barnier FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Michel Barnier si kryeministër pothuajse dy muaj pasi zgjedhjet e parak...
foto ilustruese KINË- Shkollat u mbyllën përkohësisht dhe shumë fluturime u anuluan sot në Ki...
Foto nga vendi i ngjarjes GJERMANIA- Një person i armatosur hapi zjarr ndaj policisë gjermane dhe më pas ai u qëllua për vdekje ng...