Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Policia ka vrarë një person të armatosur në afërsi të konsullatës izraelite. Data përkon me Masakrën e Mynihut 1972
MYNIH- Personi i cili u qëllua për vdekje nga policia në Mynih ishte një shtetas austriak, me prejardhje nga Bosnja. Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA, bëhet fjalë për një 18-vjeçar, që njihej nga autoritetet austriake për lidhje me islamizmin radikal.
I dyshuari hapi zjarr pranë Qendrës Dokumentare për Nazizmin në Mynih, dhe si pasojë u qëllua për vdekje nga policia. Kjo qendër ndodhet pranë Konsullatës Izraelite dhe Qendrës Dokumentare për Nazizmin.
Policia e Mynihut ndërmori masa të rrepta sigurie, duke vendosur një perimetër të kontrolluar dhe duke përdorur forca speciale për të hetuar situatën.
Gjendja në Mynih, sipas të dhënave të tanishme, "është stabilizuar", theksoi ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann. Policia u alarmua shpejt dhe mbërriti menjëherë në vendngjarje. Tani duhet të "sqarohet së pari" sfondi i ngjarjes. Megjithatë, fakti që incidenti ndodhi pranë Qendrës Dokumentare për Nazizmin dhe Konsullatës Izraelite mund të "japë të dhëna për lidhje të mundshme".
Data përkon me përvjetorin e masakrës së Mynihut 1972
Incidenti përkon me një datë të ndjeshme, përvjetorin e sulmit terrorist të Lojërave Olimpike të Mynihut 1972, kur një grup terrorist palestinez vrau dy sportistë izraelitë dhe mori peng nëntë të tjerë, të cilët u vranë më pas gjatë një përpjekjeje për shpëtim.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, e përshkroi këtë ngjarje si shumë serioze. "Është një incident shumë serioz", deklaroi ajo dhe falënderoi policinë e Mynihut për reagimin e shpejtë. Ajo theksoi se "Mbrojtja e institucioneve hebraike dhe izraelite ka përparësinë më të lartë".
Konsullja e Përgjithshme e Izraelit për Gjermaninë Jugore, Talya Lador-Fresher, gjithashtu reagoi duke thënë: "Ky incident tregon se sa i rrezikshëm është antisemitizmi në rritje. Është e rëndësishme që publiku të ngrejë zërin kundër kësaj dukurie"./DW
Vladimir Putin RUSIA- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se inkursioni i ushtrisë ukrainase në tokë...
Foto ilustruese BRUKSEL- Vizita e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Rusi dhe takimi i tij me presidentin e Ru...
Michel Barnier FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Michel Barnier si kryeministër pothuajse dy muaj pasi zgjedhjet e parak...
foto ilustruese KINË- Shkollat u mbyllën përkohësisht dhe shumë fluturime u anuluan sot në Ki...
Foto nga vendi i ngjarjes GJERMANIA- Një person i armatosur hapi zjarr ndaj policisë gjermane dhe më pas ai u qëllua për vdekje ng...
Mirosllav Lajçak dhe Besnik Bislimi KOSOVA- Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, M...
Elmi Aziri MAQEDONIA E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut vijon debati në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrt...
Donald dhe Melania SHBA- Melania Trump, e njohur për sjelljen e saj të guximshme ka bërë bujë jo vetëm si gruaja e ish-p...
Presidenti rus, Vladimir Putin, së bashku me presidentin e Mongolisë, Ukhnaagiin Khurelsukh MONGOLIA- Zyrtarët e Mongolisë ia shtruan t...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova RUSIA- Rusia tha se do të ndërmarrë masa ha...