LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Vizita e Putinit në Mongoli vë në pah limitet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Por, vizita e Putinit u bë kryelajm për një arsye tjetër: Kjo ishte vizita e parë e presidentit rus në një shtet anëtar të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), që kur kjo gjykatë lëshoi fletarrestim për të në mars të vitit 2023.

5 Shtator 2024, 12:53 Nga M.B
Analiza: Vizita e Putinit në Mongoli vë në pah limitet e
Presidenti rus, Vladimir Putin, së bashku me presidentin e Mongolisë, Ukhnaagiin Khurelsukh

MONGOLIA- Zyrtarët e Mongolisë ia shtruan tepihun e kuq presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij më 2 shtator. Teksa vizitoi këtë shtet të Azisë lindore, që gjendet në kufi me Rusinë në veri dhe Kinën në jug, lindje dhe Perëndim, Putin raportohet se në kryeqytetin e Mongolisë, Ulan Bator, ka nënshkruar marrëveshje për furnizim me karburante për avionët dhe prezantoi propozime për përmirësimin e lidhjeve hekurudhore mes dy shteteve.

Por, vizita e Putinit u bë kryelajm për një arsye tjetër: Kjo ishte vizita e parë e presidentit rus në një shtet anëtar të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), që kur kjo gjykatë lëshoi fletarrestim për të në mars të vitit 2023. Fletarrestimi lidhet me riatdhesimin e paligjshëm dhe zhvendosjen e fëmijëve nga zonat në Ukrainë që u morën nën kontroll nga Rusia, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të gjerë të shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.

Shtetet anëtare të GJNP-së, sipas traktatit, janë të detyruara të arrestojnë të dyshuar nëse ka fletarrestim ndaj tyre, por Putin u largua nga Mongolia pa problem më 3 shtator. Statuti i Romës – që është nënshkruar më 1998 dhe hyri në fuqi më 2002 – themeloi Gjykatën Ndërk0ombëtare Penale. Kjo gjykatë e përhershme ndërkombëtare është përgjegjëse për ndjekjen e individëve për gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të agresionit. Aktivistët dhe institucionet e drejtësisë globale e panë themelimin e saj si arritje të madhe, pasi gjykata krijoi mekanizëm ligjorë për të mbajtur përgjegjës individët për krimet që i kapërcejnë kufijtë kombëtarë.

GJNP-ja shihet si gjykata që jep zgjidhjen e fundit. Kjo nënkupton se, sipas “parimit të komplementaritetit”, GJNP-ja mund të ushtrojë juridiksionin e saj vetëm nëse një gjykatë e ndonjë shteti ose nuk ka vullnet, ose nuk mund të ndjekë krimet e rënda. Që nga viti 2002, GJNP-ja ka ngritur akuza ndaj më shumë se 50 individëve, shumica nga shtetet afrikane. Njëzetenjë persona janë në paraburgim në Hagë, ku ka selinë gjykata; dhjetë janë të dënuar dhe katër janë liruar nga akuzat.

Ka mungesa të dukshme në mesin e 124 nënshkruesve të gjykatës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë, Indinë dhe Izraelin. Këto shtete kanë përmendur shqetësime të ndryshme lidhur me gjykatën, përfshirë sovranitetin kombëtar, politizimin dhe shënjestrimin e ushtrive të tyre. Më 2016, tërhoqi nënshkrimin nga Statuti i Romës, pasi gjykata e cilësoi aneksimin e Krimesë nga Moska si pushtim.

Mongolia u bë anëtare e GJNP-së më 2003 dhe më 2023, gjyqtari mongoles, Erdenebalsuren Damdin, iu bashkua panelit të gjyqtarëve të GJNP-së. Përmes një deklarate më 30 gusht, zëdhënësi i GJNP-së, Fadi El Abdallah, theksoi se Mongolia si “shtet, që është palë në Statutin e Romës të GJNP-së”, duhet të bashkëpunojë me gjykatën, përfshirë edhe kur bëhet fjalë për fletarrestimet.

Nga thirrjeve, përfshirë nga Ukraina, Bashkimi Evropian dhe GJNP-ja që ose t’ia ndalojë hyrjen, ose ta arrestojë Putinin, një zëdhënës i Qeverisë së Mongolisë, i tha Politicos se shteti varet nga energjia ruse, prandaj Mongolia nuk ishte e gatshme ta arrestonte presidentin rus.

“Mongolia importon 95 për qind të produkteve të saj të naftës dhe më shumë se 20 për qind të rrymës nga shtetet fqinje... Ky furnizim është kritik për të siguruar ekzistencën tonë dhe të popullit tonë”, tha zëdhënësi.

GJNP-ja nuk ka mekanizëm për zbatimin e vendimeve të saj. Disa organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar Mongolinë për pasoja nëse dështon ta arrestojë Putinin. “Nëse Mongolia i ofron strehë të sigurt përkohësisht presidentit Putin”, tha Altantuya Batdorj, udhëheqëse për Mongolinë në Amnesty International. “Automatikisht do të bëhej bashkëpunëtore në sigurimin e mosndëshkimit për disa nga krimet më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar”.

Për Marian Elena Vignoli, konsulente për drejtësi ndërkombëtare në Human Rights Watch, “mikpritja e Putinit, një të arratisuri të GJNP-së, nuk do të ishte vetëm fyerje për viktimat e shumta të krimeve të forcave ruse, por po ashtu do ta minonte parimin themelor se askush, pa marrë parasysh sa i fuqishëm qoftë, nuk është mbi ligjin”.

“Në rast të mosbashkëpunimit, gjykatësit e GJNP-së mund të arrijnë në një konkuzion dhe për të ta informojë Asamblenë e Shteteve Anëtare [trup qeverisës]”, tha El Abdallah, para vizitës së Putinit. “Në një rast të tillë, i takon Asamblesë që të marrë çdo masë që e sheh të përshtatshme”.

Nuk është e qartë se si Mongolia mund të sanksionohet për mosarrestimin e presidentit rus. Një mundësi është që të largohet gjykatësi i Mongolisë nga GJNP-ja dhe shteti të largohet nga lista e nënshkruesve dhe ratifikuesve të Statutit të Romës. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, “të gjitha aspektet e vizitës së presidentit janë përgatitur me kujdes”. Bloombergu raportoi para vizitës së Putinit se Rusia kishte pranuar garanci se ai nuk do të arrestohej nga Mongolia.

Rusia e ka përdorur këtë vizitë për “t’u tallur” me GJNP-në, tha Elena Davlikanova, hulumtuese në Qendrën për Analizimin e Politikave Evropiane, me seli në Uashington. Për Rusinë, kjo vizitë nuk ofroi vetëm shpërqendrim të vëmendjes nga ofensiva që Ukraina ka nisur së fundi brenda territorit rus, në rajonin e Kurskut, por ishte edhe mënyrë “për të ndihmuar që të mbahet imazhi i Putinit si një lider i fuqishëm brenda dhe jashtë vendit”, shkroi Davlikanova.

Ajo po ashtu tha se vizita e Putinit ndihmoi në minimin e GJNP-së dhe çdo mundësi për ndjekjen e të dyshuarve për krime lufte në të ardhmen. Ka një diskutim që po zhvillohet në mesin e disa shteteve dhe trupave ndërkombëtar për krijimin e një tribunali special për të ndjekur, të ashtuquajtura krime të agresionit të kryera nga forcat ruse kundër Ukrainës.

Megjithatë, Kenneth Roth, ish-drejtor i HRW-së, tha se vizita e Putinit në Mongoli ishte “një shenjë dobësie”. Në një postim në X, Roth tha se kjo është për shkak se Putini “arriti të realizonte një udhëtim vetëm në një shtet me popullsi të vogël prej 3.4 milionë banorësh që jeton nën hijen e Rusisë”. Më 2023, Rusia s’mori pjesë në samitin BRICS në Afrikën e Jugut, pas presionit ndaj Qeverisë të presidentit jugafrikan, Cyril Ramaphosa, për arrestimin e Putinit, nëse do të shkonte në këtë shtet. Afrika e Jugut edhe më herët ishte kritikuar, pasi më 2015 kishte dështuar që ta arrestonte presidentin e atëhershëm sudanez, Omar al-Bashir, gjatë vizitës në këtë shtet. Ndaj al-Bashirit, GJNP-ja kishte lëshuar fletarrestim.

Mongolia ishte në mesin e 94 shteteve që nënshkruan një deklaratë të përbashkët në qershor për të shprehur “mbështetjen e palëkundur” për GJNP-në pas kritikave ndaj kryeprokurorit të gjykatës, Karim Khan. Kryeprokurori kishte kërkuar që të lëshoheshin fletarrestime për dy zyrtarë izraelitë, përfshirë ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, dhe tre liderëve të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja./ REL

rusia mongolia vladimir putin

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë