LIVE UPDATES
Bota

Hamasi më torturoi për kundërshtimin që i bëra, ja çfarë mendojnë ata realisht për palestinezët e thjeshtë

Për t’i mbyllur gojën çdo zëri opozitar, Hamasi terrorizoi qytetarët e Gazës. Rrugës për në shkollën Dar-Alarqam që ndiqja në lagjen Al-Shujaiya afër kufirit me Izraelin, një grup burrash të maskuar që mbanin kallashnikovë kontrollonin secilën nga makinat që kalonin andej.

5 Janar 2024, 11:12 Nga Hamza Howidy
Hamasi më torturoi për kundërshtimin që i bëra, ja
Hamas

Nga Hamza Howidy “Newsweek”

Unë kam lindur në Rripin e Gazës në fund të viteve 1990, si një nga 6 fëmijët e familjes time. Në atë kohë në pushtet ishte Autoriteti Palestinez (AP). Im atë, ashtu si shumica e njerëzve në Gaza, ishte i neveritur nga korrupsioni i AP dhe priste ndonjë alternativë.

Hamasi premtoi “ndryshim dhe reforma”, dhe me këtë slogan fitoi në vitin 2006 zgjedhjet për Këshillin Legjislativ Palestinez. Një vit më vonë, u zgjova nga gjumi nga krismat e armëve. Persona të armatosur të Hamasit po luftonin ndaj Fatah duke vrarë më shumë se 600 palestinezë. Shumë shpejt u bë e qartë se Hamasi nuk ishte “ndryshimi dhe reforma” që ne shpresonim.

Për t’i mbyllur gojën çdo zëri opozitar, Hamasi terrorizoi qytetarët e Gazës. Rrugës për në shkollën Dar-Alarqam që ndiqja në lagjen Al-Shujaiya afër kufirit me Izraelin, një grup burrash të maskuar që mbanin kallashnikovë kontrollonin secilën nga makinat që kalonin andej.

Në fund të vitit 2007, njerëz të maskuar hapën zyra në shkollën tonë për të promovuar kampet ushtarake të Hamasit dhe për të regjistruar nxënësit në to. Unë u diplomova dhe fillova studimet në Universitetin Islamik të Gazës, së bashku me udhëheqësit e ardhshëm të Hamasit dhe anëtarët e saj aktualë.

Të gjitha klasat e artit u zëvendësuan me mësime radikale islamike, dhe zgjedhjet për këshillat dhe klubet studentore ishin të hapura vetëm për anëtarët e Hamasit, të cilët morën të gjitha privilegjet dhe shpërndanë të gjitha fondet midis tyre. Shprehja e mospajtimit me ta thjeshte nuk ishte një opsion.

Hamasi nuk ka një politikë të tolerancës për kritikat apo kundërshtimet ndaj ndonjë prej politikave të tij. Është i ndaluar çdo lloj diskutimi. Çdo gazetar palestinez që e kundërshton apo kritikon një politikë pezullohet dhe hetohet. Protestat janë rreptësisht të ndaluara.

Liria e fjalës në Gaza është një fantazi. Mjeti më i ndyrë që përdor Hamasi për t’u mbyllur gojën qytetarëve, është linçimi i personazheve përmes fushatave në internet që i akuzojnë disidentët se punojnë për organet armiqësore apo për kryerjen e akteve imorale. Po ashtu Hamasi hyn rregullisht në shtëpitë e njerëzve që konsiderohen si tradhtarë, dhe i poshtëron ata para familjes dhe fqinjëve të tyre.

E kam parë këtë gjë shumë herë i tmerruar kur isha student. Dhe ndërsa po rritej shtypja e Hamasit ndaj qytetarëve palestinezë të Gazës, po përkeqësohej cilësia e jetës. Agresioni i Hamasit ndaj Izraelit, solli gjithnjë e më pak leje pune dhe kufizime të energjisë elektrike në Gaza, të cilën e kishim vetëm për 8 orë në ditë.

Ekonomia u fut në kolaps. U përkeqësuan kushtet sociale dhe ekonomike. U hap një hendek i madh social midis elitës së pasur që i përket Hamasit dhe pjesës tjetër të popullsisë, e cila po jetonte gjithnjë e më shumë në varfëri. Punët në sektorin publik, kufizoheshin vetëm për anëtarët e Hamasit.

Taksat po rriteshin dita-ditës për nevojat e tyre, edhe pse kostoja e jetesës po kapte rekorde. Shumë prej nesh nuk mundën të duronin më. Unë isha njëri prej tyre. Edhe pse e dinim se disidentët burgoseshin, torturoheshin, madje edhe vriteshin, në vitin 2019 disa nga ne vendosëm të bashkojmë forcat dhe të dalim në protestë për të shprehur kundërshtimin tonë ndaj Hamasit.

Me moton “Duam të jetojmë”, demonstrata jonë solli një reagim ekstrem të Hamasit. Ata e shtypën me dhunë protestën dhe ne të gjithë u arrestuam. S’do ta harroj kurrë ditën time të parë në burg. Po ngjisja me pranga në duar shkallët duke dëgjuar ulërimat e kolegëve të mi, shumica prej tyre studentë, të cilët ishin arrestuar para meje.

Unë u mbajta në qeli për 21 ditë dhe iu nënshtrova torturave të llojeve të ndryshme. Më rrihnin me shkopinj dhe më lagnin me ujë të ftohtë në orët e vona të natës edhe pse ishte mesi i dimrit. Pasi u liruam, shumica e atyre që morën pjesë në demonstrata u larguan nga Gaza. Nuk kishte asnjë shpresë për ndonjë ndryshim të situatës. Ne kemi përjetuar ngacmime të vazhdueshme nga anëtarët e Hamasit. Disa vdiqën në përpjekje për t’u arratisur si Tamer Al-Sultan, farmacist në profesion, krimi i vetëm i të cilit ishte kërkimi i pajtimit midis Hamasit dhe Fatahut.

Kushtet e jetesës së njerëzve u përkeqësuan. Hendeku i pasurisë u zgjerua edhe më tej. Ne protestuam sërish vitin e kaluar, dhe u shtypëm në të njëjtën mënyrë si në 2019-ën. Unë u arrestova sërish nga Hamasi vitin e kaluar dhe u mbajta për 14 ditë në burg, këtë herë në një qeli të vogël pa krevat, pa dritare dhe një hapësirë ​​​​të vogël ku mezi mund të ulesha.

Më liruan me kushtin që të mos merrja pjesë në demonstrata të tjera. Unë vazhdova të shpreh ende herë pas here opinionin tim në rrjetet sociale, por urdhër-arrestet pas çdo postimi dhe kërcënimet e vazhdueshme nga anëtarët e Hamasit dhe akuzat për tradhti, më bënë të humbisja shpresën se mund të nxisja ndonjë lloj ndryshimi.

U largova nga Gaza në gushtin e vitit 2023, për të kërkuar një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen time. Gjatë gjithë kësaj kohe, Hamasi po planifikonte të zgjeronte ekstremizmin dhe terrorin e tij. Ata e dinin se çfarë do të ndodhte si pasojë e masakrës së tyre më 7 tetor, kur sulmuan civilët izraelitë, dhe kur Izraeli u kundërpërgjigj me një sulm ushtarak masiv që synonte të shkatërronte Hamasin, dhe që ka shkatërruar pjesë të mëdha të Rripit të Gazës.

Mendoj se izraelitët e kanë të vështirë të kuptojnë se në Gaza ka shumë njerëz të pafajshëm, të cilët kanë vuajtur po aq shumë nga e keqja e Hamasit sa edhe ata. Por unë i kuptoj këta izraelitë. Gjatë jetës sime si banor i Gazës, e vetmja gjë që besoja për izraelitët, ishte se ata të gjithë na urrejnë dhe duan të na eliminojnë si palestinezë që jemi.

Por tani e di më qartë sesi janë gjërat. Pasi kritikova Hamasin për veprimet e tij të tmerrshme më 7 tetor, për herë të parë në jetën time bëra miq disa izraelitë. Kam parë se shumë prej tyre, duan po ashtu si unë, që ky konflikt të përfundojë në mënyrë që të jetojnë në paqe.

Këto miqësi më hapën sytë ndaj vuajtjeve të tyre. Tani e kuptoj më mirë atë që ata po mendojnë, dhe kam vendosur të mos bëj kurrë gjykime përpara se të dëgjoj palën tjetër. Shpresoj që miqtë e mi të rinj, të ndihen njëlloj për banorët e shumtë të Gazës që jetojnë nën shtypjen e Hamasit.

Ne palestinezët kemi një thënie: “Shpresa lind nga barku i vuajtjes”. Unë shpresoj që pas luftës, pasi të jetë mposhtur Hamasi, ne të mund të ndërtojmë një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme, si për palestinezët po ashtu edhe për izraelitët. Shumë banorë të Gazës po luten gjithashtu për këtë gjë.

Shënim:Hamza Howidy, është një palestinez nga qyteti i Gazës. Ai është kontabilist në profesion dhe një aktivist për paqen.

hamza howidy

Sondazh

Poll
Bota 5 Janar 2024, 10:17 Anshel Pfeffer

A po fillon të bjerë fuqia e Iranit?

Foto Ilustruese Nga Anshel Pfeffer “The Spectator” Gjatë një konference për mediat në Teheran në fund të muajit ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj