LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja fut Azerbajxhanin në listën e vëzhgimit të lirisë fetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha në një deklaratë më 4 janar se Azerbajxhani i bashkohet listës me Republikën e Afrikës Qendrore, Komoret dhe Vietnamin. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha në një deklaratë më 4 janar se Azerbajxhani i bashkohet listës me Republikën e Afrikës Qendrore, Komoret dhe Vietnamin.

5 Janar 2024, 10:04 Nga I.A
SHBA-ja fut Azerbajxhanin në listën e vëzhgimit të
Ilham Aliyev

SHBA- Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur Azerbajxhanin dhe tri vende të tjera në listën e vëzhgimit, për tolerim të “shkeljeve të rënda të lirisë fetare”, pasi Baku mori nën kontroll rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha në një deklaratë më 4 janar se Azerbajxhani i bashkohet listës me Republikën e Afrikës Qendrore, Komoret dhe Vietnamin.

Kjo vjen pasi Komisioni i SHBA-së për Lirinë Fetare Ndërkombëtare (USCIRF) vuri në dukje shqetësimet lidhur me ruajtjen e vendeve fetare të krishtera në Nagorno-Karabakh. Marrja e kontrollit nga Azerbajxhani në shtator bëri që pothuajse e gjithë popullsia, prej 100.000 armenësh etnikë, të ikte në Armeni.

Komisioni, gjithashtu, shprehi alarmin lidhur me rregulloret mbi praktikat fetare në vendin me shumicë myslimane të drejtuar nga presidenti Ilham Aliyev, duke përfshirë këtu një kërkesë që të gjitha grupet fetare të regjistrohen dhe literatura e tyre të miratohet nga një organ zyrtar.

Blinken tha se përveç "listës speciale të vëzhgimit" të Departamentit të Shtetit, ka dymbëdhjetë "vende me shqetësim të veçantë" - Burma, Kina, Kuba, Eritrea, Irani, Nikaragua, Koreja e Veriut, Pakistani, Rusia, Arabia Saudite, Taxhikistani dhe Turkmenistani. Në një tjetër deklaratë më 4 janar, USCIRF, që bën rekomandime, por nuk përcakton politikën e SHBA-së, u ankua për pengim të lirisë fetare në Bjellorusi.

USCIRF tha se një ligj i nënshkruar më 3 janar nga udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenka që shtrëngon aktivitetet e organizatave fetare ruan dispozitat më regresive të ligjit fetar të vitit 2002 dhe vendosë më shumë kufizime të padrejta ndaj komuniteteve fetare.

“Në vend që të shfuqizojnë ligjin e tij shumë kufizues, të miratuar mbi dy dekada më parë, i cili nuk përmbushte standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, zyrtarët bjellorusë kanë dyfishuar dhe zbatuar një ligj më represiv fetar që i jep qeverisë kontroll pa kufi mbi komunitetet fetare dhe punët e tyre”, tha kryetari i USCIRF, Abraham Cooper.

Cooper tha se kufizimet nënkuptojnë se komunitetet fetare "do të përballen me zgjedhjen e frikshme për të praktikuar fenë ose besimin e tyre ‘në mënyrë të paligjshme’ ose t'i nënshtrohen një regjimi brutal që përdorë forcë dhe frikësim pa dallim kundër popullit të vet".

Blinken tha se avancimi i lirisë fetare "ka qenë një objektiv thelbësor i politikës së jashtme të SHBA-së që kur Kongresi miratoi Aktin Ndërkombëtar të Lirisë Fetare më 1998". Ai tha se qeveritë duhet t'i japin fund abuzimeve të tilla si sulmet ndaj pjesëtarëve të komuniteteve të pakicave fetare dhe vendeve të tyre të kultit.

Marrë nga REL

antony blinken uscirf ilham aliyev

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj