LIVE UPDATES
Bota

Emigracioni i paligjshëm, DW: Meloni e interesuar për “hotspots” në Afrikë

Deri tani, kryeministrja italiane Meloni nuk ka arritur t'i përmbushë premtimet e saj elektorale për migrimin. Në konferencën e saj vjetore të shtypit, ajo premtoi edhe një herë më shumë ashpërsi. U fol edhe për AfD-në.

5 Janar 2024, 08:46 Nga I.A

Emigracioni i paligjshëm, DW: Meloni e interesuar për

ITALI- Vështrimi i Giorgia Melonit u shtri për pak kohë mbi 100 gazetarët e pranishëm në sallën e konferencave të Dhomës së Deputetëve. Më pas, kryeministrja italiane zgjodhi një përzierje të pranimit dhe shpalljes së luftës.

E pyetur nëse është e kënaqur me rezultatet e politikës së saj të migrimit deri sot, Meloni u përgjigj: "Nëse më pyesni nëse jam e kënaqur, unë do t'ju them: 'Jo'. Por nëse më pyesni, nëse pres të jem e kënaqur në fund të mandatit do të them: pikërisht për këtë po punoj.'"

Kryetarja e qeverisë së djathtë italiane theksoi se "lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe ndalimi i emigracionit të paligjshëm" mbetet një nga prioritetet e saj.

Dy herë më shumë emigrantë mbërrijnë nëItali

Meloni është nën presion në vendin e saj përsa i përket migrimit, siç u bë e qartë në konferencën e saj tradicionale vjetore për shtyp. Në të vetmin takim të thelluar me gazetarët këtë vit, kryetarja e qeverisë u pyet disa herë për këtë çështje. Ndryshe nga premtimet e Melonit gjatë fushatës zgjedhore, numri i emigrantëve që mbërrijnë në Itali është më shumë se dyfishuar në krahasim me qeverinë e mëparshme Draghi.

Meloni njoftoi se donte të kërkonte një ashpërsim të mëtejshëm të politikës së azilit të ashpërsuar së fundmi në Evropë. Pesëmbëdhjetë ditë më parë ajo e kishte mbështetur paktin evropian për migracionin dhe azilin "sepse rregullat janë më të mira se më parë”.

"Por," tha Meloni duke e theksuar zërin e saj "kjo nuk është zgjidhja! Ne nuk do ta zgjidhim kurrë këtë problem nëse fokusohemi vetëm në diskutimin si t'i shpërndajmë emigrantët pasi të kenë mbërritur në Evropë".

Për Melonin nuk mjafton angazhimi i BE

Në dhjetor, Bashkimi Evropian ra dakord t'i kryejë procedurat e azilit në të ardhmen, në kufijtë e jashtëm të deportojë më shpejt emigrantët dhe t'i shpërndajë migrantët që vijnë në mënyrë më të drejtë brenda Bashkimit Evropian.

Tashmë Meloni e ka bërë të qartë se kjo nuk i mjafton dhe se dëshiron të shtojë diçka në kompromisin e saponegociuar. Qëllimi duhet të jetë që të vendoset që në tokën afrikane se kush lejohet të hyjë në Bashkimin Evropian: "Qëllimi im është të punoj në Afrikë dhe në Afrikë t'i ndaloj largimet ". Kjo përfshin "konsiderimin e mundësisë së krijimit të "hotspots" në Afrikë për të vendosur se kush ka të drejtë dhe kush nuk ka të drejtë të vijë në Evropë".

Marrëveshja e Italisë me Shqipërinë është e bllokuar

Me këtë propozim për pikat e nxehta të BE-së në Afrikë, Meloni i rikthehet një kërkese nga fushata e saj elektorale. Deri tani, shtetet e Bashkimit Evropian i kanë menaxhuar  këtë lloj pikash të nxehta vetëm në territorin e komunitetit.

Në nëntor, Meloni lidhi një marrëveshje dypalëshe me Tiranën për migrimim, e cila parashikon krijimin e qendrave të pritjes për emigrantët në Shqipërinë jashtë BE. Kjo marrëveshje aktualisht është pezulluar për shkak të dyshimeve të ngritura nga një gjykatë shqiptare.

Refuzim i qartë i AfD-së

Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me partnerët e saj të mundshëm të aleancës në nivel evropian, Meloni e hodhi poshtë AfD-në gjermane. Ajo tha se ka "dallime të papajtueshme” me AfD-në. Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë "Vëllezërit e Italisë” e justifikoi distancimin e saj nga AfD duke përmendur ndër të tjera marrëdhëniet e saj me Rusinë. Me Melonin, qeveria italiane mbështet linjën e BE për të ndihmuar Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht kundër sulmit rus.

Lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme, Meloni dënoi "sulmin mizor të Hamasit më 7 tetor" kundër civilëve izraelitë. Ajo kritikoi gjithashtu faktin se aktualisht ekziston një antisemitizëm që "maskohet si kritikë ndaj Izraelit".

Meloni përjashton një deputet nga partia e saj

Për sa i përket politikës së brendshme, Meloni ka komentuar polemikat rreth projektligjit të drejtësisë, i cili ndër të tjera kërkon të kufizojë të drejtën e gazetarëve për të raportuar për urdhër-arrestet. Në të ardhmen, nuk do të jetë më e mundur të citohen urdhër-arrestet në Itali. "Sinqerisht, këtu nuk shoh mbyllje të gojës”, deklaroi Meloni. Ajo mendon se reforma e planifikuar është një "rregullim i balancuar mes të drejtës për informim dhe të drejtës së qytetarëve për të mos gjetur në gazeta detaje që mund të cënojnë dinjitetin e tyre para se të jetë marrë një vendim”.

Në një çështje që ka shqetësuar prej ditësh mediat italiane, Meloni është përkulur sot para presionit publik. Ajo njoftoi përjashtimin e deputetit Emanuele Pozzolo nga partia "Vëllezërit e Italisë”. Sipas mediave, Pozzolo, pasuesi i Melonit, kishte qëlluar me armë në një festë të Vitit të Ri, duke plagosur në këmbë një mysafir të festës.

Marrë nga DW

giorgia meloni

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës