LIVE UPDATES
Bota

Hamasi publikon emrat e tre pengjeve që do të lirohen të shtunën

Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36 vjeçarin amerikano-izraelitin Sagui Dekel Chen, banor i vendbanimit Niz Oz në jug të Izraelit. Sipas raportimeve, Chen ishte rrëmbyer nga militantët e Hamasit gjatë sulmit më 7 tetor të vitit 2023 në pjesën jugore të Izraelit. Dy muaj pas rrëmbimit të tij, bashkëshortja e tij Avital, lindi vajzën e tyre të tretë.

14 Shkurt 2025, 21:16 Nga M.B
Hamasi publikon emrat e tre pengjeve që do të lirohen të
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Grupi militant Hamas publikoi emrat e tre pengjeve që planifikon t’i lirojë të shtunën në këmbim të të burgosurve palestinezë. Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36 vjeçarin amerikano-izraelitin Sagui Dekel Chen, banor i vendbanimit Niz Oz në jug të Izraelit. Sipas raportimeve, Chen ishte rrëmbyer nga militantët e Hamasit gjatë sulmit më 7 tetor të vitit 2023 në pjesën jugore të Izraelit. Dy muaj pas rrëmbimit të tij, bashkëshortja e tij Avital, lindi vajzën e tyre të tretë.

Në mesin e të liruarve do të jetë edhe 29 vjeçari Sasha Troufanov, po ashtu nga Nir Oz. Ai u rrëmbye në tetor të vitit 2023 bashkë me nënën e tij Elenën, gjyshen Irina Tati dhe të dashurën e tij Sapir Cohen, të cilat u liruan përmes marrëveshjes së parë të armëpushimit, një muaj pasi ishin rrëmbyer. Babai i tij, Vitaly, u vra gjatë sulmit të Hamasit. Kjo familje kishte emigruar në Izrael nga Rusia 25 vjet më parë.

Pengu i tretë u identifikua si shtetasi 46 vjeç argjentino-palestinez Iair Horn. Ai ishte rrëmbyer më 7 tetor në Niz Or bashkë me vëllanë e tij Eitan, i cili nuk është pjesë e kësaj faze të marrëveshjes për lirimin e pengjeve. Dyshimet mbi lirimin e pengjeve Lirimi i pengjeve u vu në dyshim pasi Hamasi akuzoi Izraelin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit dhe kërcimeve për rifillimin e luftës.

“Ne nuk jemi të interesuar për prishjen e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, jemi të gatshëm për zbatimin e saj dhe për t’u siguruar që Izraeli do t’i përmbahet asaj plotësisht”, deklaroi zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif al-Qanoua.

Ai gjithashtu kritikoi atë që e quajti “gjuhë të kërcënimeve dhe shantazhit” të Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, duke thënë se ata nuk po e ndihmojnë zbatimin e armëpushimit. Qeveria izraelite më vonë përsëriti qëndrimin e saj se Hamasi duhet t’i lirojë tre pengjet gjatë kësaj fundjave.

“Nëse këta tre nuk lirohen, nëse Hamasi nuk i kthen pengjet tona deri të shtunën në mesditë, armëpushimi do të marrë fund”, tha zëdhënësi i qeverisë izraelite, David Mencer.

Në fillim të kësaj jave, Hamasi akuzoi Izraelin se po shkelte marrëveshjen me sulmet e vazhdueshme ajrore ndaj banorëve të Gazës dhe me bllokimin e ndihmës. Grupi militant tha se lirimi i radhës i pengjeve do të shtyhej. Kryeministri Netanyahu tha se luftimet do të rifillojn; nëse pengjet nuk lirohen të shtunën, ndërkohë që Presidenti Trump tha të hënën se “ferri e pret” Hamasin nëse pengjet nuk kthehen.

Plani i Presidentit Trump për Gazën Të mërkurën, pasi Izraeli thirri trupat rezervë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz përsëriti paralajmërimin e Presidentit Trump.

“Nëse Hamasi nuk liron pengjet, atëherë nuk do të ketë armëpushim dhe do të ketë luftë”, tha ai. Ai shtoi se luftimet do të jenë më intensive dhe do “të mundësojnë realizimin e vizionit të Trumpit për Gazën”.

Presidenti Trump ka përmendur një plan në bazë të së cilit Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin mbi Gazën dhe palestinezët do të largoheshin në një vend të tretë, pa të drejtë kthimi. Shtetet e tjera rajonale, përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe Arabinë Saudite, e kanë kundërshtuar këtë ide.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha të enjten se Shtetet e Bashkuara duan të shohin propozimet e reja nga shtetet arabe për Gazën pas kundërshtimit të planit të Presidentit Trump.

“Nëse kanë një plan më të mirë, ky është momenti për ta shpalosur atë”, deklaroi Sekretari Rubio në një radio konservatore.

Që kur hyri në fuqi armëpushimi muajin e kaluar, Hamasi, të cilin Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shtetet perëndimore e kanë shpallur organizatë terroriste, liroi 21 pengje. Izraeli liroi mbi 730 të burgosur palestinezë. Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, që shkaktoi vdekjen e 1,200 personave dhe gjatë të cilit grupi militant rrëmbeu 250 pengje. Kundërofensiva e Izraelit shkaktoi vdekjen e 48,200 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve vendase, të cilat nuk i veçojnë viktimat civile nga militantët. Izraeli thotë se ky numër përfshin rreth 17,000 militantë të vrarë.

Izraeli dhe Hamasi janë akuzuar për krime lufte. Shtetet e Bashkuara të enjten vendosën sanksione ndaj kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtar për shkak të hetimeve që kjo gjykatë po bën ndaj zyrtarëve amerikanë dhe krimeve të pretenduara izraelite të luftës në Gazë./ VOA

hamasi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj